Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kujdes, kur të bëni seks në…

Shikoni, po të keni ndërmend të shkoni në Britani, mbani parasysh se atje, flirti me një të panjohur, dënohet deri në 180 euro gjobë, ose tre muaj burg. Vetëm se një gjë nuk është e qartë: Kush quhet i panjohur nga ata? Turistet vajza mund të dalin të fituara në qoftë se “pleksen” me një anglez që atje është i njohur nga autoritetet vendase…
Në Irlandën katolike, deri në vitin 1993, ishte i ndaluar importi i perzervativëve, pasi seksi, sipas autoriteteve vendase, është krijuar nga Zoti për të lindur fëmijë dhe njeriu s’ka të drejtë ta parandalojë shtatzaninë. Edhe tani, kontraceptivët atje shiten ilegalisht dhe janë shumë të shtrenjtë…
Por, më shumë se në çdo vend tjetër të botës, ligje të tilla, të çuditshme për seksin, veprojnë në SHBA. Në shtetin Delaver, për shembull, në rast se putheni me dikë në errësirë, gjobiteni dhe largoheni me dhunë nga ky vend. Por, nuk është nevoja të shkoni shumë larg sepse në shtetin amerikan pranë, në Konektikat, për shembull, ndalohen raportet seksuale në dritë… Në shtetin Oregon ndalohen me rreptësi sharjet gjatë aktit seksual, pavarësisht se me kë je duke e kryer. Dënohesh në bazë të deponimeve të dëshmitarëve, prandaj ruajuni sidomos nga fqinjët. Po deklaroi fqinja se “e dëgjova të shante gjatë seksit”, e hëngre! Banorëve të këtij shteti nuk u lejohet të shijojnë edhe një kënaqësi tjetër. Atyre nuk u lejohet të zhvishen lakuriq qoftë edhe në dhomat e tyre të gjumit, pasi kështu mund të fyhen shpirtrat e të parëve të tyre, që i shikojnë nga portretet dhe fotografitë…
Ndërsa gratë e shtetit Minesota janë me fat: Asnjë burrë nuk mund të shtrihet në krevatin e tyre nëse mban erë hudhër, qepë apo sardele. Ky veprim ndalohet me ligj dhe shkelësit dënohen rëndë. Gratë e shtetit tjetër, Nebraska, mbrohen me ligj nga një e keqe tjetër: Meshkujt e tyre ndalohen të hyjnë në marrëdhënie intime në rast se i kanë të brendshmet të palara. Të mbajnë erë çorapet, ose i ke brekët e palara? Mos u shtri në krevat as me gruan tënde, se po e zbuloi këtë krim policia, të çon në gjyq…
Në shtetin Juta ka një ligj që e ndalon aktin seksual me njerëz të pandërgjegjshëm, sidomos kur ata janë në reanimacion, ose para operimit. Mbase kjo ka ardhur ngaqë mjekët e atjeshëm janë tepër të dhënë pas seksit, nuk e përmbajnë dot veten kur e shikojnë pacienten e tyre të shtrirë në krevat… Ja edhe një ligj tjetër qesharak që vepron në të njëjtin shtet: Të afërmit mund të hyjnë në marrëdhënie intime seksuale, vetëm po të martohen pasi të kenë mbushur moshën 65-vjeçare. Logjike! Në atë moshë zor se ngjizet fëmijë, të cilët sipas ligjeve të gjenetikës, në këto raste, mund të dalin me probleme…
Në shumë shtete të Amerikës, ka ligje që i ndalojnë njerëzit të hyjnë në marrëdhënie intime-seksuale me kafshët. Kështu, për shembull, në Florida gjobitesh po “të shkosh” me egërsirat e pyllit, në Minesota me shpendët, ndërsa në shtetin Konektikat, me kafshë që peshojnë më shumë se 18 kilogramë. Del se, çdo kafshë që peshon më pak mund të shfrytëzohet për te shfryrë epshet seksuale.
Në shumë shtete, ndalohet me ligj jo vetëm seksi, por edhe puthja. Kështu, për shembull, në shtetin Ajova ndalohet të puthesh me të huajt dhe të panjohurit, ndërsa në Kolorado, ligji i dënon meshkujt që puthin gratë në gjumë. Në Konektikat, meshkujt i ndalon ligji t’i puthin gratë e tyre ditëve të diela…
Ka disa vende në botë ku ligjet në këtë fushë janë shumë të egra. Në Malajzi, për shembull, çdo puthje në lokalet publike dënohet me një gjobë prej 75 dollarësh, ndërsa në Indonezi, është edhe më rëndë: Shkelësit dënohen me 10 vjet burg dhe me një gjobë prej 100 mijë dollarësh. Puthu, puthu në kafene, po deshe! Në Francë ndalohen puthjet gjatë udhëtimit me tren, ndërsa në Iran, puthjet në publik dënohen me rrahje. Le në vendet arabe, por edhe në Itali, ka disa ligje të rrepta që dënojnë “aktin e puthjes”. Para disa vitesh, një zotëri 65-vjeçar i puthi dorën e veshur me dorashkë një vajze të vogël. E dënuan me një gjobë prej 10 mijë eurosh “për ngacmim seksual”.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

SPARTAK NGJELA: Do shihni edhe më…prisni…!

Next Post

Zhaneta Byberi, Miss Universe Albania 2014: Nuk jam thjesht, e bukur!

Advertisement