Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Horoskopi i javës 20 tetor-26 tetor

Klasifikimi i javës

1. Shigjetari
2. Peshqit
3. Binjakët
4. Bricjapi
5. Virgjëresha
6. Dashi
7. Peshorja
8. Ujori
9. Luani
10. Akrepi
11. Gaforrja
12. Demi
DASHI, 21 MARS-20 PRILL
E hëna do të jetë e shkëlqyer për lidhjet, kontatet dhe risitë. Në fazën qendrore të javës, mbase nuk do të keni mundësi të kryeni një biznes dhe do t’ju duhet të prisni edhe disa javë. Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë, mund të kenë ndonjë problem në jetën e tyre sentimentale, prandaj, durim. Të premten dhe të shtunën, do të keni dëshirë për më shumë pavarësi, autonomi dhe gjallëri. E diela do të jetë e qetë.

DEMI, 21 PRILL-20 MAJ
Dedikojani të hënën lidhjes së kontratave të reja, provimeve në punë, apo në shkollë. Gjatë ditëve në vazhdim, do të frekuentoni vetëm njerëz të zgjedhur, me të cilët do të bisedoni dhe do të kaloni kohë cilësore. Të premten dhe të shtunën, një familjar nuk do të jetë dakord me ju, në lidhje me një çështje të rëndësishme. Do të rifitoni qetësinë të dielën, gjatë së cilës mund të bëni një shëtitje në ajër të pastër.

Advertisement

BINJAKËT, 21 MAJ-21 QERSHOR
Atmosfera në punë do të jetë e qetë, por edhe në fushën sentimentale do të ndjeheni në gjendje të mirë shpirtërore. Vetëm Marsi, për edhe dy javë akoma, do t’ju bëjë të lodheni më shumë për të arritur objektivat që dëshironi. Hëna në shenjën tuaj në fillim të javës, do t’ju dhurojë energji dhe vrull. Të premten dhe të shtunën, do t’ia dedikoni shoqërisë, me të cilën do të kaloni kohë cilësore. Të dielën do ta kaloni me familjen. Evitoni polemikat.

GAFORRJA, 22 QERSHOR-22 KORRIK
Mërkuri dhe Afërdita do të jenë negativë në sektorin e katërt. Për pasojë, disa situata familjare dhe në punë do t’ju rezultojnë të paqarta edhe për disa javë. Të hënën, tendenca për t’u izoluar nga të tjerët do të jetë më e spikatur. Nga e marta deri të enjten, do ta ndjeni veten mirë, të rrethuar nga njerëzit më të afërt. Të premten ose të shtunën ka mundësi të jeni ftuar diku me shoqërinë. Të dielën, do të relaksoheni në shtëpi.

LUANI, 23 KORRIK-22 GUSHT
Tani mund të mbështeteni te Mërkuri pozitiv, i cili do të lehtësojë lidhjet e kontratave në punë. Të hënën mund të ndjeheni paksa të lodhur dhe pa energji. Të martën, deri të enjten, do të jenë emocionet ato që do t’ju shpien në vende të paeksploruara më parë. Të premten dhe të shtunën, Hëna në shenjë do t’ju dhurojë karizmë dhe prestigj për të shkëlqyer kudo. Të dielën do të doni aventura të reja.

VIRGJËRESHA, 23 GUSHT-22 SHTATOR
Tensionet që mund të krijohen në punë, do të zgjidhen vetëm nëse do të mbani një qëndrim elastik dhe të durueshëm. Në vazhdim, do të mbështeteni te puna në grup për të arritur rezultatet që dëshironi. Nuk do t’ju mungojnë as mjetet, as aftësia për t’u kuptuar me bashkëbiseduesit. Të premten dhe të shtunën do t’ua dedikoni ndjenjave, emocioneve, intuitave. Të dielën do të gëzoni një formë psikofizike të shkëlqyer, gjë që do t’ju bëjë me humor të mirë.

