Situata është kjo: Sapo jeni ndarë dhe doni të rifilloni një jetë të re, më të mirë. Një ndarje është gjithmonë një eveniment i dhimbshëm, por edhe i veçantë e intim, ku secili prej nesh e imagjinon dhe e përballon ndryshe atë që do të vijë më pas. Kështu, rivendosja e ekuilibrit nuk është e lehtë, me etapat dhe ulje-ngritjet e veta. Testoni tani aftësinë tuaj të përgatitjes deri në takimin e ardhshëm dashuror. Jeni gati për një lidhje të re dhe për të filluar një jetë të re? Bëni testin tonë, për ta kuptuar.
1. Cilësia e lidhjes me ish-partnerin/en, pas ndarjes:
a. E keqe
b. Burim tensioni
c. Mjaft e mirë
d. E kënaqshme
2. Jeta juaj e re është:
a. Më e mërzitshme
b. Më e ndërlikuar
c. E ndryshme, por më e mirë
d. Më në paqe me veten
3. Nëse do të kishit mundësi të zgjidhnit, do të preferonit:
a. Jetë më të mirë dhe në shoqëri më të mirë!
b. Thjesht, një jetë më të mirë.
c. Jetë më të mirë vetëm!
d. Jetë më të mirë në çift, sigurisht!
4. Aktualisht, burrat në jetën tuaj janë:
a. Familjarët: Djali, babai, qeni, ish-i…
b. Të afërm: Miq, kolegë
c. Kalimtarë
d. Partnerë potencialë
5. Ndjenjat tuaja aktuale kundrejt ish-partnerit/es:
a. Plot mllef
b. Me kontraste
c. Indiferente
d. Realiste dhe dashamirëse
6. Në të shkuarën, ekuilibri juaj në planin material ishte:
a. I çekuilibruar, punonte vetëm ai/ajo e si rrjedhojë, edhe të ardhurat ishin të pabarabarta.
b. I ndërlikuar
c. Secili kishte punën dhe paratë e tij
d. Relativisht, i barabartë dhe pa probleme.
7. Tani, pas njëfarë kohe, e shihni “filmin” e lidhjes suaj si:
a. Një dramë
b. Një film të keq policesk
c. Një komedi sentimentale
d. Një histori humaniste dhe realiste
8. Pas ndarjes, ju e ndjeni veten:
a. Të lënduar
b. Të brishtë
c. Të pavarur
d. Më të pjekur
9. Hidhërimi, sot, është:
a. Ende brenda meje
b. I gjallë
c. I pranishëm, ndonjëherë
d. Larg meje
10. Shpesh, ju flisni për ish-partnerin/en si:
a. E quani me emër zogu
b. Babai/mamaja e fëmijëve
c. Ish-burri/gruaja ime
d. Me emër
11. Ndarja, ka qenë:
a. E tmerrshme
b. E dhimbshme, por e kapërcyeshme
c. E vështirë, por e nevojshme
d. E vështirë, por ju ka bërë mirë
12. Imagjinoni (ose jo) sikur ish-i juaj ka krijuar një familje të re. Si do ta ndjenit veten?
a. Të dërrmuar
b. Kureshtar dhe xheloz/e
c. Indiferent, por pak të acaruar
d. Të kënaqur për të
13. Shihni dy të dashuruar në rrugë:
a. Ju dhemb shpirti
b. Nuk i keni parë…
c. I ndiqni me sy
d. Buzëqeshni
14. Dashuria juaj e ardhshme do të jetë
a. Më e mirë, nëse është e mundur
b. Spontane
c. Para së gjithash, e ndryshme
d. E menduar mirë
15. Unaza juaj e vjetër është:
a. Ende në gishtin tuaj
b. Në fund të një sirtari
c. S’e dini ku e keni vënë
d. Në kutinë e bizhuterive
16. Sot, aftësia juaj joshëse:
a. Është përtokë!
b. Mund të ishte më e mirë…
c. Duhet të japë prova.
d. Në maksimum
17. Sot, cili është burri/gruaja juaj ideal/e?
a. Nuk ka partner/e ideal/e!
b. Ai/ajo që do të dijë të më dojë më mirë se të tjerët
c. Ai/ajo që do të kem dëshirë të dua unë
d. Ai/ajo që do të dijë të më dojë ashtu si jam.
