Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

10 teknika për të komunikuar më mirë në shoqëri

Ke 10 minuta që sheh atë bionden që në shoqëri, duket si peshku në ujë? Nuk ka qëndruar vetëm asnjë minutë gjatë gjithë festës, gjithmonë e rrethuar me njerëz, duket se ka tërhequr vëmendjen e publikut të saj, megjithëse bën vetëm biseda të zakonshme? Nuk duket si topmodele, as nuk ka marrë çmimin Nobel… atëhere, si arrin t’ua tërheqë vëmendjen të tjerëve? Përgjigjen e kemi ne: E vetmja gjë që bën është përdorimi i disa teknikave efikase të komunikimit, sepse, kur shprehesh me siguri, dukesh më interesant në sytë e të tjerëve. Në fakt, këto janë teknika që mund të mësohen! Më poshtë, do të të propozojmë 10 teknika të pagabueshme për t’u shndërruar në një eksperte të komunikimit…

TEKNIKA 1: TË FILLOSH NJË BISEDË
Objektivi: Në një festë, në shtëpinë e saj, shoqja jote të prezanton komshiun e saj. Ideja është të dish ç’të thuash pas fjalëve hyrëse të prezantimit dhe të mos ngelesh me gojën kyçur, duke krijuar një heshtje të rëndë.
Gabimi që duhet të evitosh: Nuk duhet të të kapë paniku dhe t’i bësh presion vetes që në atë moment të gjesh një replikë interesante dhe të duhur për ta thënë, sepse e rëndësishme nuk është aq ajo që thua, por mënyra si e thua. Evito ankesat e shumta, mos ji agresive, e pakëndshme apo negative, sepse do të të quajnë tip të mërzitshëm.
Çfarë duhet të bësh?
1. Hyr në bisedë, pyete si e njeh të zonjën e festës, nga është, ku punon… Nuk ka rëndësi shumë se për çfarë flet. Mbi të gjitha, mos u shqetëso nëse flet për gjëra banale, të jetës së përditshme.
2. Fol me një ton zëri të këndshëm: Gjithçka është çështje muzike, melodie… Fjalët e tua jo vetëm që duhet të jenë të këndshme, por edhe duhet të tingëllojnë të tilla në vesh. Për të arritur këtë, mundohu të kapësh tonin e bashkëbiseduesit tënd dhe ta imitosh. Objektivi: Ta bësh atë të ndjehet mirë duke ndarë me ty gjendjen e tij shpirtërore.
Një plus: Vër një aksesor që të tërheqë vëmendjen: një varëse të madhe, një palë syze, diçka që të të bëjë të dukesh e modës! Kjo do të tërheqë vëmendjen e bashkëbiseduesit dhe do të përbëjë një temë bisede për të.

TEKNIKA 2: TË FUTESH NË BISEDË
Objektivi: Në vend që të rrish vetëm dhe afër tavolinës së koktejlit, me gotën tënde në dorë, mundohu të futesh në atë grupin që duket se po zbavitet. E keqja është se nuk njeh asnjeri në të…
Gabimi që duhet të evitosh: Të futesh me forcë në grup, duke ndërprerë bisedën për t’u prezantuar. Rrezikon të dukesh e pasjellshme, duke ndërprerë një bisedë.
Çfarë të bësh?
1. Afroju drejtpërdrejt grupit dhe qëndro te “porta”; me një fjalë, qëndro në rrethin e jashtëm dhe mundohu të kapësh fragmente bisede.
2. Sapo të gjesh mundësinë më të vogël, futu në bisedë: “Më fal, vura re që po flisnit për filmin e fundit të Vudi Alenit. E ka parë ndonjëri prej jush? Po pyesja veten nëse ia vlen ta shohësh…”.
Një plus: Nëse vë re që biseda ngec dhe ti nuk je e frymëzuar, përdor trukun e “atyre”, pra, përsërit fjalët e fundit të shqiptuara nga bashkëbiseduesi, në mënyrë që “ta marrësh topin në anën tënde”, që të jetë tjetri ai që do ta vazhdojë bisedën. Për shembull, ai thotë: “Mbrëmë shkuam për darkë jashtë”. Ti: “Në një restorant?”, Ai: “Në një restorant italian, ku bëjnë ca gatime të papara”. Ti “Vërtet?”. Ai: “Po, i gatuajnë makaronat në një mënyrë që s’e kam parë asgjëkundi…” dhe kështu vazhdon biseda.

