Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Rovena Domi: Zgjedh Xherdan Shaqirin!

Është përzgjedhur për të qenë imazh i qendrës së modës “Diva” në Gjakovë, sapo ka realizuar një set të ri fotosh me fotografin e njohur Avni Selmani dhe me sa duket, modelja Rovena Domi do ta vazhdojë aktivitetin e saj të modelimit në Kosovë. Në këtë intervistë do të mësoni më shumë rreth projekteve të saj të reja dhe se si është java e Rovenës…

– Rovena, ti sapo ke nisur aktivitetin tënd në fushën e modelimit edhe në Kosovë. Si ndodhi?
– Ftesa dhe oferta m’u bë nga Kosova dhe organizatorët përkatës prej kohësh, por tani isha unë e gatshme për pranimin e saj dhe bashkëpunimin e duhur. Ishte një ftesë e bërë nga agjencioni i modës “Gecjan Fashion Group” dhe fotografi i mirënjohur Avni Selmani, të cilin e përshëndes.
– …dhe nga ky bashkëpunim me ta, je zgjedhur të jesh edhe imazhi i qendrës së modës “Diva” në Prishtinë dhe Gjakovë.
– Po, idea dhe ftesa e bashkëpunimit ishte pikërisht realizimi i një seti fotosh si imazh për qendrën e modes “Diva” në Gjakovë.
– Çfarë po të ofron tjetër Prishtina?
– Krahas bashkëpunimit të realizuar, shpresoj të më ofrojë sërish ftesa të tilla. (Qesh) I mirëpres!
– Nëse do të vazhdosh të kesh angazhime të shumta në Prishtinë, mund të zhvendosesh atje?
– Jo, nuk e kam menduar një gjë të tillë, pasi nuk shkëputem dot nga jeta në Tiranë dhe nga puna e përditshme këtu. Prishtina më pëlqen dhe e shikoj si vend pune, kaq.
– Prishtina ndër të tjera shquhet edhe për djemtë simpatikë. Ia ke vënë syrin ndonjërit deri tani?
– (Qesh) Jo, jam shumë e vendosur në detaje të tilla. E shoh thjesht si vend pune…
– Nëse partneri yt do të të kërkonte të hiqje dorë nga dietat, mbajtja e linjave apo edhe më keq, të heqësh dorë plotësisht nga moda, si do mundoheshe t’ia mbushje mendjen?
– Unë bëj atë çfarë unë vlerësoj dhe është e rëndësishme për mua, kështu që edhe partnerit do t’i duhet t’i respektojë shijet dhe zgjedhjet e mia, pasi asgjë personale nuk mund të imponohet.
– Nga cili ushqim të është dashur të heqësh dorë këtë periudhë? Mos më thuaj përgjigjen klishe se çfarëdo që të hash, nuk shëndoshesh!
– (Qesh) Do të të them të vërtetën. Natyrisht që për një trup të shëndetshëm nuk mund të konsumohen të gjitha ushqimet dhe veten e frenoj në ushqimet yndyrore apo ëmbëlsirat, por nuk shquhem për mbajtjen dietave të ndryshme. Mundohem të ha shëndetshëm dhe bëj fitnes, kaq.
– Cili është përfitimi që merr nga moda; fama apo ana financiare?
– Përfitimi qëndron në të dyja aspektet, sigurisht; në atë financiar që është primar, por pa harruar edhe efektin kryesor në këtë fushë, që ka të bëjë me famën apo krijimin e një imazhi konstant e të vlerësuar.
– Nga çfarë duhet të heqë dorë një modele, për të patur një imazh të mirë?
– Nga shumë gjëra, pasi imazhi i mirë krijohet lehtësisht, por është e vështirë ta mbash. Duhet treguar kujdes në çdo hap që hidhet.
– Po diçka që modelet nuk e bëjnë, zakonisht?
– Varet… Çdo gjë është subjektive, por një element është koha e kufizuar pasi krahas jetës së zakonshme duhet t’i kushtohet rëndësi lukut, palestrës etj.
– Po ti, çfarë bën ndryshe nga modelet e tjera që kemi në Shqipëri? Çfarë të dallon nga të tjerat?
– Së pari, çdo gjë duhet përshtatur me jetesën që bën dhe angazhimet e tjera që mund të kesh në jetë. Diçka ndryshe nga të tjerat nuk mund të them plotësisht (qesh) pasi në Shqipëri është ende herët për gjëra të reja në botën e modës, e cila ka nevojë për shumë përmirësime.
Një javë me Rovenën…

E hënë
– Që të të nisë java mbarë, duhet…
– …pasur energji pozitive dhe vullnet për punë, pasi një javë e gjatë përpara të pret.
– Është edhe për ty e hëna dita më e keqe e javës (siç mendojnë të gjithë)?
– Jo, aspak. E hëna është ditë normale me angazhimet përkatëse, por jo dita më e keqe.
– Zakonisht, si nis java për ty?
– Në përgjithësi, nis me angazhimet e ngelura nga java e lënë pas dhe punët që më presin në zyrë me pak ngarkesë, por nis mirë. (Buzëqesh)
– …dhe si vazhdon ajo pastaj?
– Pas punës në zyrë e kam të gjithë ditën në dispozicionin tim dhe ia kushtoj totalisht vetes.
– Punët e javës të pëlqen t’i mbarosh që të hënën apo e merr me nge fillimin e javës?
– Jo të gjitha punët e javës kryhen të hënën, kështu që e marr me qetësi çdo gjë.

