Klasifikimi i javës
1. Ujori
2. Luani
3. Demi
4. Binjakët
5. Akrepi
6. Peshorja
7. Bricjapi
8. Dashi
9. Gaforrja
10. Virgjëresha
11. Peshqit
12. Shigjetari
DASHI, 21 MARS-20 PRILL
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë duhet të përveshin mëngët dhe të organizohen sa më mirë në punë. Java hapet me një Hënë pozitive dhe qetësuese në shenjën e Binjakëve, ku marrëdhëniet sentimentale do të përbëjnë burimin kryesor të energjisë. Ndërkohë, Marsi kundër do të zgjojë dëshirat luftarake. Hëna kundër të mërkurën dhe të enjten, do të ndikojë edhe në një lloj ftohtësie në sferën emocionale. Do ta merrni veten në fundjavë, kur do të jeni vitalë, pozitivë dhe plot pasion.
DEMI, 21 PRILL-20 MAJ
Në fillim të javës, disa takime me shoqërinë do t’ju lejojnë të bëni njohje interesante dhe të përballeni në mënyrë konstruktive. Marsin nuk do ta keni më kundër dhe keni afro një muaj për të vepruar në mënyrë konstruktive, sidomos nëse do t’ju duhet të rikuperoni ndonjë punë të lënë përgjysmë, ose ndonjë lidhje që nuk ka patur vrullin e duhur. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditët më të mira për lidhjet dhe ndjenjat. Nga e premtja deri të dielën në mëngjes do të jeni si të fjetur dhe gjendja do të përmirësohet nga pasditja.
BINJAKËT, 21 MAJ-21 QERSHOR
Marsin e keni kundër, prandaj këshillohet kujdes në sport, në dhënien e makinës, si edhe në lidhje. Megjithatë, e hëna dhe e marta do të jenë ditë të shkëlqyera, gjatë të cilave mund të merreni edhe me punë të vështira, që kërkojnë përqendrim. Në dy ditët në vazhdim do të përqendroheni më shumë në sferën e ndjenajve, duke u përpjekur t’ua shfaqni praninë tuaj njerëzve të afërt. Hëna në Luan në fundjavë do të ngrohë atmosferën.
GAFORRJA, 22 QERSHOR-22 KORRIK
Pak konfuzion do të jetë i mundur gjatë dy ditëve të para të javës. Stimujt do të jenë kontradiktorë dhe mbase do të zgjidhni të tërhiqeni në botën tuaj të brendshme, për të reflektuar. Do të ndjeheni mirë në vazhdim, falë Hënës në shenjë, që do t’ju shtojë intuitën, ëmbëlsinë, melankolinë, por edhe veprimet e vendosura. Të shtunën dhe të dielën, Hëna do t’jua përqendrojë vëmendjen te jeta shoqërore. Do të dilni me shoqëri, nëse ajo do t’ju pëlqejë.
LUANI, 23 KORRIK-22 GUSHT
Ajër i freskët dhe i ri do të fryjë në marrëdhëniet tuaja sentimentale. Kështu, mund të rinovoni një lidhje që nuk po ecte ashtu si duhet, apo të bëni ndonjë njohje të re. Në vazhdim, do të përqendroheni në disa punë të rëndësishme që keni në dorë, ku do të shfaqeni efikasë dhe me aftësi organizative. Hëna në shenjë në fundjavë, do të jetë e shkëlqyer për prestigjin dhe kënaqësitë tuaja personale.
VIRGJËRESHA, 23 GUSHT-22 SHTATOR
Të hënën dhe të martën, më mirë, evitoni shpjegimet e tepruara. Ajo që duket, nuk ka nevojë për shpjegim, merrini gjërat me një lloj ironie, sepse jeni të aftë ta bëni këtë. Nga e mërkura në të enjten, më shumë kënaqësi do t’ju dhurojnë lidhjet (sentimentale, apo miqësore). Përballjet dhe shkëmbimet do të jenë të rëndësishme në to. Në fundjavë, veproni ashtu si jua thotë zemra dhe jo truri.
PESHORJA, 23 SHTATOR-23 TETOR
Falë Marsit dhe Hënës në shenjën e Binjakëve, java hapet në mënyrë të shkëlqyer, sidomos në sektorin e marrëdhënieve, qofshin ato dashurore, miqësore apo në punë. Të mërkurën dhe të enjten Hëna do të spostohet në shenjën e Gaforres, duke ju shkaktuar humor të keq, apo keqkuptime në sferën profesionale. Nuk do të jetë ajo që do të bëni, por si do ta bëni, ajo që do të ngjallë kritikat e mundshme. Hëna në Luan në fundjavë, do t’jua bëjë atë shumë interesante.
AKREPI, 24 TETOR-21 NËNTOR
Hëna në shenjën e Binjakëve dhe Marsi pozitiv do t’ju bëjë të jeni të hapur ndaj bisedimeve dhe negociatave të mundshme. Të mërkurën dhe të enjten mund të merreni me një projekt të vjetër, me idenë e një udhëtimi, një ndryshimi në punë, ose të rikuperoni diçka që e keni lënë pas dore. Ndjenjat dhe emocionet do të luajnë rol thelbësor. Hëna kundër në fundjavë përbën një lloj ftese për të mos abuzuar me energjitë tuaja: Relaks!
SHIGJETARI, 22 NËNTOR-21 DHJETOR
Hëna në shenjën e Binjakëve të hënën dhe të martën mund të përbëjë një pengesë për realizimin e një projekti, por hyrja e Marsit në shenjë do t’ju dhurojë energjitë dhe vrullin e duhur për t’u marrë me të. Situata sentimentale do të jetë në përmirësim. Në pjesën qëndrore të javës duhet të fusni në punë intuitën tuaj për të mos hedhur hapa të gabuar. Hëna në fundjavë do t’ju shtyjë të bëni ndonjë udhëtim.
BRICJAPI, 22 DHJETOR-20 JANAR
Të hënën dhe të martën do të merreni me aktivitetet e zakonshme, por me më shumë energji dhe entuziazëm. Bashkëpunimi me një koleg/e në punë do të jetë stimulues. Marsi që hyn në shenjën e Shigjetarit, ju shtyn të veproni me frymëzim, por edhe me këmbë në tokë. Faza qendrore e javës mund të karakterizohet nga nervozizmi. Eros, pasion dhe karizmë, këto do të jenë dhuratat e Hënës në Luan të shtunën dhe të dielën.
UJORI, 21 JANAR-19 SHKURT
Do të ndjeheni karizmatikë dhe autoritarë të hënën dhe do të shijoni përkujdesjet e atyre që keni pranë. Të martën dhe të mërkurën do të ndjeheni në formë për të mbaruar punët që keni në dorë. Të enjten dhe të premten do të merreni me punë shkencore, informatikë dhe komunikim. Të shtunën dhe të dielën, merruni me aktivitete krijuese, ose ndonjë pasion.
PESHQIT, 20 SHKURT-20 MARS
Marsi dhe Hëna kundër të hënën dhe të martën mund të përbëjnë rrezik për konflikte, arsyeja e të cilëve mund të jetë dëshira për autonomi. Nëse do të arrini të përqendroheni në atë që doni (dhe si ta arrini), do të jeni në rrugë të mbarë. Në fazën qendrore të javës, emocionet do të jenë të mira dhe do të ndjeheni plot energji, ndërsa në fundjavë, do të relaksoheni dhe çlodheni në gjirin e familjes.