Advertisement

TEKNIKA 3: TË BËSH PREZANTIMET
Objektivi: Ke ditëlindjen dhe do që të gjithë të zbaviten, përfshi edhe shoqen tënde të tetëvjeçares, Gresën, e cila nuk njeh asnjeri në festë. Misioni yt është t’i prezantosh disa të ftuar të përzgjedhur, me të cilët mund t’i “hahet” muhabeti.
Gabimi që duhet të evitosh: Të mjaftohesh me një prezantim të thjeshtë: “Mario, të prezantoj Gresën. Gresa, ky është Mario”. Me një prezantim të tillë, ata do ta kenë të vështirë ta fillojnë bisedën.
Çfarë të bësh? Kur të bësh një prezantim, informohu për personat që prezanton. Për shembull: “Gresa, ky është Mario, është avokat. Kjo është Gresa, shoqja ime më e ngushtë e shkollës, që vazhdon për… ose: që ka ardhur për disa ditë në qytet…”. Me këto detaje personale, Gresa dhe Mario mund të fillojnë të flasin për diçka.
Një plus: Nuk është e detyrueshme të flasësh për profesionet e personave që po prezanton dhe jo gjithmonë është e këshillueshme kjo gjë. Nëse preferon, mund të flasësh për aftësitë ose pasionet që kanë…

TEKNIKA 4. TË FLASËSH PËR PUNËN
Objektivi: 99% e njerëzve që njohim na bëjnë sistematikisht të njëjtën pyetje: “Çfarë pune bën?”. Për këtë arsye, është mirë të jesh e përgatitur për t’u përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme. Kështu, mund të përfitosh edhe nga mundësitë profesionale që mund të dalin gjatë bisedës.
Gabimi që duhet të evitosh: Të mjaftohesh duke thënë: “Punoj në një agjenci imobiliare”. Nuk do të arrish asnjë përfitim me këtë përgjigje, sepse nuk do të sjellë asgjë; bashkëbiseduesi yt do ta ketë harruar për 10 minuta.
Çfarë të bësh? Ashtu siç do të bëje për të prezantuar CV-në tënde në një intervistë pune, me një ose dy fraza, fol për përparësitë e profesionit tënd. Për shembull, mos thuaj: “Jam këshilltar financiar”, por “Ndihmoj njerëzit për të investuar mirë paratë e tyre”. Këtë përgjigje duhet ta mësosh që më parë. Rezultati: Një përgjigje më e gjallë, më konkrete dhe bashkëbiseduesi yt do ta mbajë mend.
Një plus: Kjo teknikë vlen edhe për gjërat e tjera: Pasionet, aftësitë, aktivitetet e tua… Për t’i ngjallur simpati tjetrit, krijoji një vizion pozitiv të jetës tënde, që të mund t’i interesojë.

TEKNIKA 5: T’I TREGOSH DIKUJT QË JE NË NJË MENDJE ME TË
Objektivi: Ke 10 minuta që flet me kushërirën e shoqes tënde të ngushtë dhe mendon: “Sa simpatike, sa ngjajmë”. Është e qartë se ju mund të jeni shumë mirë shoqe të ngushta. Si mund t’ia shprehësh këtë ndjesi?
Gabimi që duhet të evitosh: T’i bësh një deklaratë miqësie të parakohshme. Rrezikon ta trembësh dhe ajo të ikë.
Çfarë të bësh? Tregohu më me takt. Ideja është të bindësh në mënyrë të pandërgjegjshme Enxhin. Mënyra për t’ia arritur është të flasësh gjuhën e saj. Tregohu e vëmendshme për fjalorin, fjalët e shprehjet që ajo përdor dhe mundohu t’i riprodhosh në bisedën tënde. Kështu, do t’i tregosh se bëni pjesë në të njëjtin grup dhe ajo, automatikisht, do të ndjehet më afër teje.
Një plus: T’i përshtatesh fjalorit të saj është gjithashtu çështje respekti. Nëse ajo thotë se është “asistente drejtorie” dhe ti e prezanton thjesht si “sekretare”, mund ta bësh të ndjehet me turp.

TEKNIKA 6: TË FLIRTOSH
Objektivi: Të shprehësh admirimin për dikë, duke i bërë një kompliment të sinqertë shefit, mikut, partnerit, partneres…
Gabimi që duhet të evitosh: T’i bësh një kompliment të drejtpërdrejtë një personi kur je përballë tij, mund të dukesh pak pa takt…
Çfarë të bësh? Përdor delikatesën, mos ia bëj komplimentin drejtpërdrejt, por me metodën “fjala nxjerr fjalën” dhe drejtoju një të treti që e njeh, për t’i thënë çfarë mendon për të. Për shembull, thuaji shoqes tënde Silvës, që miku i saj, Andi, u tregua shumë i këndshëm në festën e fundit… Mesazhi do t’i transmetohet menjëherë mikut të saj. Ai do të ndjehet i mikluar, por edhe i vlerësuar dhe, veç të tjerave, do të ketë përshtypjen se ti do të krijosh një imazh të mirë të tij te të tjerët, kështu që do të ndjehet dyfish mirënjohës. Të gjitha këto janë përparësi!
Një plus: Nëse nuk do të dukesh si “i dërguar”, mund t’ia thuash komplimentin me takt dikujt, pa u dukur si kompliment. Për shembull, në mes të bisedës fut një fjali të tipit: “Ty, që ke kaq shije për veshjet, si të duket ky fustan?”

