Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vajzës sime i pëlqejnë vajzat!

Jam një nënë e lënduar dhe e vrarë. Sapo kam zbuluar një sekret të tmerrshëm të vajzës sime, që më ka bërë gjysëm njeriu. Nuk di çfarë të bëj. I them vetes se ajo gjithsesi mbetet vajza ime, por është e vështirë, shumë e vështirë…

Kur lindi, Egla ishte një vajzë e bukur dhe shumë e hedhur. Ajo qe fëmija im i parë, ndaj edhe e prita me një gëzim dhe krenari të pashpjegueshme. Kur nisi të rritej filloi të bëhej si djalë harrakat. Rrinte gjithë kohës përjashta duke luajtur, hipte nëpër pemë, luante me djemtë. Në fillim nuk u shqetësova. Mendova se ishte një fazë të cilën e kalojnë të gjithë fëmijët. E kush nuk ka luajtur kur ka qenë i vogël, kush nuk është kacavjerrë e bërë pis gjithandej?! Duke menduar kështu e lashë të bënte atë që donte, por me kalimin e kohës ajo nisi të mbante gjithnjë e më shumë qëndrime mashkullore. Nisi shkollën dhe as në ditën e parë të saj nuk donte të vishte fund. Sa herë e merrja nga klasa, e shihja që gjithnjë qëndronte në mes të meshkujve, madje një herë, mësuesja e saj më thirri urgjent në shkollë, pasi ishte zënë me disa djem të klasës.
Atëhere nisa të shqetësohesha. Egla ishte një vajzë e bukur. Pse të mos ishte edhe ajo si bashkëshoshataret e saj, e qetë, e rregullt dhe vajzërore?! Bisedova për këtë me bashkëshortin tim, por atij nuk i bënte përshtypje.
– Është normale – më tha. – Ka moshën për të luajtur dhe për të bërë çfarë të dojë. Më vonë, nuk do t’i bëjë dot më.
– Po ajo është zënë me djemtë, more! – i thashë.
– Epo kalamaj janë, nuk do të zihen sipas seksit tani! – ma preu shkurt.
Përpiqesha t’i thoja vetes fjalët e tij dhe ta bindja, por ishte e pamundur. Më dukej sikur vajza ime do të rritej dhe do të kthehej në një njeri që nuk do ta afronte njeri. Kur nisi tetëvjeçaren vazhdoi po prapë i njëjti avaz. Rrinte më shumë me djmtë, rrihej me ta, luante futboll, nuk e kishte mendjen fare te mësimet, por edhe kur ia thosha të gjitha këto tim shoqi, ai prapë nuk e vinte ujin në zjarr.
– Po lëre vajzën se mirë është! Mos nxirr bishta kot! – më thoshte.
Por mua ma ndjente zemra që diçka vërtet nuk shkonte siç duhej me të, sepse nisi gjimnazi dhe ajo nuk kishte ndryshuar. E shihja me flokë të shkurtër, me pantallona të gjera e bluza të mëdha dhe më vinte të qaja. Ajo dukej si djalë. Asnjë mashkull në botë nuk do t’ia hidhte sytë.
Në atë kohë nisa të mendoja se ndoshta duhet ta ngacmoja për djemtë. Nëse i pëlqente ndonjëri, mund të përpiqej të dukej sa më e bukur në sytë e tij.
Një pasdite shkova në dhomën e saj. Si gjithmonë, po shihte futboll. I thashë se doja të bisedoja me të dhe ajo nisi të më shihte me habi. Në fakt, asnjëherë nuk kishim biseduar seriozisht bashkë, ndoshta prandaj i dukej e çuditshme kërkesa ime.
– Je mirë mam? – më pyeti.
– Po… vetëm se, dua të flas me ty!
– Për çfarë? – më pyeti.
– Si shkon me shkollën?
– O ma! – u ankua – Të lutem, mos fillo me shkollën…
– Jo, nuk dua të të flas për shkollën, por ti je rritur tani… Je bërë vajzë e madhe. Doja të flisnim, të rrinim pak bashkë…
Nuk po dija se si t’ia thosha. Më dukej aq e vështirë të bisedoja me të!
– Egla, a të pëlqen ndonjë djalë në klasën tënde?
E pashë nga fytyra e saj që ajo qe gjëja e fundit që priste nga unë. Në fillim nuk po fliste, pastaj më tha:
– Jo o ma! Nuk është se… nuk më pëlqen asnjë djalë në klasën time!
– Po jo vetën në klasë… – i thashë. – Është normale që në moshën tënde njeriu të pëlqejë dikë. Unë dhe babi kur kemi qenë në gjimnaz jemi njohur… Ty, nuk të pëlqen asnjeri?
– Ohu, edhe ti! Çfarë janë këto muhabete që më bën?! Nuk dua të flas me ty për djemtë që më pëlqejnë. Është e çuditshme! Unë flas me shoqet jo me mamanë time. Pastaj…
– Pastaj, çfarë? Unë nuk jam njeri i huaj. Jam mamaja jote. Çdo lloj gjëje që të më thuash, unë do ta pranoj. Ti e di që të dua shumë Egla!
– Më premton që nuk do të nxhehesh? – më pyeti.
– Ta premtoj! – i thashë asaj, por vetë nuk isha e bindur. Pse po e bënte kaq të vështirë, kur ishte shumë e thjeshtë?
– Mua nuk më pëlqejnë djemtë ma… fare! Mua… mua më pëlqejnë vajzat!
Në fillim u tremba. Qëndrova disa sekonda pa lëvizur dhe pastaj vrapova për në dhomën time. Kam qarë aty me orë të tëra. Nuk ishte e mundur. Si kishte mundësi që Egla ime, vajza ime e vogël pëlqente vajzat?! Nuk u besoja veshëve dhe syve!
Në darkë vonë, kur e pa që unë nuk do të dilja nga dhoma, Egla erdhi dhe u ul afër krevatit tim.
– O ma, ti më premtove që nuk do të mërziteshe. Unë edhe mund të të gënjeja, por kjo jam unë! Çfarë të bëj? Nuk doja të të shqetësoja, por është mirë që ti ta dish, kështu nuk do të presësh nga unë gjëra të kota. Të lutem, mos ia thuaj babit! Do të më vinte turp nga ai…
Pasi më tha kështu, u vesh dhe doli. Ka kaluar një javë nga ajo pasdite dhe unë akoma nuk e kam mbledhur veten. Me Eglën flas shumë pak. Nuk e kemi hapur më atë bisedë. Është si një sekret mes ne të dyjave, por unë e pranoj se kam shumë frikë për atë që do të ndodhë në të ardhmen me time bijë.
Shpresoj që kjo të jetë një fazë kalimtare dhe që çdo gjë të kthehet siç ka qenë, ndryshe për mua do të jetë fundi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shenjat që më bëjnë të mendoj se im shoq është ende fëmijë!

Next Post

Remzie Osmani përgënjeshtron

Advertisement