Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
“Karadayi”: Turguti është gjallë. Ministri e ndihmon...
“Pasion i rrëmbyer”: Monserrati mëson për lidhjen e së ëmës me vjehrrin e saj
ATA QE NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE Nga Artan KRISTO

“Pasion i rrëmbyer”: Monserrati mëson për lidhjen e së ëmës me vjehrrin e saj

Jozefina arrin papritur në çiflig për të diskutuar me Dimitrin, i cili habitet me ardhjen e saj. Pedro flet me Ezekielin për ta hequr qafe Hoze Luisin…

Monserrati nuk ndihet mirë dhe Alehandro e pyet se çfarë ka. Ajo i thotë se nuk është e para herë që i ndodh dhe kjo do të thotë se ajo po pret një fëmijë që është fryti i dashurisë së tyre. Nadia, papritur, pwrballet me Pedron në fermën e Alehandros. Ajo befasohet kur e sheh në derë. Viktori mbetet pa fjalë kur shikon Pedron në fermën e Alehandros, pasi kjo do të thotë se ai nuk mund ta jetojë dashurinë e tij me Nadian.
Pedroja vendos t’i rrëfejë Alehandros identitetin e vërtetë të Hoze Luisit. Dimitrio zbulon se Hoze Luisi u zbulua nga Pedroja kur u arrestua dhe ai e di identitetin e tij të vërtetë, kështu që jeta e tij është në rrezik. Kumbara e Anxhelikës mëson se mbesa e tij ka vetëm një muaj jetë. Monserrati do të mendojë se Hoze Luisi ka vdekur.
Monserrati e ndan me Rozarion lajmin e shtatzënisë së saj. Maria mëson se Alehandro do të bëhet baba dhe nuk i pëlqen aspak. Zhoakini e njeh Antonio Olivaresin… Çfarë do të ndodhë me fatin e Hoze Luisit?
Pas zbulimit të Marias dhe Alehandros në dush, Monserrati e vë atë të zgjedhë: Ose atë, ose shoqen e tij dhe se, nëse Maria nuk do të largohet nga ferma, ai nuk ka për ta parë më.
Ndërsa punon, Rozario gjen një kuti këpucësh me para dhe menjëherë ia dorëzon Alehandros, i cili habitet kur shikon sasinë e parave që janë ruajtur atje.
Maria përpiqet ta lëndojë Monserratin duke i treguar se nëna e saj vinte ta vizitonte shumw fermën më parë pasi ajo ishte dashnorja e babait të Alehandros. Monserrati përballet me të ëmën, së cilës i thotë se është në dijeni të marrëdhënies që ka patur për shumë vite me ish-vjehrrin e saj…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Karadayi”: Turguti është gjallë. Ministri e ndihmon...

Next Post

ATA QE NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE Nga Artan KRISTO

Advertisement