Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Çfarë bëjnë robotët fluturues?
Elvis Abazi, balerini ynë i njohur në Gjermani: Kjo është ëndrra e çdo kërcimtari!
A mund të bëhet bashkimi i periudhave kontributive mes dy vendeve?

Elvis Abazi, balerini ynë i njohur në Gjermani: Kjo është ëndrra e çdo kërcimtari!

Në Shqipëri është pothuajse i panjohur, por nuk është kështu në botën e artit në Gjermani. Ai cilësohet si një yjet e ardhshëm të baletit gjerman. Quhet Elvis Abazi dhe ka lindur në vitin 1995 në Tiranë, ku ka mbaruar edhe Shkollën e Baletit. Në fillim, kur ishte fëmijë, ka qenë akrobat në Cirkun e Tiranës dhe aty, specialistët që vunë re talentin e tij, e këshilluan të ndiqte Shkollën e Baletit, të cilën e mbaroi me rezultate të larta. Pas saj, punoi për dy vjet si kërcimtar solist në Teatrin e Operas dhe Baletit e më pas provoi shansin në Europë. Për t’u njohur më mirë me Elvisin, lexoni intervistën me të…

Alban Përmeti: – Si ndodhi që përfundove në Bavarian State Ballet, që thuhet se është një nga kompanitë e baletit më të mirënjohura në Evropë dhe në gjithë botën?
Elvis Abazi: – T’ju them të drejtën, qëkur i kam hyrë rrugës së baletit, kam ëndërruar të ngjitem gjthmonë në një skenë të tillë. Kjo ka qenë ëndrra ime më e madhe, që m’u realizua shpejt… Pasi mbarova shkollën e mesme të baletit në Tiranë, ndërsa punoja në Teatrin e Operas dhe Baletit, m’u dha mundësia të zgjidhja midis reality shout për balerinë që zhvillohej në Romë, “Amici” dhe një konkursi për një vend pune në Mynih. Unë zgjodha Gjermaninë dhe nuk më doli keq…
– Ishte i vështirë fillimi në Gjermani?
– Fillimi ishte shumë i vështirë për vetë faktin se ishin shumë gjëra që ndikonin negativisht tek unë. E para, ishte shperngulja ime në një ambient tjetër larg familjes. Vështirësi më sillte edhe gjuha që nuk e njihja. Të vështirë e pata në fillim edhe me ushqimin. Në përgjithësi, mënyra e jetesës këtu është komplet ndryshe me atë që unë isha mësuar në Shqipëri. Veç kësaj, këtu nuk kisha asnjë shok apo shoqe dhe ndjehesha shumë i vetmuar…
– Po tani, si ndjehesh?
– Tani, pas kaq kohësh, çdo gjë është kthyer në normalitet dhe jam shumë i kënaqur me këtë jetë që bëj…
– Gjatë jetës të është dashur të zbatosh formulën: “Një talent e dhjetë punë” apo “më shumë se dhjetë punë”?
– Po, ka qenë më shumë se dhjetë punë, por kështu ndodh me të gjithë balerinët. Është profesion që kërkon shumë punë… Puna është faktori kryesor që bën dallimin ndërmjet kërcimtarëve. Nuk ka rëndësi sa i talentuar je, nëse nuk punon sa duhet… Dhe unë vazhdoj akoma të punoj shumë. Ndryshe, nuk bëhet!
– Sa orë në ditë u kushtoni provave dhe stërvitjes?
– Çdo ditë e filloj stërvitjen me një kompnai që merret me këtë punë për rreth dy orë e më pas filloj provat deri mbasdite vonë, ndërsa pas pune gjej edhe kohën për të punuar pak “ekstra” ose për të shkuar në palestër…
– Po qejf, nuk bën pak fare?
– Profesioni që kam zgjedhur është i bukur, por i vështirë, me orare pune të gjata. Është profesion që kërkon edhe sakrifica të mëdha të cilat unë i bëj me dëshirë sepse me të vërtetë jam shumë i apasionuar pas tij. Ndaj me dëshirë jam i privuar nga disa “qejfe” si klubet e natës, festat etj. Madje, nuk e mbaj mend as herën e fundit kur kam qenë në ndonjë festë apo ditëlindje.
- Ke të dashur?
– Po, edhe ajo është shqiptare që banon prej vitesh këtu në Mynih.
– Po vajzat gjermane, i kanë qejf balerinët?
– (Qesh) Po, i kanë shumë qejf. Janë shumë të dashura me ne kërcimtarët dhe gjithmonë vijnë dhe i shikojnë shfaqjet tona të baletit… Gjermanëve u pëlqen shumë të bëjnë foto me ne, si dhe shpeshherë, vijnë në ambientet tona të punës për të ndjekur provat…
- T’u bënë kaq vite në skenë. A vazhdon të kesh emocione në interpretim, apo të bëhet një punë rutinë?
– Është e vërtete që kam debutuar që në moshen 16 vjeçare si solist i parë me Teatrin e Operas dhe Baletit në baletin “Zhizel” ku unë isha Princi Albert e më pas, në baletet “Don Kishoti”, “Arrethyesi” dhe së fundmi, “Ëndrra e një nate vere”. Gjithashtu, kam qenë edhe në Greqi si i ftuar special ku performova në baletin “Liqeni i mjelmave”, rolin e Princit Sigfried. Pra, kam marrë pjesë në shumë balete, por megjithëkëtë, ende kam shumë emocione, njësoj si ditën e parë…
– Kujt ia dedikon këtë sukses? Ke pasur mbështetje në këtë rrugë?
– Mbështetja ime me e madhe ka qenë, pa dyshim, familja që më ka përkrahur në çdo etapë të jetës sime. Mbështetje tjetër shumë e madhe ka qenë gjithashtu pedagogu im për 6 vjet, Luan Shtino, i cili me profesionalizmin e tij më stërviti e më bëri të gatshëm për Europë…
– Në këtë sukses, ka të bëjë edhe talenti natyral për balet? Pse zgjodhe këtë art? Kishe një trup që i përshtatej baletit, apo…
– Ishte babai në fillim që e vuri re se unë isha një tip shumë i lëvizshëm që nuk rrija në një vend e që i shkoi mendja se unë mund të bëhesha akrobat në cirk. Më pas, duke u pjekur, u “takova” me baletin që u bë një pjesë e pandashme e jetës sime. Kur e njoha mirë atë, nuk u shkëputa dot prej tij. Pasioni im për baletin rritet dita-ditës…
– Cila është ëndrra jote më e madhe?
– Ëndrra ime më e madhe është të jem një balerin i njohur në botë, të kem një karrierë sa më të larmishme dhe të mbushur më suksese botërore. E kam ëndërr që familja dhe njerëzit e mi të afërm të më shikojnë teksa performoj si solist në skenat më të mëdha të botës. Kjo do të më emociononte shumë…
– Cila është skena që do të të dhuronte më shumë emocione?
– Skena e magjishme e Teatrit “Bolshoj” në Moskë. Ajo është ëndrra e çdo kërcimtari!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë bëjnë robotët fluturues?

Next Post

A mund të bëhet bashkimi i periudhave kontributive mes dy vendeve?

Advertisement