A e dini se cila kafshë ka dhëmbët më të fortë në botë? Luani? Tigri? Peshkaqeni? Jo, dhëmbët më të fortë në botë i ka një molusk deti, çitoni. Për më shumë se 400 milionë vjet ata kanë bredhur detet, duke ngrënë me dhëmbët e tyre të zeza, shkëmbinjtë ku jetojnë algat. Dhëmbët e tyre janë të përbërë nga materiali më i fuqishëm që mund të krijohet nga një qënie e gjallë, nga magnetiti. Çitonët ecin me një këmbë të vetme dhe jetojnë deri në 20 vjet.
Advertisement