Ku është Big Mama që këndonte “Kot e kot” në edicionet e para të Top Festit, ajo Big Mama e shakave dhe batutave dhe e masës XXL?! Duket se ajo tashmë është shndërruar në small mama, pasi u bë ca kohë që i ka vënë qëllim vetes të dobësohet dhe, ndryshe nga ç’ka qenë, të japë përshtypjen dhe paraqitjen e vajzës seksi. E tillë është paraqitur edhe në festivalin “Zhurma shou” që u zhvillua së fundi në Kosovë. E veshur me një fustan të kuq, të shkurtër, që lejonte të dukeshin linjat e trupit të saj tashmë më të skalitur, Big Mama ka kaluar në tapetin e kuq ku ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve dhe të fotografëve përreth. Por neve na pëlqente më shumë ajo Bigu që ka qenë, ndaj i themi: Shëndoshu përsëri se te shëndeti, qëndronte edhe origjinaliteti dhe çdo gjë e sforcuar ndoshta nuk është gjëja e duhur për t’u bërë, pavarësisht dukjes ndryshe..
Advertisement