Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Horoskopi 13 tetor-19 tetor

Klasifikimi i javës

1.Akrepi
2.Binjakët
3. Luani
4. Ujori
5. Bricjapi
6. Peshorja
7. Peshqit
8. Demi
9. Virgjëresha
10. Shigjetari
11. Dashi
12. Gaforrja
DASHI, 21 MARS-20 PRILL
Deri të martën pasdite mund të ndjeheni paksa të lodhur. Megjithatë, kini parasysh se do të keni Marsin dhe Jupiterin pozitivë, të cilët do t’ju ndihmojnë në ditët në vazhdim. E mërkura dhe e enjtja do të jenë të mbushura plot energji, do të bëni njohje interesante dhe do të keni rendiment në punë. Të premten dhe të shtunën do të merreni me një çështje pasurie. Të dielën, do të përpiqeni ta kaloni në mënyrë interesante.

DEMI, 21 PRILL-20 MAJ
Hëna pozitive në shenjën e Peshqve do t’ju bëjë të ndjeheni në sintoni me mjedisin që ju rrethon. Komunikimi dhe marrëdhëniet shoqërore do të jenë të shkëlqyera. Në punë, duhet të prisni deri të premten; më pas gjërat do të bëhen më të qarta. Të mërkurën dhe të enjten do të jenë pasioni dhe erosi që do të dalin në plan të parë. Edhe e premtja dhe e shtuna do të jenë të mira për humorin. Të dielën, mos qëndroni në shtëpi.

Advertisement

BINJAKËT, 21 MAJ-21 QERSHOR
Me Marsin dhe Hënën negativë do ta hapni javën me humor të lëvizshëm, ose mund të ndjeheni melankolikë dhe të mbylleni në vetvete. Mos kini frikë; situata do të ndryshojë në ditët në vazhdim, në të cilat do të keni efikasitet në punë. Të premten dhe të shtunën do t’ju duhet të bëni përmbledhjen e situatës, mbase duke reflektuar. Të dielën nuk do të rrini në një vend; do të dilni me shoqërinë, ose familjen.

GAFORRJA, 22 QERSHOR-22 KORRIK
Hëna në shenjën e Peshqve ju fut gjithmonë në kokë plot projekte, ëndrra dhe fantazi. Për pasojë, deri të mërkurën në mëngjes, do të ndjeheni shumë mirë. Nga e mërkura pasdite deri të enjten do t’i keni nervat të tendosura dhe do të hidheni përpjetë edhe nga më i vogli ngacmim. Do të jenë më të mira e premtja dhe e shtuna, kur ndjenjat dhe shoqëria do t’ju bëjnë të ndjeheni të vlerësuar. Të dielën mbase do të ndjeni nevojën të reflektoni.

LUANI, 23 KORRIK-22 GUSHT
Falë ndihmës së Afërditës, Marsit, Jupiterit dhe Uranit, të lindurit në dhjetëditëshin e dytë do të përjetojnë një javë të shkëlqyer. Do të jeni në formë të mirë fizike dhe shpirtërore, me një karizmë që do të bjerë në sy. Ditët më të mira do të jenë e mërkura dhe e enjtja, në të cilat do të punoni me ritmin që do t’ju pëlqejë. Më e tendosur do të jetë atmosfera në punë të premten dhe të shtunën. Të dielën do të relaksoheni në shoqëri të këndshme.

VIRGJËRESHA, 23 GUSHT-22 SHTATOR
Mos u përpiqni të ekzaminoni me lupë në dorë çdo veprim (tuajin ose të të tjerëve). Nëse do të tregoheni të durueshëm, të hënën dhe të martën do të evitoni hyrjen në konflikt me njerëzit që ju rrethojnë. Të mërkurën dhe të enjten nevojitet të tregoheni të vendosur dhe të shkoni drejt e në thelbin e gjërave. Të premten dhe të shtunën, atmosfera do të jetë e qetë dhe e qendrueshme dhe ju do të mund të zgjidhni një problem falë shikimit të gjërave në perspektivë. Të dielën, tregohuni të shkujdesur.

