Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Gena: Më mirë në diskoteka, sesa në festivale…

Gena Lito, edhe këtë sezon veror, vjen me një hit të ri të realizuar nga Max Production. Gena shprehet duke qeshur, se të gjitha femrat flirtojnë si te kënga “Më fole” dhe më pas bëjnë sikur nuk të njohin më. Për muzikën ka bërë shpenzime të pallogaritshme dhe këngët që ai bën, duan shumë kohë e përkushtim, por është i kënaqur me rrugën që ka marrë. Sa i përket jetës personale, ai thotë se bashkëjetesa po i shkon shumë mirë. Edhe pse udhëtimet e shpeshta krijojnë distancë, ai thotë se kur ka dashuri e mirëkuptim, një marrëdhënie shkon më së miri. Për planet që ka, për gënjeshtrat e thëna së fundmi e për udhëtimet, ai na flet në këtë intervistë…

Rita Rrjolli: – Gena, si ia bën të nxjerrësh një këngë të re çdo sezon?
Gena Lito: – Për të ecur përpara, duhet shumë punë dhe puna jonë është pikërisht nxjerrja e këndimi i këngëve. Ia dal sepse të kënduarit për mua është edhe pasion.
– Nëse të propozojnë një këngë të re, zgjedh medoemos stinën e verës, për ta lançuar?
– Kjo zgjedhje bëhet edhe nga tipi i këngës. Nëse është një baladë e bukur, nuk ke pse të presësh stinën e verës, ndërsa një këngë ritmike, patjetër që po. Megjithëse as kjo nuk është standarde sepse varet edhe nga frymëzimi që ka një këngëtar. Unë, ka ca kohë që po nxjerr vetëm këngë ritmike, pas një periudhe kur kolegët tuaj gazetarë më pyesnin për baladat. Pra, mund të them se, këndoj çdo lloj rryme dhe jam gjithsesi i suksesshëm.
– Një këngë e mirë, pa një klip të mirë, do të ishte…
– Si vera pa diell! (Qesh) E vërteta ëshë se një klip i bukur e fuqizon shumë një këngë të bukur, për t’u dukur akoma më e mirë. Pra, është si puna e vitrinës së butikut; po qe e bukur, afron kureshtarë për ta shikuar.
– Në Shqipëri, më shumë kushton klipi apo kënga?
– (Qesh) Për këtë, më mirë të pyesni Max Production, sepse ata ma bënë klipin, por është shumë e vërtetë që klipi kushton më shumë se kënga. Nuk duhet të jetë kështu, sepse normalisht, kënga ka më shumë investim si kohor, si shpirtëror, por…
– Me këngë, shpenzon apo fiton më shumë?
– Për një këngë shpenzon shumë. Është videoklipi, muzika, teksti, etj. Unë dhe të gjithë kolegët e mi besoj, jemi gjithmonë në një stres të paparë kur kemi për të nxjerrë këngë të re, se gjithmonë mendojmë në do të pëlqehet apo jo.
– Thonë se të hedhin shumë para kur këndon… E vërtetë?
– Jo, nuk e di nga ka dalë kjo. Unë nëpër koncerte kam një pagesë standarde si të gjithë këngëtarët e tjerë dhe nuk pres që publiku të më vlerësojë me lekë. Vetëm fakti që ata kanë ardhur të më dëgjojnë mua, për mua, është vlerësimi më i madh. Tani, nëse dikush ka kënqësinë të hedhë lekë, siç ndodh nëpër dasma zakonisht, kjo është e pranueshme.
– Po shpenzimi më i madh që ke bërë për muzikën, cili ka qenë?
– Shpenzimet për pajisje elektronike, që pak a shumë e dimë të gjithë se kanë kosto.
– Vetë i menaxhon datat e koncerteve, pazaret, biletat dhe garderobën?
– Garderobën time e manaxhoj, kryesisht, vetë, por marr edhe mendim nga partnerja ime. Femrat kanë gusto më tepër se meshkujt. Kurse datat e koncerteve dhe biletat ia kam lënë menaxherit tim, duke qenë se nuk na arrin koha t`i bëjmë të gjitha vetë… Duhet edhe të pushojmë pak, për të qenë në formë!
– Gena, më mirë të këndosh live nëpër diskoteka çdo fundjavë, apo të marrësh pjesë në festivale?
– Për mendimin tim, është më mirë të këndosh nëpër diskoteka sesa nëpër festivale, pasi nëpër festivale në përgjithësi, dëgjohen shumë prapaskena. Për mendimin tim, një këngëtar i mirë duket në “terren”, pra, nëpër diskoteka, kur shikon se sa e do publiku, aq më tepër unë që këndoj live. Dikush vjen sepse i pëlqen zëri im dhe muzika ime. Ky është çmimi më i madh, besoj.
– Bën udhëtime të shpeshta jashtë… Nuk lodhesh në ndonjë moment?
– Po, edhe lodhem, por edhe kur rri shumë pushim, nuk më mban vendi. Jam tip që nuk rri dot pa punë. Ka momente që them “këtë kohë do të rri, s`do të bëj asgjë”, por prapë më grryen nga brenda, marr organistin tim, Edlir Begollin dhe prapë futemi në studio për të punuar.
