Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A mund të aplikoj ende për studime në Itali?

– Përshëndetje përfaqësuesve të INAS-it! Quhem Albina dhe jam e interesuar të di diçka paraprakisht në lidhje me studimet në Itali. Unë jam diplomuar gjatë verës së këtij viti dhe po mendoj të ndjek studimet në shtetin fqinj, por nuk e di a jam në kohën e duhur për të aplikuar. Në qoftë se jo, kur mund të filloj me procedurat për vitin tjetër?

Beskida ALIAJ, Koordinatore “INAS – ALBANIA”: – E dashur Albina, më duhet t’ju them që për këtë vit nuk jeni më në kohën e duhur, pasi procedurat e aplikimeve për studimet në Itali kanë përfunduar më 1 gusht të këtij viti dhe juve ju ngelet të aplikoni për vitin tjetër. Gjithsesi, ju kujtoj që një ndër kriteret për marrjen e vizës në ambasadën italiane është edhe mbrojtja e gjuhës italiane pranë Institutit Italian të Kulturës me Certifikatën CELI 3. Datat e provimeve të Certifikatës Celi janë me 24 nëntor 2014 dhe 7 mars 2015. Datat e regjistrimit për një kurs parapërgatitor për provimin pranë Institutit Italian të Kulturës janë nga data 1 gjer më 20 shtator 2014 dhe nga data 2-24 janar 2015.

– Për regjistrim, nevojitet: 1. Shuma totale e pagesës në dorë. 2. Fotokopje e një dokumenti identifikimi (pasaportë, kartë identiteti, patentë). 3. Dy fotografi. Në momentin e regjistrimit, për të hyrë në kurs, studenti duhet të bëjë një test orientues me një çmim prej 500 lekësh. Në momentin që fillojnë procedurat për studime në Itali, në ditët e fundit të marsit, ne ju mirëpresim në zyren tonë për t’ju ofruar ndihmë dhe asistencën e nevojshme për të gjithë rrugëtimin që duhet ndjekur, deri në fund të tij.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jeni manipulues/e?

Next Post

Anila Çela: Jam gjirokastrite; nuk shpenzoj shumë!

Advertisement