Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Ardit Gjebrea vendos rregulla të rrepta
A mund të transferohet pensioni shqiptar në Itali?
Fjodora Fjora lë Vizion Plus

A mund të transferohet pensioni shqiptar në Itali?

– Jam E. Cara, emigrate në Çezena në Itali, e datëlindjes 4.02.1951. Kam 21 vite punë gjithsej, me sigurime shoqërore të paguara pranë INPS-së. Po kështu, marr pension të pjesshëm në Shqipëri për 16 vite pune që kisha atje. Sqarimet që kërkoj nga ju, janë: A përfitoj pension në Itali me vjetërsinë që kam dhe kur dal në pension? A ndikon pensioni që marr në Shqipëri, në shumën që mund të më takojë në Itali? A mund të më transferohet direkt pensioni shqiptar, që ta marr në Itali? Pres përgjigjen tuaj, faleminderit.
Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – E nderuar letërshkruese, me 21 vite vjetërsi kontributive që keni, ju përfshiheni në kushte pensioni. Bazuar në legjislacionin italian, për të përfituar pension pleqërie, kushti kontributiv është që të keni një vjetërsi kontributive jo më të vogël se 20 vite, por duhet të keni parasysh se një vit kontributiv bazuar në legjislacionin italian, duhet të jetë i barabartë me 52 javë. Kushti i dytë për të përfituar pension është mosha. Duke filluar nga viti 2012, mosha e përfitimit të pensionit për gratë po ngrihet gradualisht.
– Aktualisht, për vitin 2014 dhe 2015, mosha e daljes në pension është 63 vite e 9 muaj. Pra, ju do të plotësoni kushtin e moshës për përfitimin e pensionit kur të plotësoni 63 vite 9 muaj. Ju moshën e plotësoni me datën 4 Nëntor 2014, pra, në këtë datë ju lind e drejta për pension në Itali. Pensioni që merrni në Shqipëri, nuk influencon fare për pension italian, mbasi secili shtet vepron sipas legjislacionit të tij. Pensioni që keni në Shqipëri, nuk mund të transferohet në Itali, pasi ende nuk kanë një marrëveshje ndërmjet ISSH-së dhe bankave italiane për këtë problem. Për sa kërkoni, ju sugjerojmë që të konfirmoni vjetërsinë kontributive që keni në Itali. Në rast se kërkoni ndihmën tonë në këtë drejtim, duhet të na dërgoni Kodin Fiskal (Codice Fiscale), në mënyrë që ne të llogarisim me saktësi vjetërsinë e punës që keni. Ju faleminderit për besimin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ardit Gjebrea vendos rregulla të rrepta

Next Post

Fjodora Fjora lë Vizion Plus

Advertisement