Rezultatet
Nëse keni më shumë a. Jeni ende në konvaleshencë
Ashtu si një sportist i plagosur, ose me dhimbje nga ndeshjet e mëparshme, ju i qëndroni larg fushës së lojës, pasi keni nevojë të reflektoni. Nëse në mendjen tuaj ekziston perspektiva e një takimi të ri, nëse keni dëshirë të joshni dhe të dashuroni përsëri, mbase kjo ndodh për të riparuar dhe siguruar zemrën tuaj të thyer, pa një investim real në partnerin e ri. Mund të keni përjetuar disa histori kalimtare, por zemra juaj nuk është përgjigjur ashtu si duhet. Ka shumë mundësi që të jetë shumë herët, sepse ndarja ka ndodhur kohët të fundit, ose thjesht sepse zemra dhe truri juaj ende nuk kanë dalë nga periudha e ndarjes. Jeni ende në zemër të stuhisë emocionale të ndarjes, mes dhimbjes dhe dëshpërimit, zemërimit dhe trishtimit, frikës dhe humbjes së besimit në vetvete, prandaj nuk e dini çfarë kërkoni apo çfarë është e mirë për ju. Në këto momente të dhimbshme, është e vështirë t’i dallosh gjërat qartë, të ndash momentet e bukura dhe të shëmtuarat, të kaluarën dhe të ardhmen. Nëse ndarja ka qenë shumë e dhimbshme, nëse tensionet me partnerin/en vazhdojnë të ekzistojnë, është më e vështirë të fillosh një kapitull të ri jete. Përballë kësaj morie emocionesh dhe detyrimeve të jetës suaj të re, nuk keni gjetur ende ekuilibrin që do t’ju bëjë të ndjeheni mirë, por mos u dekurajoni; kjo kohë do të vijë kur të ndjeheni gati. Reflektoni gjatë atë çfarë ka ndodhur në lidhjen tuaj për të nxjerrë përfundimet e duhura për ju dhe marrëdhëniet tuaja të ardhshme. Mos u shqetësoni sepse ajo që po kaloni është normale dhe e nevojshme. Megjithatë, nëse koha kalon, por ju jetoni më shumë me të shkuarën, mendoni më shumë për ish-in sesa për veten, nëse i bëni vetes të njëjtat qortime, akuza dhe kritika, nëse kërkoni ende fajtorin dhe e ndjeni veten si viktimë, atëhere mbase do të ishte mirë të flisnit me një specialist. Kur të jeni sqaruar me veten, edhe qielli i dashurisë do të jetë i zbrazur nga retë.
Nëse keni më shumë b. Jeni duke u stërvitur
Ashtu si një sportist që stërvitet, edhe ju, në rrugën e dashurisë, jeni një etapën e «përgatitjes», në pritje të takimit të ardhshëm. Nëse e studioni veten me durim e këmbëngulje dhe reflektoni për lidhjen dhe tjetrin/ën, koha do të dijë t’jua shpërblejë me aventura të reja. Tani, jeni në pritje, në këtë fazë parapërgatitëse, pak a shumë, «aktive». Megjithëse mund të keni dëshirë që gjërat të përshpejtohen, përsëri jeni i/e rezervuar dhe mbase doni të mbroni veten, duke e ndjerë se nuk ka ardhur ende momenti i duhur, që ndarja është ende e pranishme, ose e freskët. Ose mbase ju nuk ndjeheni ende i gatshëm. Në fakt, koha e pranimit është e gjatë, por pas krizës dhe stuhisë së saj emocionale, vjen koha e rindërtimit dhe e një ekulibri të ri. Secili e merr veten në funksion të ndjeshmërisë dhe eksperiencës së tij. Nganjëherë nevojitet më shumë kohë, sidomos nëse vuajtja ka qenë e fortë, humbja e madhe, ndarja e dhunshme, e pakuptueshme, brutale dhe ende e dhimbshme. Nëse marrëdhënia me ish-in është ende e nderë, nëse situata është e ngarkuar emocionalisht, ka mundësi që kjo të mos ju lejojë të kaloni në një lidhje të re dhe të ndjeheni i/e lumtur me një jetë të re. Lërini vetes kohë të përgatitet fizikisht (duke u kujdesur për veten!), por edhe «sentimentalisht» (reflektoni mbi ndjesitë tuaja, bile kërkoni edhe ndihmën e një specialisti). Nëse futeni në lojë pa nxemjen e duhur, rrezikoni të lëndoheni! Është tunduese të veprosh për të harruar, por të hidhesh me kokë në një veprim për të harruar më shpejt të shkuarën, nuk sjell gjithmonë efektin e dëshiruar!