PESHORJA, 23 SHTATOR-23 TETOR
Të hënën do t’ia dilni mbanë të përshpejtoni procedurat në punë dhe të arrini rezultatet që dëshironi, duke përdorur këmbënguljen tuaj. Faza qendrore e javës do të jetë më emotive dhe mbase do t’ju kërkohet t’i riktheheni një problemi familjar që e keni lënë pa zgjidhur. Mos u shqetësoni, do të keni në anën tuaj shumë planete. Të premten dhe të shtunën, dëshira për të kaluar kohë me shoqërinë dhe pakëz vanitet, do të ecin paralel me njëra-tjetrën. Të dielën do të preferoni të vëzhgoni (veten dhe të tjerët).

AKREPI, 24 TETOR-21 NËNTOR
Në fillim të javës do të merreni me kërkime, studime. Të hënën do të jeni të përqendruar në punë dhe do të thithni si sfungjer informacione dhe lajme të reja. Nga e marta deri të enjten, do të josheni nga projekte të reja, të pazakonta, që do t’ju bëjnë të ëndërroni dhe të emocionoheni. Hëna në shenjën e Luanit të premten dhe të shtunën, mund t’ju shkaktojë probleme me një shef. Do ta rifitoni qetësinë tuaj të dielën.

SHIGJETARI, 22 NËNTOR-21 DHJETOR
Të hënën mund të keni ndonjë konflikt në marrëdhëniet në çift. Vërini veshin edhe pikëvështrimit të partnerit/es. Në fazën qendrore të javës do t’ju duhet të merreni me punë burokratike dhe rutinë, por që janë të domosdoshme. Të premten dhe të shtunën, pozicioni i mirë i yjeve do t’ju bëjë të mendoni për projekte të reja, ose të projektoni ndonjë udhëtim të shkurtër. Megjithatë, të dielën do t’ju duhet të bëni llogaritë me realitetin, ose të kufizoni disa teprime.

BRICJAPI, 22 DHJETOR-20 JANAR
Të hënën do të realizoni çdo objektiv që do t’i vini vetes, të pajisur me vrull dhe energji të paparë. Faza qendrore e javës, për shkak të Hënës dhe Afërditës negative, mund të karakterizohet nga grindjet në familje, ose në çift. Mbase do t’ju duhet t’u kushtoni më shumë vëmendje marrëdhënieve sentimentale. Të premten dhe të shtunën do të dalë në pah karizma dhe forca juaj e brendshme. Nëse doni të merreni me ndonjë pasion tuajin, e diela do të jetë dita më e përshtatshme.

UJORI, 21 JANAR-19 SHKURT
Në fillim të javës do të ndjeheni të interesuar kundrejt një shoqërie të përzgjedhur, të brendësi të së cilës do të krijoni një rreth të caktuar miqsh. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë konfiktuale, për shkak të lirisë që kërkojnë të tjerët rreth jush. Fundjava do të jetë e frytshme për të zhvilluar gjithë aktivitetet e lidhura me emocionet. Do të keni nevojë të shkruani, lexoni, vizatoni, gatuani, etj.

PESHQIT, 20 SHKURT-20 MARS
Evitoni, të paktën deri të martën në mëngjes, të merreni me detaje organizative, sepse do ta keni mendjen gjetkë. Në fazën qendrore të javës, marrëdhëniet dashurore do të jenë ato që do t’ju dhurojnë energjinë dhe optimizmin për jetën, për të cilin keni nevojë. Të premten dhe të shtunën do të përqëndroheni në punë, por do t’ju mbetet edhe pak kohë për veten. Të dielën mund të krijohen tensione në marrëdhëniet me partnerin/en.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

6 shenja që tregojnë se mes jush ka... dashuri!

Next Post

HERMESI, ZOGU I TIRANES I DASHURUAR ME NJE VAJZE

Advertisement