Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kastro: Njeriu duhet të bëjë çdo gjë

Ta njohësh krejt siç është, është thuajse mision i pamundur dhe këtu qëndron edhe e veçanta e tij. Por, kur vjen puna tek ata që ka më të shtrenjtë, Klevin mund ta lexoni si një libër të hapur, njësoj si në “Papalove”, ku larg skupeve, çmendurive e delirit, Kastroja sjell në vargje gjithë çfarë mund të mallëngjejë një zemër njerëzore, dashurinë midis të qenit fëmijë dhe prind…

Alma Buci: – Dhe vjeshta, veç të tjerash, sjell një klip nga Kastro… “Papalove” është një ninullë kushtuar më shumë fëmijëve (Dankan dhe Nia) apo prindërve?
Kastro: – Një dedikim i bërë të dyja palëve, ku personifikohet secili nga ne.
– Ke bërë muzikë, ke bërë televizion, ke bërë spektakël, ke bërë edhe fëmijë… Cila është gjëja që mendon se di të bësh më mirë?
– Mendoj se në jetë, njeriu duhet të bëjë çdo gjë, mjafton që ta bëjë me dëshirë dhe pasion.
– Sa i pranishëm është në jetën e dy fëmijëve Klevi, babai i tyre?
– Duke ditur rrjedhën e ngjarjeve, unë jam prezent sa më shumë që të jetë e mundur.
– Ke qenë një baba i përkushtuar deri në ndërrimin e pelenave?
– Në fillim, jo edhe aq, por njeriu disa instikte i ka të brendshme e të lindura dhe me kalimin e kohës, sigurisht që mundohesha të jepja kontributin tim.
– Vit pas viti, sa të ndryshuar e gjen veten?
– Njeriu është në një metamorfozë të vazhdueshme dhe në ndërrim ciklik lëkurash, kështu që, sigurisht, e ndjej veten të ndryshuar në shumë drejtime, për mirë.
– Mëkati yt i preferuar…
– Të keqtrajtoj lepujt.
– Çfarë u ke zili njerëzve të thjeshtë?
– Mundësinë që ata kanë për të ngrënë qoftë edhe një qepë të njomë rrugës.
– Në pikën ku je sot, çfarë ka fuqi të të tërheqë vëmendjen?
– Pothuaj asgjë. Eksperiencat e shumta jetësore, ndonjëherë të heqin dëshirën për të bërë shumë gjëra. Por, kryesisht, një domate e kalbur, sigurisht që më tërheq vëmendjen.
– Një ide tjetër për të cilën do të të duhej hapësirë televizive?
– Shumë shpejt, konkretizohet në një projekt shumë të mirë…
– Ku të gjen mbrëmjeve?
– Këtë periudhë, kryesisht pranë shtëpisë apo familjarëve. Periudhë e qetë…
– Nga se ke frikë?
– Nga një krijesë me katër kokë që nxjerr dhallë nga goja e mbushur me lesh dhie. Nga ato dhitë e Karpateve…
– Miku më i ngushtë?
– Për momentin, telefoni.
– Hera e fundit kur je kapur me grushta…
– Nuk para ndodh, por edhe nëse ndodh, të tjerët kapen për mua.
– Shkon në palestër?
– Jo, por do të doja shumë. Shpresoj të shkoj shumë shpejt.
– Sa defekte i numëron vetes?
– Pafund. Por, ato të bëjnë perfekt.
– Çfarë gatuan më mirë?
– Kryesisht, pasta, por shumë gjëra.
– Me kë e pi kafen e mëngjesit?
– Zakonisht, vetëm, por në varësi të punëve, varion me njerëz të ndryshëm.
– Skuadra e zemrës?
– Partizani dhe Lazio.
– Sharja e preferuar?
– Të q… robt.
– Kur ndodh të shash?
– Shpesh. Ndonjëherë, edhe pa ndonjë arsye.
– Dimrit, fle me çorape?
– Varet, por kryesisht jo, se sheh ëndrra të këqija.
– I ha thonjtë?
– I ha shumë. Ves i fëmijërisë.
– Gërhet në gjumë?
– Ndonjëherë, kur e teproj me duhanin. Kryesisht, jo.
– Të zë gjumi duke lexuar?
– Jo, kryesisht, duke parë televizor.
– Sa vonohesh në dush?
– Pak. Jam fan i vaskës.
– Merr lekë borxh?
– Si të gjithë. Sigurisht që po.
– Je një gënjeshtar i mirë apo i keq?
– Shumë i mirë, por në raste të rralla.
– Formula jote e të ndjerit mirë?
– Fli dhe zgjohu tjetër njeri.
– Kur e ke marrë patentën?
– Asnjëherë.
– Nëse do të mund të zhdukje vetëm diçka nga faqja e dheut, çfarë do të zhdukje?
– Lopët me brirë.
– Të menduarit e thellë dhe ndonjëherë edhe meditimi, e përmirësojnë apo e ndërlikojnë jetën?
– Kjo është në varësi të mendimit, por kryesisht, e përmirësojnë.
– Diçka që ka lënë shenjë te ti…
– Një rrezikim mbytjeje në det, kur isha i vogël.
– Cila është gjëja që në mënyrë absolute nuk do të ishe në gjendje ta bëje?
– Pothuaj asgjë. Çdo gjë do të mund ta ribëja.
– Je i dashuruar në këtë moment?
– Top secret.
– “Aromë gruaje” do të thotë…
– Përzierja e sapunit Duru me çokollatën Hilal.
– Kur ke qarë për herë të fundit dhe pse?
– Nuk e mbaj mend. Besoj se nuk ka shumë kohë.
– A vë baste?
– Dikur, shumë. Tani, pak, shumë pak.
– Çfarë ke në xhep tani?
– Jam me brekë, nuk kam gjë.
– Çfarë do të të bënte ta humbisje kontrollin?
– Mbase aroma e një flladi të lehtë pishash në një muzg shtazarak.
– Cila është femra me të cilën ia vlen të martohesh?
– Nuk e di. Mbase macja ime e ndjerë.
– Jetojnë më gjatë të martuarit apo beqarët?
– Besoj, bashkëjetuesit.
– I ke zili të martuarit?
– Ndonjëherë, po, por e kaloj duke pirë qumësht të ngrohtë.
– Kë do të lije jashtë arkës së Noes?
– Një lloj fluture nga Kongoja Lindore.
– Një mesazh drejtuar Fullanit…
– Nuk ia kam numrin.
– Nora Istrefit?
– “Nora, mos i trego njeriu që je shtatzënë”.
– Papës?
– Të fala.

