Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Të kanë gënjyer për seksualitetin?

Në fushën e seksualitetit, ne lexojmë dhe dëgjojmë shumë gjëra, të vërteta apo jo, që e ndërlikojnë shpesh jetën tonë seksuale! Nga njëra anë dëgjojmë se “burrat vetëm aty e kanë mendjen” dhe “e arrijnë çdo herë orgazmën”. Nga ana tjetër, na thonë se “femrat kanë nevojë për seanca të gjata lojërash paraprake” dhe se, “tek ato, orgazma varet vetëm nga truri”. Por, cila është e vërteta? Çfarë dini ju nga dëshira e kënaqësia e meshkujve dhe e femrave? Testoni njohuritë tuaja!

1. Orgazma e femrave varet nga truri
a. E vërtetë
b. E gënjeshtërt
2. Nëse partnerit i ndodh të ketë probleme me ereksionin, domethënë se ai më dëshiron më pak.
a. E vërtetë
b. E gënjeshtërt
3. Të masturbohesh, do të thotë të tradhtosh tjetrin.
a. E vërtetë
b. E gënjeshtërt
4. Mund të jetosh dhe të jesh i lumtur, edhe pa bërë dashuri
a. E vërtetë
b. E gënjeshtërt
5. Burri e arrin orgazmën sa herë ejakulon.
a. E vërtetë
b. E gënjeshtërt
6. Rutina, me kalimin e kohës, e vret dëshirën.
a. E vërtetë
b. E gënjeshtërt
7. Nëse fantazon për dikë tjetër përveç partnerit, atëhere nuk e do këtë të fundit.
a. E vërtetë
b. E gënjeshtërt
8. Që një çift të jetë i lumtur, duhet të bëjë shpesh dashuri.
a. E vërtetë
b. E gënjeshtërt
9. Një marrëdhënie seksuale është e suksesshme nëse arrin orgazmën.
a. E vërtetë
b. E gënjeshtërt
10. Burrat kanë nevojë të bëjnë dashuri më shpesh sesa gratë.
a. E vërtetë
b. E gënjeshtërt
11. Sodomia nuk është një praktikë perverse.
a. E vërtetë
b. E gënjeshtërt
12. Për të arritur një mirëkuptim në seks, duhet t’ia tregosh të gjitha fantazitë e tua partnerit/es.
a. E vërtetë
b. E gënjeshtërt
13. Gratë kanë nevojë për seanca të gjata lojërash paraprake.
a. E vërtetë
b. E gënjeshtërt
14. Kënaqësia që ndjen ose jo gjatë seksit, varet nga partneri/ja.
a. E vërtetë
b. E gënjeshtërt
15. Burrat që ejakulojnë para kohe, mendojnë vetëm për kënaqësinë e tyre.
a. E vërtetë
b. E gënjeshtërt
16. Hera e parë kur bën seks, ndikon në gjithë të tjerat që vijnë më pas.
a. E vërtetë
b. E gënjeshtërt
17. Burrat interesohen më shumë për seksin sesa për dashurinë.
a. E vërtetë
b. E gënjeshtërt
18. I duhet folur partnerin/es për vështirësitë dhe problemet tuaja seksuale.
a. E vërtetë
b. E gënjeshtërt
19. Burrat eksitohen nga pornografia
a. E vërtetë
b. E gënjeshtërt
20. Të gjithë beqarët kanë nevojë për një lodër seksuale
a. E vërtetë
b. E gënjeshtërt
21. Burrat, nga natyra, fluturojnë lule më lule.
a. E vërtetë
b. E gënjeshtërt

