Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Kë ka kapur policia sot?
10 gjëra intime që një grua nuk duhet t’i mbajë sekret  (dhe kujt duhet t’i flasë për to)
Kam vazhdimisht dhimbje koke

10 gjëra intime që një grua nuk duhet t’i mbajë sekret  (dhe kujt duhet t’i flasë për to)

Përsa i përket seksualitetit, ka plot gjëra që ia beson shoqes së ngushtë, sepse ajo mund të të japë plot këshilla dhe nuk ua thotë ato të tjerëve. Ka edhe gjëra pastaj që gabimisht i mban për vete, duke menduar se të ndodhin vetëm ty, bile duke u ndjerë pak e turpëruar. Ja, pra, 10 gjëra intime që asnjë grua nuk duhet t’i mbajë sekret dhe… personi të cilit duhet t’ia thotë.

1. Numri i partnerëve seksualë
Ti ke frikë mos të gjykojnë nëse ke pasur shumë partnerë, apo të tallin, nëse nuk ke pasur. Ka dy raste: Ose ke një shoqe të ngushtë, së cilës mund t’i rrëfesh dyshimet e tua, ose nuk ke. Në këtë rast, nëse ndjehesh vërtet keq në lidhje me këtë çështje, më e mira është t’i drejtohesh një psikologu, i cili do të të ndihmojë të kuptosh se numri i partnerëve seksualë është një çështje personale.
Me kë të flasësh? Me një shoqe të ngushtë, ose me një psikolog

2. Nëse ke bërë seks pa prezervativ, qoftë edhe një herë
Në rregull, të kanë ardhur menstruacionet (ose ke bërë një test shtatzanie që ka dalë negativ) dhe ti je e qetë, por mos harro se prezervativët nuk janë vetëm një mjet kontraceptiv. Ata, së pari, janë një mburojë kundër SST. Kështu, bëj analizat e duhura!
Me kë të flasësh? Me gjinekologun, ose me doktorin e familjes.

Advertisement

3. Nuk arrin dot orgazmën
Nuk është turp të mos e arrish orgazmën. Sipas statistikave të shumta, vetëm 30% e grave e arrijnë orgazmën vaginale. Të tjerat, që nuk e kanë këtë privilegj, nuk e kanë gjetur ende mjetin me të cilin të arrijnë qiellin e shtatë. Por, kjo anorgazmi mund të fshehë edhe një problem shëndeti, të cilin është mirë ta zbuloni duke shkuar te një specialist.
Me kë të flasësh? Me gjinekologun ose një seksolog.

4. Nëse kanë abuzuar me ty seksualisht
Mos e mbaj këtë traumë për vete dhe, mbi të gjitha, ki parasysh se nuk është faji yt dhe që ti je viktima. Mund të flasësh me një shoqe në fillim; ajo mund të të ndihmojë të ankohesh në polici, një etapë e domosdoshme që keqbërësi/t të zbulohen dhe më pas, ti të mund të rindërtosh jetën tënde. Gjithashtu, mund t’i drejtohesh një psikologu.
Me kë të flasësh? Me policinë, një psikolog, një shoqe.

5. Nëse të del gjak pas një raporti
Nëse kjo gjë ndodh vetëm një herë, pas një marrëdhënieje paksa «të egër» dhe bëhet fjalë vetëm për disa njolla, nuk ka nevojë të shkosh te doktori. Mbase mund t’i thuash partnerit të ketë më shumë kujdes herën tjetër. Por, nëse kjo gjë përsëritet shpesh, atëhere është mirë të konsultohesh me gjinekologun, sepse gjaku pas një marrëdhënieje, mund të jetë shenjë infeksioni ose dëmtimi. Më mirë të jesh e siguruar, sesa të rrish me frikë.
Me kë të flasësh? Me gjinekologun, partnerin.

6. Nëse të ngacmojnë seksualisht
Fraza të shkurtra ngacmuese, futje duarsh, propozime këmbëngulëse… Nëse je viktimë e një ngacmimi seksual, duhet të flasësh për këtë. Ki parasysh se nuk është faji yt: Asnjë burrë nuk ka të drejtë të të konsiderojë si prenë e vet dhe të sillet si një gjahtar. Kështu, mund të flasësh me partnerin, ose me autoritetet përkatëse. Sigurisht që mund të konsultohesh edhe me ndonjë shoqe.
Me kë të flasësh? Me partnerin, shoqen, autoritetet përkatëse.

7. Nëse ke dhimbje nga penetrimi
Nuk është turp të kesh dhimbje gjatë penetrimit; kjo nuk tregon se je e ftohtë, apo nuk e do partnerin. Shpesh, shkaqet kanë natyrë mekanike, si për shembull, thatësia vaginale ose pozicioni i mitrës. Gjithashtu, mund të jetë një efekt dytësor i kontracepsionit që përdor. Fol me gjinekologun nëse do të kesh një jetë seksuale të kënaqshme, por informo edhe partnerin, që je e ndjeshme në këtë zonë…
Me kë të flasësh? Me partnerin, gjinekologun.

8. Nëse nuk të pëlqen seksi
Sigurisht, nëse nuk e ke bezdi të flasësh për këtë subjekt, mund t’ia thuash një shoqeje të ngushtë, por nëse të vjen turp, është pa dyshim më e lehtë të flasësh me një person neutral, më pak të afërt, si për shembull, me një psikolog (që mund të të ndihmojë të kuptosh arsyen), ose me një gjinekolog (që mund të të japë këshilla për të mësuar ta pëlqesh, nëse do).
Me kë të flasësh? Me gjinekologun, një psikolog, partnerin, një shoqe…

9. Nëse të vonohen menstruacionet
Arsyet mund të jenë të ndryshme, por të gjitha të shtyjnë të konsultohesh me gjinekologun. Nëse mendon se je shtatzënë, asgjë nuk të pengon (bile këshillohet), të flasësh më parë me partnerin. Nëse amenorreja jote nuk ka lidhje me një shtatzani të mundshme, mund të jetë shenjë e një çekuilibri hormonal, ose e një infeksioni.
Me kë të flasësh? Me partnerin, gjinekologun.

10. Nëse vë re një erë të çuditshme
Sigurisht, nuk është problem higjiene, por një erë e çuditshme e urinës ose e sekrecioneve vaginale. Në përgjithësi, këto janë shenja infeksioni. Kështu pra, harroje turpin ose sikletin dhe shko te gjinekologu. Bëje këtë pa vonesë, pasi një infeksion nuk duhet neglizhuar kurrë.
Me kë të flasësh? Me gjinekologun

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kë ka kapur policia sot?

Next Post

Kam vazhdimisht dhimbje koke

Advertisement