Si do t’u përgjigjesh fëmijëve kur të të pyesin…

Advertisement

– “Si erdha unë?”
– Të solli një ketër mormon.
– “Si bëhet dashuri?”
– Me sy, me hundë, me veshë, me buzë.
– “Pse vajzat nuk kanë bilbilush?”
– Sepse nuk dinë ta përdorin. E harrojnë vend e pavend.
– “Pse po lyp ai djali atje?”
– Se fatet nuk janë njësoj dhe në jetë, gjithmonë duhet punuar.
– “Pse jeni divorcuar ti dhe mami?”
– Se babi i linte çorapet vend e pa vend.
– Çfarë është lufta?
– Budallallëku më i madh i njerëzimit
– Pse nuk janë të gjithë të bardhë?
– Sepse disa kanë blerë krem për në plazh dhe disa të tjerë, jo.
– “Pse vdiq ai xhaxhi?”
– Kur të ma bëjnë këtë pyetje do t’u them: “Hajde hamë një akullore”.

Hera e fundit që…

– …mamaja ka ardhur dhe të ka pastruar shtëpinë?
– Para disa ditësh, por nuk para e bën shpesh.
– …babai të ka “tërhequr” veshin”?
– Para disa ditësh, sepse e preva shumë keq një shalqi.
– …e ke parë mamanë të përlotet?
– O, kjo është ndjesia më e keqe në botë!
– …ke mësuar diçka të re nga babai?
– Vvazhdimisht e bëj.
– …i ke dhuruar diçka mamasë…
– Para pak kohe… bizhu. Gjithmonë e bëj.
– …ke qeshur shumë me të dy?
– Para dy ditësh.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si më mashtroi plaku pervers

Next Post

Horoskopi i javës 27 tetor-2 nëntor

Advertisement