– Ndoshta do më gjykoni me këtë që do të them, por doja ta ndaja me ju gjithësesi kete ngjarje. U fejova me shkuesi me një vajzë, le të themi që nuk doja në këtë mënyrë, por dikush nga fisi më tha është vajzë shumë e mirë dhe njihe një herë. E takova në kafe dy herë, dhe vërtetë më pëlqeu, gjë që nuk e prisja. Komunikonim dhe në telefon disa herë, gjersa vendosa të fejohem me të për një muaj sepse sdoja që ajo të ndihej në siklet para familjes, sado që unë doja ta njihja më shumë, por kur ndërhy fisi, sikur duhet ti përshpejtosh gjërat në zyrtare. Shpallëm fejesën, dhe do të shkonim të pinim kafen tek shtëpia e saj, dhe aty u surprizova unë bashkë me prindërit e mij. Vura re që vajza çalonte, kur na shërbeu kafet dhe gjatë gjithë kohës. Ngela i shokuar, sepse në kafe në lokal nuk e kisha vënë re një gjë të tillë. Nejse nuk fola, por mamaja ime e pashë që u nxi, dhe kishte pyetur dikë dhe i kishte thënë që po vajza çalon. Për të mos dalë nga fjala gjithësesi unë u fejova. Por ama tani ka lindur një debat në shtëpi, por dhe brenda vetes time nuk ndihem mirë. Familja më thonë të prish fejesën, sepse ajo më mashtroi, dhe në fakt u zhgënjeva shum, jo për faktin se është çalamane sesa për faktin që pse smë kishte treguar. I them vajzës në telefon, pse smë tregove për difektin që kishe, më tha që do ta tregoja pastaj. Kjo mënyre e saj më ka zhgënjyer, sepse mund të më gënjej sërisht. Dhe unë sdi si të veproj tani, ta prish fejesën apo të vazhdoj me të dhe pse nuk e kam më për zemër seç e kisha? Ju si do kishit vepruar?
Advertisement