Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si zbulova se i fejuari im ishte homoseksual…

Që në krye të historisë, po ju përmend një shprehje që e përdorte një shoqja ime: “Nëse ma merr një grua burrin, ia kam bërë hallall, po të ma marrë një burrë, si t’i bëhet halli?!”. Ne, këtë shprehje e përdornim me të qeshur, mes shoqërisë tonë, por ja që të zënka edhe halli dhe nuk ke se çfarë t’i bësh. Unë që po ju tregoj historinë e jetës sime quhem E., jam nga qyteti i Tiranës dhe fakti që po i drejtohem gazetës suaj me historinë time, është sepse dua t’u bëj një apel të gjitha vajzave apo grave, të bëjnë kujdes me burrat apo partnerët tyre. Populli thotë një shprehje “Beso dhe kontrollo!”. Jua them këtë sepse kështu duhet të jetë jeta në çift, asnjëherë mos kini besim te partneri juaj, pa patur provat e mjaftueshme.

Para një viti, unë u njoha me një djalë. Shkoja në kursin e anglishtes dhe të dy ishim në një klasë. Ai kërkonte gjithmonë ndihmën time për të bërë mësimet e detyrat. Përveçse më dukej djalë i qetë dhe studioz, ai ishte edhe shumë simpatik. Unë isha 24 vjeçe dhe djalë më të bukur nuk kisha patur ndonjëherë në shoqërinë time! Miri ishte tridhjetë vjeç. Mbas një muaji që ishim njohur, ai, për herë të parë, më ftoi të dilja me të në kafe. Pranova me shumë kënaqësi. Ai ishte një djalë që me bukurinë e tij të bënte për vete. Pikërisht atë ditë në kafe ne folëm gjerë e gjatë për jetët tona. Ai më tregoi se kishte qenë një herë i fejuar kur ishte 25 vjeç dhe ishte ndarë sepse ajo ishte shumë xheloze. Ai më tregonte se ajo e kontrollonte në çdo hap që bënte dhe kjo gjë e kishte bezdisur shumë, derisa një ditë i kishte thënë: “Nuk mund ta kaloj jetën me ty dhe me mosbesimin tënd”.
Kjo ishte historia që më tregoi Miri mua, por ne femrat e kemi zakon që biem kollaj në grackën që na ngre një mashkull, mjaftojnë disa fjalë të ëmbla e disa puthje dhe menjëherë u besojmë. Kështu ndodhi edhe me mua. Pas tre muajsh njohjeje, Miri më propozoi për fejesë. Me thënë të drejtën, u habita, se në përgjithësi, çunave nuk u pëlqen të fejohen menjëherë me një vajzë. I thashë se do të mendohesha dhe e diskutova me prindërit, por ata ishin dakord sepse Miri ishte një djalë i mirë dhe kishte biznesin e tij. Kjo tregonte që ai ishte punëtor dhe kishte një ekonomi shumë të mirë. Kështu, vendosa të fejohesha me të. Sigurisht, si çdo çift tjetër ishim shumë të lumtur për lidhjen tonë dhe njeriu, kur është i lumtur, kërkon t’ua transmetojë lumturinë e tij edhe të tjerëve. Kështu, me t’u fejuar, unë publikova fotot e mia dhe të Mirit në Facebook, kur menjëherë më erdhi një mesazh. Ishte një emër që kuptohej se nuk ishte real. Në mesazh, më kishte shkruar: “Të lutem, më dëgjo me vëmendje. Më vjen shumë keq që edhe ti paske rënë viktimë e këtij njeriu të pacipë. Të lutem, hiq dorë prej tij sa je në kohë, sepse ka për të ta nxirë jetën ashtu siç bëri edhe me mua. Ai femrat i do vetëm për shërbime vetjake, ta lajnë, ta pastrojnë dhe ndoshta edhe për të bërë fëmijë. Ai djalë është homoseksual.”
Kur e lexova këtë mesazh, fillova të dridhesha nga inati, por nuk i kushtova shumë rëndësi, pasi mendova se ishte pikërisht ish-e fejuara e tij, e cila e bënte nga inati që kishte pse Miri ishte fejuar me mua. Pas një jave, më erdhi një tjetër mesazh nga i njëjti person: “E di që ti nuk po më beson, por unë po të them se dua të të takoj dhe të të jap prova që i fejuari yt është i lidhur me një burrë. Të lutem, më beso, sepse unë e di sa kam vuajtur për këtë gjë dhe nuk dua që ta vuash edhe ti!”.
Kur e lexova edhe këtë mesazh, u bëra akoma më keq, por prapë kisha besim te Miri. Isha shumë e sigurtë që këto mesazhe m’i dërgonte ish-e fejuara e tij, që të hakmerrej ndaj tij, ndaj vendosa ta fshija faqen e Facebook-ut, në mënyrë që të mos kisha më të tilla shqetësime. Një ditë e pyeta Mirin:
