Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A shkakton dhimbje muskujsh mungesa e kolagjenit?

– Kam dëgjuar të flitet shumë për kolagjenin, mungesa e të cilit në trupin tonë bën që të kemi më shumë dhimbje, sidomos te muskujt. Unë stërvitem rregullisht në një palestër dhe përgjithësisht, kam formuar trupin që dëshiroja. Problemi është se kam filluar të kem shumë dhimbje muskujsh. Një doktor që e pyeta, më tha se më është dëmtuar kolagjeni. Ku gjendet kolagjeni në ato që konsumojmë? Dhe, a është e vërtetë që mungesa e tij shkakton dhimbje muskujsh?

Mario, instruktor: – Doktori me të cilin keni biseduar rreth shqetësimit tuaj, ju ka thënë të vërtetën. Kolagjeni është një lloj proteine e cila ka një ndikim shumë të madh te muskujt, enët e gjakut, indet lidhëse, ligamentet dhe te lëkura. Kolagjeni zë pothuajse 25 % të të gjitha proteinave të trupit dhe shpesh, mungesa e tij, sidomos në muskuj, bën që personi të ketë dhimbje herë pas here, siç ju ka ndodhur edhe juve. Rigjenerimi i kolagjenit mund të bëhet me një regjim ushqimor, duke marrë vitamina, minerale dhe suplementë që përmbajnë kolagjen. Kolagjenin mund ta gjeni kryesisht te këto ushqime:

– Peshku, i cili përmban niacine ose ndryshe vitaminën B3, e cila ndikon në rritjen e kolagjenit. Po kështu, kolagjen ka edhe toni, salmoni, troftat dhe farat e lulediellit.

Advertisement

– Pula përmban një aminoacid të quajtur lysine, i cili është burim për rigjenerimin e kolagjenit. Lysinë përmban dhe mishi i gjelit, djathi parmixhano, thjerrëzat, arrat, sardelet, soja dhe vezët.

– Nga frutat, më shumë kolagjen përmban portokalli, i cili ka vitaminë C. Kjo vitaminë lufton radikalet e lira që janë përgjegjëse për rrudhat dhe plakjen e shpejtë, por edhe për ripërtëritjen e muskujve. Ai riparon dhe tendos strukturën e lëkures, muskujve, ligamenteve dhe indeve. Pamjaftueshmëria e vitaminës C, sjell një lëkurë të thatë dhe problematikë, artrit i cili shkatërron kolagjenin. Ka edhe fruta të tjera që përmban kolagjen, siç janë luleshtrydhet, papaja, limoni dhe kivi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrres tuaj...

Next Post

E dhunon dhe e kërcënon i shoqi...

Advertisement