Përgjigjet:
1. Përgjigjja e saktë është: E gënjeshtërt.
Kënaqësia femërore nuk varet vetëm nga truri. Megjithëse një pjesë e problemeve seksuale të femrave shpjegohet nga faktorët psikologjikë, edukativë, fetarë apo shoqërorë, shkak për uljen e epshit mund të jenë edhe mosfunksionimi fizik dhe organik.
2. Përgjigjja e saktë është: E gënjeshtërt.
Gratë që përballen me probleme të tilla të partnerit të tyre, shpesh mendojnë se është faji i tyre dhe imagjinojnë se nuk i pëlqejnë më atij, se ai nuk i do më. Megjithatë, nëse një burrë fillon një marrëdhënie seksuale, do të thotë se ai e dëshiron partneren. Pyetja e vërtetë është: Çfarë fsheh ky mosfunksionim? Një problem psikik, apo fizik?
3. Përgjigjja e saktë është: E gënjeshtërt.
Mund të kesh një seksualitet të kënaqshëm me partnerin/en dhe, nganjëherë, të kesh dëshirë të masturbohesh. Nuk ke pse të kesh trup apo të ndjehesh në faj për këtë. Të masturbohesh nuk do të thotë se po e tradhton tjetrin; kjo është një mundësi për të kënaqur veten dhe, pse jo, për të zbuluar mundësi të reja e të fuqishme për të arritur kënaqësinë…
4. Përgjigjja e saktë është: E vërtetë.
Po, ekzistojnë njerëz që nuk kanë kanë patur ose nuk kanë më dëshirë të bëjnë dashuri. Ka çifte ku seksi është dytësor, ose joekzistent. Ka persona që u pëlqen të mos i njohin kurrë kënaqësitë e trupit. Secili prej nesh mund të detyrohet një ditë të kapërcejë një periudhë pak a shumë të gjatë mungese marrëdhëniesh seksuale.
5. Përgjigjja e saktë është: E gënjeshtërt.
Burri mund të ejakulojë pa e arritur orgazmën dhe anasjelltas. Megjithëse ndodhin shpesh në të njëjtën kohë, këto dy fenomene, në realitet, janë të ndryshme. Njëri është thjesht mekanik: Ejakulimi, domethënë, nxjerrja e spermës. Tjetri, orgazma, është njëkohësisht fizik dhe psikik. Ndodh edhe që ejakulimi të jetë i bezdisshëm, ose i shoqëruar me dhimbje për burrin.
6. Përgjigjja e saktë është: E vërtetë.
Kur rutina seksuale fillon të vendoset në një çift, joshja ia lë vendin dalëngadalë indiferencës, partnerët e shohin njëri-tjetrin gjithnjë e më pak, kështu që dëshira pakësohet. Megjithatë, mjafton nganjëherë pak gjë, për të rigjallëruar flakën!
7. Përgjigjja e saktë është: E gënjeshtërt.
Nuk i zgjedhim ne fantazitë tona: Ato janë ëndrra, skenare të dala nga nënndërgjegjja jonë. Kështu, mund të ndodhë të dëshirosh një të panjohur, një koleg/e, një shok/shoqe, një aktor apo një njeri të famshëm në fantazi, pa ndodhur kjo medoemos edhe në jetën reale. Nga ana tjetër, dashuria dhe dëshira janë dy gjëra të ndryshme.
8. Përgjigjja e saktë është: E gënjeshtërt.
Në fushën e seksualitetit, nuk ekzistojnë norma. Nuk ka rëndësi pra nëse bëni dashuri 30, 10 apo vetëm një herë në muaj. E vetmja gjë që ka rëndësi është të ndjeheni mirë me këtë zgjedhje që të dy, ju edhe partneri.
9. Përgjigjja e saktë është: E gënjeshtërt.
Një marrëdhënie seksuale mund të jetë një moment kënaqësie të madhe e mirëkuptimi, emocioni, pa e arritur medoemos orgazmën! Rreziku i diktatit të orgazmës? Të anashkalosh gjithë kënaqësitë e tjera që na ofron seksualiteti.
10. Përgjigjja e saktë është: E gënjeshtërt.
Fakti që eksitimi i burrave është më i dukshëm se ai i femrave, nuk do të thotë se ata kanë nevojë të bëjnë dashuri më shumë sesa femrat. Dy sekset kanë impulse seksuale të të njëjtit intensitet.
11. Përgjigjja e saktë është: E vërtetë.