TEKNIKA 7: TË THUASH NJË LAJM TË KEQ
Objektivi: Ta thuash lajmin e keq me takt, pa u bërë e urrejtshme për atë të cilit ia thua.
Gabimi që duhet të evitosh: T’ia japësh lajmin ftohtësisht, pa paralajmërim, ose, edhe më keq, t’ia thuash me ton ironik apo tallës. Rrezikon që ai të cilit ia thua lajmin, të zemërohet me ty, pavarësisht se ti vetëm po ia komunikon.
Çfarë të bësh? Ekzistojnë shumë gjëra që duhet t’i kesh parasysh: Simpatia, ndjeshmëria, mirëkuptimi. Vihu në vend të bashkëbiseduesit tënd dhe mos ngurro t’i thuash se sa keq të vjen që po ia jep këtë lajm. Për shembull: “Më vjen keq të ta them, por mendoj se filani nuk do të lidhet me ty. Kohët e fundit është sjellë në mënyrë pak të çuditshme. Mendoj se nuk është për ty…”. Kështu, të paktën, do të zbutësh një situatë që mund të jetë e pakëndshme për personin tjetër.
Një plus: Shoqëroje bisedën tënde me gjestet e përshtatshme: Merr pamje të shqetësuar, trego që ndjehesh afër tij/saj, sinjale që bashkëbiseduesi yt do t’i vlerësojë, pa dyshim.

TEKNIKA 8: TË ARRISH ATË QË DO
Objektivi: Të arrish të të bëjnë një nder, një shërbim ose të marrësh një përgjigje pozitive nga bashkëbiseduesi. Për shembull, do t’i kërkosh shefit një pasdite të lirë për të shkuar me një shoqe në festë…
Gabimi që duhet të evitosh: Ta pyesësh shefin sikur të mos jetë asgjë: “A mund ta bëj pushim të premten në darkë?”. Kjo mund të bëjë të dukesh keq, sepse e bën të mendojë nëse ka nevojë për ty, apo jo… Me këto fjalë, nuk je duke e çuar në një drejtim të mirë…
Çfarë të bësh? Vihu në vendin e tij. Mos fol për vete, por për të: “Shef, mund të bësh pa mua të premten që vjen?”. Për shkak të krenarisë, ai do të përgjigjet pozitivisht. Në formë të përgjithshme, është mirë t’i flasësh për vete kur i bën një peticion. Kështu, do të tërheqësh vëmendjen e tij, do të luash me krenarinë e tij dhe do të evitosh që të mendojë nëse do ta prekte ajo që po i kërkon.
Një plus: Ky truk shërben edhe për komplimentet. Më mirë t’i thuash: “Dukesh shumë bukur me këtë bluzë” sesa “Më pëlqen bluza jote me vija”.

TEKNIKA 9: TË DISH TË FALËNDEROSH
Objektivi: Të falënderosh shoqen e punës që të ka bërë një dhuratë ose partnerin se të ka ftuar për darkë.
Gabimi që duhet të evitosh: T’i thuash thjesht “faleminderit”, pa shtuar asgjë. E përdorim kaq shpesh këtë fjalë në jetën e përditshme, sa tani askush nuk i kushton më vëmendje. Kështu, mund të humbasë domethënien nëse nuk ia thua në formë më të plotë.
Çfarë të bësh? Për të evituar një “faleminderit” të thatë, ji më e saktë përsa i përket arsyes së mirënjohjes tënde. Ne falënderojmë “për diçka”. Në praktikë, do të ishte: “Faleminderit zemër për këtë darkë të mrekullueshme”. Duket si budallallëk, por është efikase!
Një plus: Kjo teknikë do të tërheqë vëmendjen e bashkëbiseduesit. Mundohu t’i thuash “faleminderit” kolegut të punës që të sjell kafe në mëngjes: “Faleminderit që më solle kafen”.

TEKNIKA 10: TË KRIJOSH PËRSHTYPJE TË MIRË NË TELEFON
Objektivi: Kontakti i parë telefonik i krijon bashkëbiseduesit një imazh për personin me të cilin po flet.
Gabimi që duhet të evitosh: T’i flasësh sikur e ke para sysh, me respekt dhe mirësjellje sepse bashkëbiseduesi yt nuk mund ta perceptojë atë që nuk e sheh dot; gjestet, buzëqeshjen, mimikën, me një fjalë, gjuhën e trupit.
Çfarë të bësh? T’i kthesh gjestet në fjalë, t’i zëvendësosh. Për shembull, për të shprehur një buzëqeshje, t’i thuash: “Sa zbavitëse!”. Nëse habitesh, mos ngurro t’ia thuash me fjalë dhe, për t’i tërhequr vëmendjen bashkëbiseduesit, përmendja emrin.
Një plus: Mos ngurro as ta teprosh në shprehje, në një masë prej 30% më shumë, pasi kjo është mënyra më e mirë për t’i transmetuar tjetrit atë që ndjen.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nuk arrij ta dalloj orgazmën

Next Post

Si më morën 3 mijë euro për një punë në shtet!

Advertisement