– Ç’mendim ke për homoseksualët?
Ai buzëqeshi dhe ma ktheu: – Të njëjtin mendim që ke dhe ti…
Përgjigjja e tij ishte e shpejtë, por unë e ndjeva se u vu shumë në siklet. Megjithatë, as atë ditë unë nuk i tregova për mesazhet që më vinin në Facebook. Vazhdoja akoma të mendoja se ato ishin shantazhe që unë të hiqja dorë prej tij, pasi sa kohë që ndenja e fejuar me Mirin nuk pashë asnjë shenjë që ai mund të më tradhtonte me një femër apo me një mashkull. Çdo telefonatë që i vinte, ishte thjesht telefonatë pune. Ai, çdo telefonate i përgjigjej në syrin tim dhe asnjërën prej tyre nuk mundohej ta anashkalonte. Pas një viti fejese kishim vendosur të martoheshim, kishim ndarë edhe ditën e dasmës. Të dy ndjeheshim shumë të gëzuar, kishim filluar të bënim përgatitjet e para, kishim shpërndarë ftesat, gjithashtu kishim prerë dhe biletat për në Turqi, ku kishim vendosur të bënim muajin e mjaltit. Një ditë, kur isha në shtëpinë e Mirit, ai po bënte një dush dhe i erdhi një mesazh në telefon. E hapa telefonin, po ç’të lexoja?
“Nëse ti do të këmbëngulësh të martohesh, do jem unë ai që do t’i them gruas tënde për lidhjen tonë”.
Duart po më dridheshin, sytë m’i mbuluan lotët, por i mbaja nga inati se po të filloja të qaja, nuk e dija se kur do të përfundoja. Me vrap, e shkrova numrin e telefonit në një copë letër dhe e fshiva mesazhin, në mënyrë që Miri të mos e kuptonte që unë e kisha lexuar. E ç’mund t’ju tregoj më për atë natë? Unë, vetëm i lutesha Zotit: “Mbase është femër ajo me të cilën më ka tradhtuar, se po të ishte mashkull, do të më vinte pështirë nga vetja ime”. I lutesha Zotit: “O Zot, bëj që të mos jenë të vërteta mesazhet që më vinin në Facebook!”.
Atë natë nuk e lejova Mirin të më prekte me dorë, i thashë se isha e sëmurë. Kur atë e zuri gjumi, unë fillova të qaja në heshtje, e dija se diçka ai po më fshinte dhe mezi prisja momentin kur do të zbuloja të vërtetën për të. Kur Miri u zgjua në mëngjes, i iku mendja kur më pa me sytë e enjtur dhe më pyeti se çfarë kishte ndodhur. Unë nuk e dhashë veten. I thashë se kisha patur dhimbje koke gjithë natën. Me të ikur në shtëpi, i telefonova personit që i kishte dërguar mesazhin dhe e pyeta se kush ishte. Ai, me një dialekt verior, më kërkoi shpjegime se kush isha unë. Unë i thashë të vërtetën, se isha e fejuara e Mirit. Ai, atë donte të dëgjonte dhe ia filloi:
“Të dërgova dy herë mesazhe në Facebook, duke të paralajmëruar se i fejuari yt nuk ishte ai që ti mendon, po ti nuk më besove, megjithatë, je në kohë për t’u tërhequr dhe për të mos u martuar me të”. Ai vazhdoi duke më thënë se kishin pesë vjet të lidhur, ai ishte nga Kosova dhe ishte 40 vjeç, ishin njohur në një panair tregtar këtu në Tiranë dhe prej asaj kohe nuk ishin ndarë më. Ai me plot gojën më tha se edhe nga e fejuara e parë ai e kishte ndarë. Pastaj më tha: “Nuk ka kuptim që ai të martohet kur më do vetëm mua”.
Lotët e mi nuk kishin të mbaruar, unë vetëm dëgjoja dhe qaja e dëshpëruar për hallin që më zuri. Ai më tha se Miri do të martohej vetëm për hatrin e prindërve, pasi ata e detyronin të bënte këtë zgjedhje. Më iku mendja nga gjithë ato gjëra që ai më tha. Ai më tregonte se e merrte në çdo moment në telefon, por Miri e kthente bisedën e tij sipas qejfit, për të mos e kuptuar unë kush ishte nga ana tjetër e telefonit.
Me gjithë shpirt po ju them se nuk kishte gjë më të keqe sesa ato gjëra që dëgjoja për njeriun e zemrës, për njeriun i cili ishte thuajse bashkëshorti im, për njeriun për të cilin kisha krijuar aq shumë iluzione. Nga ato që dëgjova prej tij, më vinte për të vjellë, më vinte pështirë nga vetja ime, nuk dija si të veproja, nuk dija çfarë të bëja. I telefonova Mirit dhe i thashë:
