Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Horoskopi i javës 8 shtator-14 shtator
Torosi takon Al Paçinon. Takimin e radhës ia premton Çiljetës
Ardit Gjebrea vendos rregulla të rrepta

Torosi takon Al Paçinon. Takimin e radhës ia premton Çiljetës

Torosi, një nga ish-banorët e reality shout Big Brother, në një mënyrë apo një tjetër, ka vendosur të jetë herë pas here në qendër të vëmendjes. Dhe kjo, nëse jo për udhëtimet që bën, atëhere për personazhet e huaj që takon. Këtë herë ai ka takuar në Hotel Cipriani në Venecia, aktorin e madh Al Pacino dhe këtë moment e ka fiksuar në një foto, për ta ndarë më pas me të gjithë miqtë në faqen e tij në Facebook. Kjo, sigurisht, ka bërë xhelozë shumë bashkatdhetarë të Torosit, për të cilët Al Pacino është maksimumi, kurse roli i tij prej gangsteri si Toni Montana, një mit. Kushedi sa zili e keni edhe ju Torosin në këto momente, por nuk është çudi sikur ai t’ju sigurojë ndonjë takim me të, pasi edhe Çiljetës i premtoi se herën tjetër do ta takonin bashkë Al Paçinon… Sipas Torosit, ndërsa po kalonte fotot në celular, Al Paçinos i ka tërhequr vëmdendjen fotoja e Çiljetës… Kjo është hera e dytë që këngëtarja vihet në shënjestrën e një VIP-i të huaj, pas ndodhisë me Roberto Cavallin rreth një javë më parë, i cili në njërën nga fotot e saj në Instagram i shkruante që t’i telefonojë. Me sa duket, pas lindjes së Fernandos, Çiljeta ka shpërthyer me të gjithë sharmnin e saj… Epo, le të shpresojmë se do t’i vlejë për ndonjë sukses ndërkombëtar!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Horoskopi i javës 8 shtator-14 shtator

Next Post

Ardit Gjebrea vendos rregulla të rrepta

Advertisement