Ja një praktikë seksuale që mbetet akoma tabu, për faktin se ka për qëllim vetëm kënaqësinë dhe jo lindjen e fëmijëve. Po përse duhet ta cilësojmë si perverse atë dhe personat që përpiqen ta arrijnë kënaqësinë nëpërmjet saj? Përderisa të dy partnerët janë të lirë për ta praktikuar…
12. Përgjigjja e saktë është: E gënjeshtërt.
Të gjithë kemi fantazi. Janë skenare eksituese, por që nuk duhet t’ia tregosh medoemos partnerit. Ka disa prej tyre që zbulojnë gjëra të fshehta të vetes sonë… Atëhere, do të ishte i aftë t’i dëgjonte pa i gjykuar, partneri/ja ynë?
13. Përgjigjja e saktë është: E gënjeshtërt.
Po, është e rëndësishme ta përkëdhelësh tjetrin, ta marrësh shtruar duke e parë, prekur… Megjithatë, lojërat paraprake nuk kanë pse të jetë të pafundme! Nganjëherë edhe vetë femrat kanë dëshirë për një marrëdhënie të shpejtë dhe pa lojëra të tilla…
14. Përgjigjja e saktë është: E gënjeshtërt.
“Nuk ka femra të ftohta, ka vetëm të dashur të paaftë”, dëgjojmë shpesh. Kjo nuk është e vërtetë! Gratë kanë mundësi ta arrijnë orgazmën edhe vetë, pavarësisht nga partneri mashkull, por nëse ato nuk janë të gatshme t’i hapen kënaqësisë, edhe dashnori më i mirë i botës nuk mund të bëjë gjë.
15. Përgjigjja e saktë është: E gënjeshtërt.
Në realitet, shumica e burrave që ejakulojnë shpejt, ndjehen në ankth se nuk arrijnë ta kënaqin partneren e tyre, përpiqen të kontrollojnë veten, kontraktojnë muskujt, gjë që shkakton derdhjen e spermës. Kjo ndodh më shpesh pa ndjerë kënaqësi, sepse ankthi nuk e favorizon asnjëherë orgazmën…
16. Përgjigjja e saktë është: E gënjeshtërt.
Hera e parë është gjithmonë e rëndësishme, qoftë ajo e suksesshme apo e dështuar, por nuk është përcaktuese për të ardhmen e një jete seksuale. Për fat të mirë, për shumë vetë, apo jo?
17. Përgjigjja e saktë është: E gënjeshtërt.
Ja, një ide që është e vështirë të thyhet! Megjithatë, janë gjithmonë e më të shumë në numër burrat që deklarojnë se i japin po aq shumë rëndësi dashurisë dhe ëmbëlsisë… sa edhe seksit. Pastaj, ka shumë prej tyre që dëshirojnë një lidhje jetëgjatë.
18. Përgjigjja e saktë është: E vërtetë.
Moskuptimi ose zhgënjimi seksual mund të jenë burim i një vuajtjeje të madhe. E vetmja mënyrë për ta zgjidhur këtë situatë është të flasësh me partnerin/en. I takon secilit prej nesh të shprehë dëshirat e veta, pritshmëritë, por edhe të dijë të vërë kufij.
19. Përgjigjja e saktë është: E vërtetë.
Një pjesë e madhe e eksitimit seksual të meshkujve kalon nga shikimi. Është logjike, pra, që filmat porno zgjojnë epshin e tyre. Por kujdes, pornografia nuk duhet të bëhet mënyra e vetme që të zgjojë eksitimin e një burri.
20. Përgjigjja e saktë është: E gënjeshtërt.
Sigurisht që jo! Është njëlloj sikur përdorimi i një lodre seksuale të ishte aktivitet kompensues për të plotësuar mungesën e marrëdhënieve seksuale… Jo të gjithë beqarët kanë nevojë për seks. Nga ana tjetër, gratë dhe burrat mund ta arrijnë orgazmën edhe vetë, pa përdorur lodra seksuale.
21. Përgjigjja e saktë është: E gënjeshtërt.
Jo të gjithë burrat janë pre e impulseve që duan t’i plotësojnë. Sigurisht, dëshira është e ndryshueshme dhe merr forma të shumta, por kjo është e vërtetë si për burrat, ashtu edhe për gratë…

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Drenusha Latifi: Nuk hezitoj të tregoj asgjë!

Next Post

Si të stërvitesh për të arritur kënaqësinë?

Advertisement