Muzikantët
Kapiteni u drejtohet rekrutëve të rinj:
– Kush nga ju është ekspert në muzikë?
Ngrenë dorën katër-pesë djem. Kapiteni, i kënaqur:
– Shumë mirë. Hajdeni me mua… duhet të çojmë një piano në katin e katërt…
Nëse…
Ajo: – Nëse unë do të vdisja papritur, ti, do të martoheshe prapë?
Ai: – Sigurisht që jo…
Ajo: – Pse jo? Nuk qenke i kënaqur me martesën?
Ai: – Ok, do të martohesha, nëse ty do të të pëlqente kështu…
Ajo, e trishtuar: – Ah, do të martoheshe… dhe do të flije me të në dhomën tonë?
Ai: – Po ku të flemë tjetër?
Ajo: – Dhe do të zëvendësoje fotot e mia me fotot e saj?
Ai: – Besoj se po… sigurisht…
Ajo: – Dhe do ta lije atë të ngiste makinën time?
Ai: – Ah, jo, nuk mundet sepse nuk ka patentë…
Seksi i sigurtë
– Ç’do të thotë seks i sigurtë?
– Të mos tregosh emrin dhe adresën…
Lajmi fantastik
– Doktor, kam ardhur t’ju jap një lajm fantastik: Pas pesë vjet vuajtjesh, u shërova nga nervi shiatik. Dhe, e gjitha kjo, falë këshillës suaj që të bëja dashuri me gruan time të paktën tri herë, çdo mbrëmje… Ju lutem, më thoni, si ju lindi kjo ide e jashtëzakonshme?
– Epo… – përgjigjet mjeku, pak i vënë në siklet – Nuk ma lejon sekreti profesional, ama, po ju rrëfej se edhe unë kam vuajtur nga nervi shiatik gjashtë vjet më parë, deri në momentin kur gruaja juaj nisi të kurohej këtu tek unë…
Takimi
– Sot, u shkëmbeva me burrin tënd në rrugë, por ai nuk më pa…
– Po, po, ma tregoi…
Parashuta
Një burrë hidhet me parashutë, por në momentin që do ta hapte, parashuta nuk hapet. Atëhere ai merr manualin dhe lexon: “Tërhiqni levën A”. Tërheq levën A, por parashuta nuk hapet… Lexon edhe një herë instruksionet: “Nëse nuk funksionon, tërhiqni levën B”. Ai e tërheq levën B, por parashuta prapë nuk hapet. U rikthehet instruksioneve: “Nëse as leva B nuk funksionon, shkoni në faqen e fundit”. Parashutisti hap me të shpejtë faqen e fundit sepse nuk i ka mbetur shumë kohë dhe aty lexon: “I nderuar qoftë kujtimi yt…”…
Biseda
Një kamionist, i rrëfehet shokut të tij:
– Sapo arrij në shtëpi, i shqyej mbathjet e gruas…
– Uau, kaq i eksituar je?
– Jo, mor burrë, por më rrinë shumë të ngushta…