Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
9 gjëra që duhet të bëni për tiroiden
10 mendime gjatë seksit… (të gjithë i kemi patur, të paktën një herë!)
Ndryshimet orbitale në Misionin SVVARM

10 mendime gjatë seksit… (të gjithë i kemi patur, të paktën një herë!)

Që u krijua bota, meshkujve dhe femrave u është dashur të bashkëjetojnë për të mirën e species sonë, por qëkur homo sapiens hapi gojën për të folur, gjuha e meshkujve dhe ajo e fermave kanë marrë dy rrugë evolucioni të ndryshme. Fakti që flasim të njëjtën gjuhë nuk do të thotë se u japim të njëjtën peshë fjalëve, as që ato kanë të njëjtën domethënie. Literatura, kinematografia, piktura, çdo formë arti është plot me shembuj keqkuptimi mes burrave dhe grave. Për këtë arsye, në marrëdhëniet me seksin tjetër nganjëherë është mirë ta mbash gojën mbyllur, sepse për një bashkëjetesë të mirë, nuk janë aq fjalët, sesa domethënia e tyre ajo që ka rëndësi… Të gjithë, si burrat, ashtu edhe gratë, ka pasur situata që i kanë menduar gjërat për të cilat shkruajmë më poshtë. Ja, cilat kanë qenë ato:

1. Domethënë, kjo ishte një orgazmë?!
Ai: Ca dridhje më shumë, një kontraktim më i fuqishëm, me një fjalë, një burrë në shtrat është gati të marrë gjithçka për orgazmën e partneres së vet. Pavarësisht nëse do të shkojë më pas t’u lëvdohet shokëve të vet, apo jo, një burrë zbret në fushë gjithmonë për të bërë gol… pak rëndësi ka nëse topi është futur vërtet në portë; mjafton të ekzaltohesh.
Ajo: Dhëmbët që shtrëngohen, sytë që zgurdullohen, fytyrë e kontraktuar, aq qesharake sa ai duket si një aktor Hollivudi… që luan në filmin “Planeti i majmunëve”.
2. Këtë duhet ta mbaj mend
Ai: Një gjoks i mbushur, të pasme prej modeleje, gjatë seksit burri vështron çdo centimetër të trupit të partneres. Këto foto ai i ruan në mendje dhe i shërbejnë për t’u eksituar më pas.
Ajo: E keni parasysh atë që thoshte mësuesja e fillores “Është i zoti, por nuk studion sa duhet?”. Në këtë rast, është e kundërta: Impenjimi i partnerit nuk mund të mohohet, por nuk arrin atë që duhet. Në këto raste, është mirë të shfrytëzosh kohën për të menduar diçka praktike, si për shembull: “Duhet të paguaj faturën e dritës”.
3. Mendo për…
Ai: Burrit i pëlqen kaq shumë të luajë, sa do që “ndeshja” të mos mbarojë kurrë. Është njësoj si në fushë, kur trajneri e thërret për ta zëvendësuar dhe ai bën sikur nuk dëgjon. Ashtu edhe në shtrat, kur arrin momenti, ai bën gjithçka për të fituar akoma disa minuta.
Ajo: Kur vrapon bashkë me Usain Bolt është e vështirë të arrish e para në finish, por për fat, në shumicën e rasteve, gara është një vrap kokë më kokë. Pikërisht kur gruaja sheh se partneri i saj është përpara, duhet të gjejë forca për përshpejtimin e fundit. Ajo atëhere imagjinon sikur ka pranë Brad Pitin, ose të dashurin e parë, që nuk e ka harruar kurrë, klasikë të nevojshëm për këtë rast…
4. Jepi, forca…
Ai: Lëvizje prej skizofreni, krevati që është gati duke rënë përtokë dhe pompa, si në palestër. Njohuritë e para për seksin djemtë e rinj i marrin nga pornoja, ku përbërësi sentimental rrallë bën pjesë në skenar, kështu që edhe në jetën e përditshme, në fillim të marrëdhënieve, ata veprojnë në të njëjtën mënyrë. Megjithatë, mos u shqetësoni, janë të rrallë ata që mbeten në këtë stad.
Ajo: Lëvizje sensuale, më shumë një valle barku në unison, sesa një matrapik. Kënaqësia femërore nuk është (vetëm) çështje mekanike, por sidomos psikologjike. Edhe për vajzat është çështje filmi, por i një zhanri tjetër. E keni dëgjuar filmin “Ghost”, me Demi Mur dhe Patrik Suejz?
5. Ta marrë djalli!
Ai dhe Ajo: Kur arrin të mendosh “ta marrë djalli”, nuk ke çfarë nënkupton, situata është e qartë. Në mënyrë figurative, nëse shkopi i flamurit nuk bën punën e shkopit, flamuri nuk mund të ngrihet! Të dyja palët janë në shtrat për të njëjtën arsye, prandaj të dy mbeten keq pas kësaj, por nuk duhet dramatizuar situata. E mbani mend Rosella O’Harën, te filmi “Bashkë me erën”? Nesër është një ditë e re.
6. E bëjmë ndryshe
Ai: Njeriut i pëlqen rutina dhe rrallë e koncepton fantazinë në jetën e përditshme, përveçse nëse është artist. E njëjta gjë ndodh edhe në seks, e vështirë të largohesh shumë nga 15 pozicionet e para të Kamasutrës. Është pak a shumë si me një ari, të cilit i pëlqen të hyjë në letargji në të njëjtën shpellë, me disa përjashtime, kur hyn nga dera e pasme…
Ajo: Filma si “An Officer and a Gentleman”. apo “Pretty VVoman” janë ata që ndezin fantazitë erotike femërore. Për të ndezur pasionin e gruas në çift nuk ka gjë më stimuluese sesa të luash role, me një këshillë të vetme: Nëse doni të visheni si oficer marine, të paktën sigurohuni se jeni të aftë të përballeni me Riçard Girin (në filmin e parë). Të paktën, pjesërisht…
7. Kjo ishte e gjitha
Ai: Pas 12 punëve të lodhshme (si ato të Herkulit), si për shembull: Ta shoqërosh partneren për të bërë pazar, të dëgjosh shpërthimet e saj në telefon, ose të shohësh një film romantik, çdo burrë pret një shpërblim, por nganjëherë 12 punët marrin rolin e shlyerjes së një gabimi, si për Herkulin. Karmë e keqe?
Ajo: Kur një burrë paraqitet para tej me dhurata dhe makinë të modelit të fundit, për disa bien zilet e alarmit, për të tjera, jo. Fakt është se kur një burrë bën shumë premtime dhe nuk i mban, zhgënjimi është i madh…
8. Po ky, çfarë ka ndërmend?!
Ai: Seks i rastësishëm, apo seks rutinë, ka momente kur ai mendon se i ka parë të gjitha. Por nuk është kështu dhe surpriza është pothuajse gjithmonë sinonim i kënaqësisë.
Ajo: Grave u pëlqen të bëjnë seks me partnerin e tyre, të bëjnë seks po aq sa edhe burrat, por ashtu si burrat, ka raste që gratë duan të bëjnë seks në mes të natës, ose vetëm për vetëm dhe në këtë moment është mirë të nxjerrësh nga sirtari (ose nga cilindri) lepurushin…
9. Poooo!
Ai dhe ajo: Ndodh rrallë, por për fat, ndodh më shpesh te çiftet që e njohin mirë njëri-tjetrin. Kur e arrijnë të dy orgazmën në të njëjtin moment, kënaqësia është e jashtëzakonshme, së pari sepse orgazma është një nga kënaqësitë më të mëdha në botë dhe së dyti, është bukur ta ndash me dikë që e dashuron… Ç’mund të kërkosh më shumë nga jeta?
10. Qepe gojën
Ai: Meshkujve u pëlqejnë fjalët e ndyra dhe u pëlqen edhe që të relaksohen në divan, me partneren para këmbëve, të dy të mbështjellë në këtë heshtje që vetëm një moment i tillë mund ta dhurojë. Me dy fjale: Seks oral.
Ajo: Grave u pëlqen kur është burri ai që e merr nismën. Ndjesia e të qenit e dominuar, në sensin më mbrojtës të kësaj fjale, pa zbritur më pas në nuancat e grisë… është një çështje natyrale, bile primitive. Problemi është kur ai e ekzagjeron me sharje të ndyra si ato të rrugës, që duhet të eksitonin… sipas tij.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

9 gjëra që duhet të bëni për tiroiden

Next Post

Ndryshimet orbitale në Misionin SVVARM

Advertisement