“Nuk je gjë tjetër veçse një monstër që thyen zemrat e çdo femre që të del përpara”.
Ai më lutej dhe kërkonte që të takoheshim, por unë e kisha të pamundur. Megjithatë, gjithë këtë gjë që ai më bëri, nuk do ta lija me aq, jo. Sipas të dashurit të tij kosovar, Miri donte të martohej me mua vetëm e vetëm për të kënaqur prindërit, sepse ai nuk donte që ata ta merrnin vesh se ai ndjente për një mashkull dhe jo për një femër. Kjo gjë që më tha kosovari, më bëri të reflektoja dhe t’i gjeja pikën e tij të dobët, për t’i shkaktuar edhe atij të njëjtën dhembje që ai më shkaktoi mua dhe familjes sime. I thirra të dy prindërit e tij në kafe dhe u thashë të mos i tregonin Mirit për këtë takim, pasi unë doja t’u tregoja arsyen e vërtetë pse hoqa dorë prej martesës me të. Ata, sigurisht, ishin njerëz me kulturë dhe më kuptuan, ndaj erdhën në kafe. U thashë:
– Më vjen shumë keq, por arsyeja pse u ndava nga djali juaj është fakti se ai është i lidhur me një burrë dhe ndjen vetëm për të. Me mua, ai është lidhur vetëm për t’ju bërë qejfin juve.
I ati dhe e ëma u ngritën në këmbë duke më fyer e ofenduar në mes të lokalit. Ata nuk e besonin dot një gjë të tillë dhe kishin të drejtë. Unë u thashë se kisha prova për këto që po u thosha dhe nga çanta nxora numrin e telefonit të personit që më mori në telefon dhe ua dhashë atyre, duke u thënë se mund ta merrnin kur të donin dhe ai vetë do t’u jepte informacione për lidhjen e tyre. E ëma filloi të qante me të madhe, nuk e mbante dot veten fare. I ati mbeti i ngrirë duke mos folur më. Në atë moment, më erdhi shumë keq për ta, sepse ata ishin prindër dhe donin më të mirën për fëmijën e tyre, por nga ana tjetër, duhet ta dinin, që djali i tyre të mos merrte më qafë femra të tjera, vetëm për dëshirën e prindërve. Ashtu siç isha, e mërzitur, u thashë:
– Më vjen keq që ju hapa një plagë të madhe, por edhe prindërit e mi i kam lënë duke qarë për fatin tim të zi. Edhe ata janë prindër dhe duan më të mirën për mua… Është mirë që djalin tuaj të mos e shtyni të martohet më me tjetër femër se në të dyja rastet që është lidhur, kemi qenë zemërgjera dhe nuk e kemi dënuar, por bëni kujdes se do bjerë në ndonjë njeri që nuk do t’ia gjeni më as rreckat e djalit e jo më djalin tuaj.
E di, u fola shumë ashpër, por doja ta nxirrja gjithë dufin që kisha përbrenda se ndonjëherë prindi bëhet arsyeja kryesore pse fëmija merr rrugë të gabuar. Dasma dhe të gjitha përgatitjet u anulluan. Më pas, mora vesh se prindërit e Mirit ishin sëmurë. Edhe pse më vinte keq për ta, përsëri ndjehesha mirë që Miri po vuante shumë. Prindërit e tij e kishin mohuar atë si fëmijën e tyre. Ajo që di me siguri është se Miri nuk ka për t’u ndarë asnjëherë nga i dashuri i tij, pasi nga ajo që unë kuptova, kosovari e donte shumë dhe ishte gati të bënte çdo gjë për të.
Më bëhet shumë qejfi që Miri është në një udhëkryq dhe që nuk po di t’i japë një zgjidhje jetës së tij. Të gjithë njerëzit e mi dhe shoqëria po ashtu, më pyesin se cila është arsyeja që jam ndarë nga ai, por asnjëherë nga goja ime nuk ka dalë arsyeja e vërtetë e ndarjes, sepse më vjen shumë zor t’u tregoj për këtë gjë që më gjeti. Kjo është edhe arsyeja pse sot vendosa ta ndaj me ju historinë time të dhembshme, pasi çdo ditë më dukej sikur diçka më mbyste brenda vetes dhe doja të shprehesha me dikë. Ajo, më e keqja kaloi, por pasojat i ka lënë në shpirtin tim. Tashmë, e kam shumë të vështirë t’i afrohem një burri e jo më të krijoj lidhje me të. Ja, pra, kësaj i thonë “ruajeni burrin nga burrat”! Është shprehje e kohëve moderne që ka filluar të gjejë zbatim edhe në vendin tonë…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

9 gjëra që duhet të bëni për tiroiden

Next Post

PUBLIKOHEN FOTO NUDO TE RIHANES

Advertisement