Advertisement

E martë
– Dita e martë është cilësuar edhe si ditë tersi. A është për ty kështu?
– Jo, aspak. Nuk jam natyrë supersticioze, i vlerësoj të gjitha ditët e javës njësoj.
– E marta është edhe dita kur shkohet te Kisha e Laçit. Sa herë ke qenë atje?
– Në fakt, është një vend i shenjtë, fetar dhe shumica e njerëzve shkojnë. Edhe unë kam qenë disa herë, por nuk mund të them se besoj verbërisht. Më shumë vlerësoj dhe besoj në gjërat objektive.
– Puna apo veprimi që e lë për ta bërë zakonisht të martave?
– Të martave lë vetëm punët në zyrë për t’i mbaruar sa më shpejt që në fundjavë të jem më se e lirë, por u kushtoj kohë edhe leksioneve të masterit.
– Me çfarë mendimi shtrihesh për të fjetur?
– Me mendimin që të nesërmen të kaloj një ditë akoma më të mirë.

E mërkurë
– Çfarë planesh kishe për të mërkurën e kësaj jave?
– Të mërkurën e kësaj jave isha në pritje të ditëlindjes, duke numëruar orët. (Qesh)
– E mërkura më e bukur që ke kaluar ndonjëherë?
– S’e mbaj mend, janë shumë!
– Po një e mërkurë jashtë të zakonshmes, si do të ishte?
– Një udhëtim i bukur jashtë vendit.

E enjte
– Të enjtet e tua të zakonshme janë të mbushura me…
– …darka me familjen.
– Kafen e mëngjesit e pi në shtëpi apo jashtë?
– Kafen e mëngjesit e pi gjithnjë mes kolegësh në zyrë.
– Personi i parë që mendon t’i telefonosh për ta takuar?
– (Qesh) Mamaja ime, personi që flas më shpesh gjatë ditës në telefon duke i lënë shumë porosi të miat. Personi tjetër ngelet enigmë. (Qesh)

E premte
– Erdhi fundjava… Mendon të ikësh në klab… Ç’lloj vendi preferon?
– Për fundjavën, të cilën të gjithë mezi e presim, varet çfarë planifikoj; mund të jetë një dalje në pab apo një darkë familjare ose më e bukura, një udhëtim jashtë.
– Programi që zgjedh të shohësh të premteve në televizor?
– Nuk shquhem si një person që shoh shumë televizor pasi nuk kam kohë të lirë, por nëse ulem për të shikuar diçka, do të jetë ndonjë program mbi modën ose dëgjoj këngët e huaja më “in” të momentit.
– Në ç’orë të zë gjumi?
– Të premteve, fle vonë. Zakonisht, gjumi më zë pas mesnatës, në orën 02:00.

E shtunë
– Një e shtunë energjike, do të ishte…
– Dita më e preferuar e javës (qesh), të cilën mundohem ta shijoj në maksimum. Një e shtunë energjike është kur i realizon të gjitha ato që ke planifikuar të bësh; shopping, palestër, estetikë dhe mbrëmje në klab. (Buxëqesh)
– Çfarë mezi pret të bësh të dielën?
– Të shtunën dua vetëm gjumë dhe qetësi, asgjë tjetër. (Qesh)
– Zgjedh të shohësh një film apo të dalësh?
– Më shumë një film sepse edhe daljet kanë kufizimet e veta.
– Ndodh që gjatë kësaj dite t’i futesh pastrimit të shtëpisë me themel?
– Ndodh shumë rrallë pasi nuk kam kohë të merrem me punë shtëpie dhe, si vajzë e vetme, jam shumë e ledhatuar (Qesh). Mami kujdeset për gjithçka.

E dielë
– Një e dielë e zakonshme për ty është një e dielë “parazite”, pa bërë asgjë apo mbaron punët që ke lënë përgjysëm gjatë javës?
– Një e dielë duke përfunduar punët që kanë ngelur përgjysmë, për të filluar një javë të re dhe të mbarë.
– Gjatë të dielave kthehesh e lodhur në shtëpi apo është dita kur lodhesh më pak?
– Dita më e qetë e javës dhe më pak e lodhshmja, sepse pas një të shtune energjike, dua vetëm gjumë.
– Si pret ta nisësh të hënën?
– Me dëshiren dhe vullnetin për një javë sa më të mbarë. (Buzëqesh)

…apo…
– Lorikun apo Xherdan Shaqirin?
– Xherdan Shaqirin.
– Famën apo jetën e thjeshtë?
– Famën më shumë, por pa e mohuar edhe jetën e thjeshtë. (Qesh)
– Modën apo aktrimin?
– Të dyja bashkë.
– Të jetosh pa e vrarë mendjen fare apo me frikën që të mos gabosh?
– Më mirë me frikën që të mos gabosh.
– Të flasësh shumë apo sa më pak?
– Sa më pak, dihet! (Qesh)
– Të harxhosh apo të kursesh?
– Të harxhosh.
– Të japësh apo të marrësh dashuri?
– Të dyja.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kerkojne djem...

Next Post

Brenga e dy pleqve të mbetur vetëm

Advertisement