Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë e shkakton spondiliartrozën?

– Kam dhimbje qafe herë pas here, pasi rri shumë para kompjuterit. Jam 30 vjeçe dhe më kanë thënë që duhet të vë qafore, por kam frikë mos bëhet kronike. Më merren mendtë, më përzihet dhe kam dhimbje mes shpatullave, gjer afër qafës. Jam shumë e shqetësuar. Më ka humbur edhe oreksi, prandaj doja një këshillë nga ana juaj: Çfarë ilaçesh të marr, ku të shkoj, si të veproj? Dua të di: Çfarë e shkakton spondiliartrozën e qafës?
Dr. Agron Islamaj, neurolog: – Spondiliartroza është një shfaqje reumatizmale, që karakterizohet nga vendosja e kripërave të kalciumit në rruazat e kolonës sonë, duke krijuar disaformacione kockore në trajtë sqepash të zogut. Spondiliartroza sjell si pasojë ngacmime të formacioneve që ndodhen pranë tyre, siç janë nervat enët e gjakut e muskujt. Kjo sëmundje favorizohet nga pozicioni i trupit e po ashtu edhe nga korentet e ajrit, lagështira etj. Në rastin tuaj, ju vuani nga një spondiliartrozë e qafës (cervikale), që lidhet e favorizohet edhe me pozicionin e kokës dhe të qafës, prandaj me të drejtë, nga ajo vuajnë sidomos nëpunësit, studentët, apo nxënësit etj. Kjo dukuri është më e shpeshtë edhe në mosha të reja, sepse kjo sëmundje shfaqet si rregull, pas moshës 40-45 vjeçare. Konkretisht, ju vuani nga spondiliartroza e qafës e cila jep dhimbje koke të karakterit rëndues, marrje mendsh e mpirje, ose rëndim të krahëve e ulje të forcës në to.
– Kjo sëmundje, pra, spondiliartroza, zbulohet me anë të radiografisë të qafës, që vë në dukje praninë e saj. Në këto raste, krahas mjekimit, rëndësi kanë edhe masat parandaluese, siç janë pozicioni korrekt kur punohet, fjetja me jastëk shumë të lartë, shmangia e “kërcitjeve”, ose mosekspozimi në ambiente ku ka korente ajri, apo diferenca temperature etj. Po ashtu, në momente të caktuara kur spondiliartroza është e acaruar (pra, ka dhënë shqetësime, si: Marrje mendsh, dhimbje koke, mpirje e rëndime të krahëve etj.), si mjekim, i cili duhet bërë në konsultim me mjekët specialistë (reumatologë e neurologë), mund të përdoret, krahas qaforeve, (apo korseve të qafës), në varësi të shkallës së spondiliartrozës dhe profesionit, krahas procedurave fizioterapeutike, edhe ky mjekim:
1. Stugeroni 25 mgr. 3 x 1 në ditë, pas buke.
2. Sol voltareni 3 ml. 1 ampulë të bëhet në tule.
3. Sol Magz 10 ml. 1 ampulë të pihet pas buke çdo ditë, me pak ujë.
4. Sol Dexametazonë 4 mgr. 1 ampulë çdo 2 ditë, në tule.
5. Sol Neurobioni 2 ml., ampulë në tule.
6. Vasoseren, 24 mgr 2 x 1 koërr.
Ky mjekim mund të merret për 10-15 ditë dhe mendoj se ju do të përmirësoheni, por më shumë rëndësi kanë masat parandaluese, që kanë të bëjnë me pozicionin dhe shmangien e korenteve të ajrit etj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Olgera Lleshaj ironizon koleget!

Next Post

Luani sulmon zbutësin në arenë, për... xhelozi!

Advertisement