– Zakonisht, sa të zgjasin udhëtimet?
– Udhëtimet zgjasin 3-4 ditë, varet… Kur ikën në Amerikë, zgjasin edhe më shumë.
– Kush të shoqëron?
– Zakonisht, jam vetëm me organistin tim, por ka raste që mund të jetë edhe manaxheri.
– Kënga e re titullohet “Më foli”… Kush dhe kur të foli?
– Më foli (ajo e pabesa) gjatë sezonit të verës dhe pastaj më harroi. Siç bëni ju femrat në përgjithësi… (Buzëqesh)
– Pse zgjodhe Vlorën, por jo Velipojën, për shembull?
– Edhe Velipoja është shumë e bukur, por duke qenë se unë shkoj shpesh në Dhërmi ose Sarandë, e patëm më lehtë Vlorën, duke qenë se është gjatë rrugës.
– Edhe kësaj radhe, një dashuri e pamundur… Pse te gjitha këngët e tua janë të tilla?
– Pse, ke parë ndonjë dashuri të lumtur ti? Të gjitha dashuritë këto kanë, zënka ndarje–bashkime. Duke qenë se ne i këndojmë asaj, edhe tektet e këngës do t’i përshtaten realitetit.
– A thua kaq shumë njerëz i përjetojnë këto dashuri sot?
– Pak a shumë të gjithë i përjetojmë këto; rrallë mund të jetë dikush që i shkon vaj në dashuri. Jeta ecën me hapa të shpejta, njerëzit mbajnë strese në kokë, janë më të lodhur seç ishin dikur dhe gjithë këto pasoja ndikojnë në një marrëdhënie.
– Kur do të këndosh një këngë me fund të lumtur?
– Kur të frymëzohem nga ky realitet…
– Ti, e ke provuar ndjenjën e zhgënjimit në dashuri?
– Do ishte gënjeshter nëse thoja që nuk e kam provuar. Ndoshta jo në përmasa aq të mëdha, por edhe unë kam përjetuar zhgënjime.
– Më mirë të thyeje këmbën, apo të zhgënjeheshe nga njeriu që do?
– Zhgënjimet, ndonjëherë, të bëjnë edhe më të fortë. (Qesh)
– Si shkon bashkëjetesa jote?
– Si çdo bashkëjetesë, me të mirat dhe të këqiat e veta. Fakti që kemi zgjedhur njëri-tjetrin dhe qëndrojmë bashkë, do të thotë se në marrëdhënien tonë, përveçse dashuri, ka edhe mirëkuptim.
– Mes kaq shumë udhëtimesh dhe koncerteve, kur keni kohë për njëri-tjetrin?
– Kur do, e gjen kohën për çdo gjë.
– A është largësia një motiv për zënka e keqkuptime?
– Ndonjëherë edhe ndodh, por siç thashë edhe më parë, midis nesh ka mirëkuptim nga të dyja palët dhe nuk e lejojmë egoizmin të mbizotërojë.
– Hera e fundit kur…
…ke pirë aq shumë alkool sa nuk dije ku ishe?
– Nuk pi kurrë deri në atë fazë sa të mos di ku jam. E kam gjithmonë veten nën kontroll.
…të ka ndalur një polic qarkullimi dhe të ka vënë gjobë?
– Para pak ditësh më ndodhi sepse u tregova i pakujdeshëm dhe kisha harruar të vija rripin e sigurimit.
…ke parë një seancë në Parlament dhe ke sharë sikur të ishe në stadium?
– Nuk kam kohë të shoh Parlament, por edhe po të shoh, nuk është se kam tendenca për të sharë sesa më vjen për të qeshur, pasi deputetët tani janë bërë si për estradë.
…i ke kërkuar falje dikujt?
– S`më kujtohet. Ndoshta duhet t’i kërkojmë nganjëherë falje edhe Zotit, s`është e thënë gjithmonë njerëzve.
…ke prerë për disa centimetra flokët?
– Gati 7–8 muaj. I kam prerë vetëm dy centimetra.
…ke vënë re një padrejtësi dhe ke reaguar?
– Padrejtësi… Më vjen në mendje tani padrejtësia e 7 golave që hëngri Brazili nga Gjermania, edhe pse ka kaluar ca kohë. Megjithatë, jo se kisha ndonjë reagim të madh. (Buzëqesh)
…i je lutur Zotit për më shumë para?
– Asnjëherë nuk i lutem Zotit për para, përveçse të më japë shëndet mua dhe njerëzve të mi të dashur.
…je zënë me grushta?
– Nuk zihem ndonjëherë me grushta. Jam tip që komunikoj me fjalë…
…ke gënjyer dikë?
– Edhe gënjej ndonjëherë, për mirë. Pastaj, edhe gënjeshtra, pjesë e jetës është.
…ke kënduar këngë popollore?
– Këndoj gjithmonë këngë popollore, nëpër sebepe më tepër, pasi vijnë dhe m’i kërkojnë.
…ke kërkuar një femër seksi për një bashkëpunim?
– Sapo ka dalë kënga e re dhe ende nuk mendoj për bashkëpunim. Më pas, ndoshta…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sofinë e “Zonë e lirë”: Gjithçka mund të ndodhë…

Next Post

BARCALETAT E DITES

Advertisement