PESHORJA, 23 SHTATOR-23 TETOR
Deri të martën pasdite, nëse doni të zgjidhni një problem pune, duhet të veproni me kujdes dhe përqendrim. Hëna kundër të mërkurën dhe të enjten mund të krijojë tensione në lidhje, qoftë me partnerin/en, qoftë me bashkëpunëtorët. Ka mundësi të keni të bëni me pikëvështrime krejt të kundrëta me tuajat. Të premten dhe të shtunën, ndjenjat dhe pasioni do të dalin në plan të parë. Hyrja e Mërkurit në shenjë të shtunën dhe Hëna në Binjakë gjatë fundjavës, do të jenë premisa të mira për qetësi.

AKREPI, 24 TETOR-21 NËNTOR
Të hënën dhe të martën do të tregoni shpirtin tuaj krijues dhe me fantazi, me nota romantizmi. Java do të vazhdojë plot energji. Të mërkurën dhe të enjten nuk do të doni të ndaloni asnjë minutë, duke i përdorur gjithë energjitë tuaja në zgjidhjen e një problemi në punë. Të enjten dhe të premten përpiquni të mbani nën fre dëshirën për të bërë sarkazmë, sepse mund të lëndoni njerëzit që doni. Të dielën, do të shpikni diçka të re; mbase do të udhëtoni…

SHIGJETARI, 22 NËNTOR-21 DHJETOR
Lodhja në punë në fillim të javës do të zbutet të mërkurën dhe të enjten, nga Hëna energjike në një shenjë Zjarri, që do t’ju shtyjë të veproni me vendosmëri. Ritmet do të bëhen më të qeta të premten dhe të shtunën, kur do të ndjeheni mirë me rutinën tuaj. Të dielën mund të kaloni një ditë nervoze me partnerin/en, por do të keni në anën tuaj Mërkurin, Afërditën, Marsin dhe Jupiterin, të cilët do të largojnë retë nga horizonti juaj.

BRICJAPI, 22 DHJETOR-20 JANAR
Deri të martën në mëngjes, do të jeni të heshtur dhe të përqendruar në punë, pa lënë pas dore as marrëdhëniet shoqërore. Të mërkurën dhe të enjten, mund të lindin tensione në familje, të cilët do të nxjerrin në pah anën tuaj që nuk fal. Shpreheni mendimin tuaj, por mundohuni të tregoheni më pak kategorikë në ato që thoni. Të premten dhe të shtunën, Hëna pozitive do t’ju bëjë optimistë dhe me vizion të qartë për të ardhmen. Të dielën do ta kaloni me shoqërinë.

UJORI, 21 JANAR-19 SHKURT
E hëna do të jetë ditë ideale për ndonjë shëtitje në vende të panjohura, ose për aventura. Do të pajiseni me një vendosmëri të madhe dhe do të kërkoni sfida. Do të jenë më të qeta dhe rutinë e marta dhe e mërkura, gjatë të cilave do të merreni me punë që kanë lidhje me shtëpinë. Nga e enjtja deri të shtunën do të jeni të gatshëm të merreni me shoqërinë dhe të shpalosni elokuencën tuaj, falë Hënës në sektorin e tretë. Të dielën, meditoni dhe jini i kujdesshëm në marrëdhëniet me familjen.

PESHQIT, 20 SHKURT-20 MARS
Në fillim të javës, do të keni dëshirë për aventura dhe risi. Do të jetë e mundur kjo falë Hënës në shenjën tuaj dhe Mërkurit në atë të Akrepit, të cilët do t’jua ofrojnë mundësitë në një pjatë të argjendtë. Të mërkurën dhe të enjten do t’ju duhet të zbrisni me këmbë në tokë, pasi do të harxhoni shumë energji në punë. Në dy ditët në vazhdim do të jeni më të relaksuar dhe të qetë, ndërsa të dielën, do të mbylleni në botën tuaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Andi Murra: Pse VIP-at e huaj më zgjedhin mua...

Next Post

BARCALETAT E SE DIELES

Advertisement