Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam dhimbje pas koke

– I nderuar Dr. Agroni, jam një 37 vjeçare, nënë e dy fëmijëve. Kam një dhimbje shumë të madhe pas koke, më duket sikur po më godet dikush, sikur do plas. Duhet të më shtrëngojnë dhe të më masazhojnë ose ndryshe humbas komplet ndjenjat. Shpeshherë edhe qaj. Jam vizituar dhe më kanë thënë se vuaj nga veshi i mesëm. Tani, po pi cinarizine 25 mg. Kur i pi rregullisht, jam shumë mirë, por dua të di, a të vazhdoj t’i pi pasi kam 4 vjet që i përdor dhe sa i ndërpres, përsëri më fillojnë dhimbjet? Ju lutem, më ktheni përgjigje se më duket sikur jam bërë e bezdisshme për familjen. Jam e sëmurë sot, e sëmurë nesër, sa më thonë fëmija: “Do të ta masazhojmë ne kokën, mos u bëj merak”. Kam tmerruar edhe familjen. Jam shumë e shqetësuar, prandaj ju lutem më thoni ku të shkoj dhe çfarë të marr si mjekim? Faleminderit.

Dr. Agron Islamaj, neurolog: – E nderuar zonjë! Dhimbjet e kokës që ju përshkruani kanë në bazë një ngushtim të zgjatur të enëve të gjakut. Më vonë, këto enë (apo vaza gjaku të trurit) kthehen në gjendjen e mëparshme, sidomos kur përdorni cinarizinën (apo stugeronin). Shtoj, sepse ju nuk na sqaroni në letrën tuaj, se kjo dhimbje mund të jetë e lidhur me një vatër infeksioni kronike (të zgjatur), siç mund të jetë edhe një infeksion i veshit të mesëm, por që për mua ka më pak mundësi që të jetë kjo.

– Mendoj se edhe migrena, që është një dhimbje e fortë koke mund të ekzistojë, por mundësia më e madhe është ajo e lidhur me një gjendje lodhjeje të sistemit nervor, gjë që do të sqarohet nëpërmjet konsultimit me ne mjekët specialistë neurologë, qoftë të rrethit tuaj, qoftë këtu në Tiranë dhe, po qe nevoja, edhe duke iu nënshtruar disa ekzaminimeve ndihmëse, si për shembull: EEG-ja, apo skaneri i kokës etj. Dhimbjet e kokës kanë shumë shkaqe, si: Tensioni i rritur, lodhjet e sistemit nervor, infeksionet e ndryshme etj. Vetëm atëhere, pasi të sqarohet shkaku i kësaj dhimbjeje koke, ju do të merrni mjekimin përkatës dhe gradualisht, do të ktheheni në normalitet. Prandaj, e nderuar zonjë, do t’ju sugjeroja një vizitë të hollësishme dhe analizat përkatëse, që të nxirret shkaku dhe pse i keni këto shqetësime. Në bazë të të dhënave, ju do të merrni mjekimin e duhur dhe do të shëroheni. Së fundi, ju uroj shëndet dhe shërim të shpejtë!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jam diabetik, kam probleme seksuale

Next Post

A do të kem pasoja në të ardhmen?

Advertisement