Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Poezia juaj…

Portret në ditar!

Nuk them shumë fjalë në çaste ndarjeje

as në miqësi, as në dashuri

Advertisement

të jap një përqafim

a puthje në faqe…

e një pjesë nga shpirti im

Pastaj iki me hap të shpejtë

në një stol ulem i menduar

për një miqësi të bukur e të drejtë

shtrihet shpirti vargëzuar

Filloj melankolisht, të rrok mendimet

cigarja në dorë, digjet ngadalë

i mbledh me dashuri çastet, kujtimet

e me to formoj, portret në një ditar! Ylli Jahaj

 

Ftohtë…

Bën shumë ftohtë, zogjtë larg kanë ik

më nuk cicërojnë, ndërtojnë tjetër shtepi

të ftohtin s’e durojnë, as kur bie shi

as erën kur fryn, foletë mos u prish…

Çfarë po ndodh sot, një turmë me zogj po vijnë

në sqepin e tij çdo zog mban lule, shirit të zi

nga rruga pse u kthyen, të fohtin s’e kanë frikë

foleja i është prishur, pse lule dhe të zi shirit!

Filluan cicerimat, rreth trupit tënd vajtojnë

nga sqepi lëshuan lulet, keqardhje që po shkon

shtegtar do bëhesh ti, erdhën për të të marrë

do kthehesh prapë ti, kur qielli zi mos të mbaj… Elenitare Seitai

 

Kur mesnata bie

Mbi shpirtin vetmitar

Mëkatet na vishen

Si rrobe të mëndafshta

Ftesa jote e purpurt

Ma zgjat dorën e zjarrtë

Më lut të jemi bashkë

T’i presim agimet

Në bregun e bleruar

Më fton të vij

Gjurmëve të afshëta

Ku ti shtron darkën solemne

Të drithërimave të harruara

Në emër të syve të mi të zinj

E në qerpikë të rri

Një shkëlqim loti

Vardis ngjyrën e buzëve

Të dukem më hyjnore për ty

Unë poet që sëmurem

Nga vargjet e tua

Të dhuroj dhembjen time

Edhe buzëqeshjen të fal

E të lus në emër

Të darkës solemne

Mos i bezdis mëkatet… Beka Toni

 

Ka dite ne jetë

Ka ditë në jetë kur zemra,

Ndodh të të bëhet thela-thela.

Nga kraharori në rrugë, të të bjerë nën thembra.

Ndodh ta shkelësh, si mbi qelq a tela.

Të shpohesh, të çahesh, si përmbi gjemba.

 

Me këmbë ta gatuash me baltë e gurë.

Brumin ta marrësh, t’ia rrahësh prej dore.

Të ngresh sipër, të lidhesh një urë.

Tek ëndrra e nesërme, fole qiellore… Klevis Bakillari

 

 

Ti dhe shpirti…

 

Do të të dua edhe pas vdekjes

Pas asaj bojës sime t’hirtë.

Hyre shumë thellë brenda meje,

aq shumë, saqë m’u bëre shpirt!

 

Pjesë në trup nuk le pa m’prekur

Gjersa arrite në piedestal.

E di, akoma s’më ke vdekur

Do t’më vdesësh, dalëngadalë!

 

Më preke duart, teksa unë rrija.

Përk’dhelje ëmbël nuk them se jo

Mirëpo sa herë doja të t’shtyja.

Ti më thoje, ”më afro!”…

 

Duke plotësuar dëshirën tënde

Duke të mbartur në krahët e mi

N’ato shtrëngime, në buz’mbrëmje.

Ish’ hapur shpirti… Hyre ti!

 

Shumë kanë hyrë aty e dashur

E më pas, ikën me erën.

Kurse ti, dije ç’kërkoje.

Ndaj nga brenda mbylle derën!

 

Gjersa prej kohësh aty endesh

Edhe mendon të rrish aty

Pas vdekjes sime e gjallë do gjendesh

Ti dhe shpirti im, të dy! Bledi Ylli

 

Një zog i vetmuar

 

Një zog i vetmuar

qëndroi në një degë,

hidhte sytë ngado

për një grimcë jetë

 

Ujë, nuk kish askund

as ushqim!

Ujë, pak ujë donte

Dhe gjelbërim…

 

Ah! Zogu i bukur

mbi degë qëndroi,

qau duke kënduar

dhe pse s’ kish asgjë

..përsëri… jetoi

Mëngjeset e bukura me këngë i kaloi… Henrieta Pareshi

 

Fati ynë

Hyn e del në mendjen time

lart e poshtë ti, pa pushim

Si s’u lodhe, s’u mërzite

që ngacmon k’te shpirtin tim?

 

Ndoshta dhe ti e ke kuptuar

dashurinë që ndjej për ty

Si pa pritur pa menduar

më rrëmbyen ata sy!?

 

Shumë pyetje lindin e përgjigje s’gjej

ndoshta fati kështu qenka shkruar.

Ti në distancë, atje tej,

E unë këtu, me ty, e dashuruar! Maurisja Xhamaqi

 

S’jam magjistare

 

Unë s’jam magjistare,

por di të bëj magji

Të gjithë rruzullin tokësor

Di ta djeg veç për ty

 

Natën di të ndez zjarre,

Dhe ditën e shtoj me dritë

Di të shpall duel të heshtur

Deri edhe me vetë Perënditë

 

Aty, aty, në mes flakës,

që djeg dhe përvëlon

mes prushit të pashuar

ku dashuria mbijeton

 

Unë s’jam magjistare

por di të bëj magji

Di të vjedh zemrën tënde,

Përjetë dhe ta dua në përjetësi. Alexandra Adami

 

Duhet të marr

 

Nata është e errët, qielli nuk ka yje.

Hënë e zbehtë ka ikur, nuk shihet gjëkund.

Janë trandur qiejt, pak a shumë nga dhimbjet.

apo nga gjë tjetrër, që nuk e di unë.

 

Tani, duhet ecur nëpër errësirë,

nuk është e pamundur tash edhe kjo punë.

Nata është kështjellë, duhet marrë patjetër,

ose, në të kundërt, do të merrem unë… Ollga Selmani (farmacistja)

 

 

Kur s’mund të jem me ty

 

Në heshtje vetmie a britma pa zë

të ndiqen e duhen, mjaft më…

s’durohet më dhimbja e ëmbël

e fshehtë në gji

dhembje në zemër që mbas shpirtit rri…

 

Mbas ndjenjës e strukur mungesa vrastare

e ëmbël, e bukur dhe shumë guximtare,

s’të lë rehat… të qetë aspak

si hije, perëndim dielli a si një ujk plak…

 

S’do t’ia dijë…

të përndjek që të vuash

larg s’mund të rrijë

në distancë të duash…

 

Shpirtra dashuruar… të dy,

prani e munguar

kur s’mund të jem me ty… Xhesi Feratllari

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

U dashurova me njerkun tim!

Next Post

Njoftime nga Greqia

Advertisement