Nëse keni më shumë përgjigje c. Jeni ende në dhomat e zhveshjes
Nëse do ta shihnim jetën tuaj si një ndeshje, atëhere mund të themi se ju jeni në dhomat e zhveshjes, duke u bërë gati. Ju po i afroheni momentit të duhur kur mund të ndodhë një takim i ri. Mbase keni mbërë ndonjë njohje aty-këtu gjatë periudhës së «kalimit të shkretëtirës», por nuk ishin pjekur kushtet e duhura në atë moment… Në fakt, ndarja ka qenë e vështirë, me të qara dhe të bërtitura, me zhgënjime dhe zemërime, me trishtim dhe shpresë. Edhe tani ju mund të ndjeheni i/e brishtë, sapo e keni marrë veten… Jeni pothuajse gati, në dhomat e zhveshjes, por ende nuk jeni futur në lojë. Paralelisht, ndarja ju ka sjellë mundësinë ta shihni veten ndryshe, ta mendoni ndryshe jetën tuaj, një lloj zbulimi i vetes që është edhe më i madh nëse e keni filluar lidhjen kur ishit i ri/ e re, ose nëse lidhja ka zgjatur shumë. Kjo vetmi e re është për ju burim kënaqësish dhe fitoresh të papritura… Në fund, ju dukeni i gatshëm për një «jetë të re», më të pavarur, më të lirë, por mbase jeni më pak gati për një «jetë të re në çift». Preferoni më shumë të jeni beqar/e dhe i/e lirë, sesa të përjetoni përsëri një eksperiencë zhgënjyese. Kjo tregon se keni mësuar të njihni veten dhe të identifikoni nevojat tuaja, pra, nuk jeni gati të pranoni çdo gjë në emër të çiftit! Megjithatë, tregoni kujdes që të mos mbylleni në vetvete, sepse do ta privoni veten nga takime interesante! Mos lini t’ju pushtojë frika e një dështimi të ri dhe të dhimbshëm. Historia nuk përsëritet sistematikisht, sidomos nëse keni pasur kohë të reflektoni. Kalimi në veprim është nganjëherë një mënyrë e mirë për t’u dhënë fund dyshimeve tuaja.
Nëse keni më shumë d. Jeni në vijën e fillimit të garës
Ashtu si sportistët që presin me ethe dhe përqendrim të fillojë gara, edhe ju jeni gati dhe sidomos me dëshirë, të filloni garën e një takimi të ri. Ka kaluar koha e disa nxemjeve (pak a shumë efikase); tani ju prisni garën e vërtetë, të vëmendshëm ndaj sinjalit të fillimit. Sigurisht, ky «semafor jeshil» aktual i zemrës nuk është rindezur pa dhimbje pas ndarjes. Ju është dashur kohë, durim, guxim për të përballur stuhinë emocionale të përbërë nga zemërimi, të qarat, hutimi kur tjetri largohet… Megjithatë, për ju, ndarja nuk ka qenë vetëm një eveniment që e keni përjetuar, por edhe një sprovë që e keni kaluar me pyetjet dhe dyshimet. Prej kësaj, ju keni njohur më mirë veten dhe keni fituar besim. Kështu, i/e përgatitur më mirë mendërisht dhe sentimentalisht, ju do të jeni më i/e aftë për të plotësuar nevojat tuaja dhe ato të partnerit/es të ardhshëm, gjë që do t’i vlejë shumë lidhjes suaj të re. Do të ishte mëkat ta ndalnit këtu kërkimin e vetes dhe të tjetrit, kaq afër qëllimit. Mos prisni rastin «e duhur», por provokojeni vetë atë! Kujdesuni për veten, dilni, ftoni njerëz… Pasi të keni gjetur shpirtin binjak, mësoni ta transformoni idilin në një lidhje serioze, duke e parë këtë marrëdhënie të re, me një sy të ri dhe luftarak!