Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A jep alergji qumështi i gjirit?

– Jam një nënë e shqetësuar për vajzën time 15 muajshe. Ajo kaloi një grip të lehtë dhe vetëm me çajra, sikur u përmirësua, por tani shoh që ka vazhdimisht kollë, gjë që më shqetëson. Kur kollitet, ka gëlbazë të bardha dhe sytë i bëhen gjithë sklepa, aq sa mezi ia pastroj. Mos vallë ka ndonjë alergji, sepse vë re që kur e ushqej, i skuqet pak kraharori? Ka edhe lotim sysh dhe ndonjëherë i thahet kaq shumë fyti, saqë më duket sikur mbytet kur kollitet. Mos vallë i jep alergji qumështi i gjirit? Çfarë ilaçi t’i përdor? Çfarë analizash duhet t’i bëj vajzës sime?

Dr. Mira Xhixha, alergologe: – E nderuar zonjë, vajza juaj 15 muajshe nuk ka mundësi të ketë alergji nga qumështi i gjirit. Po të ishte alergjike nga qumështi i gjirit, këtë do ta kishte shfaqur që në moshë akoma më të vogël. Problemet e vajzës tuaj me kollën, lotimin e syve dhe skuqje të lëkurës të cilat kanë vazhduar pas një gripi, duhen konsultuar dhe analizuar në drejtim të alergjive që vijnë nga mjedisi i banimit, ajri dhe më shumë, nga ushqimi. Pra, ju rekomandoj sa më shpejt një konsultë me mjekun alergolog më të afërt për të përcaktuar llojin e alergjisë (nëse ajo konstatohet) që të marrë më pas mjekimet dhe rekomandimet e nevojshme për parandalimin e problemeve kronike të alergjisë. Me respekt, Dr. Mira.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A përfitoj pension invaliditeti?

Next Post

A beson vërtetë?

Advertisement