Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

6 udhëtime të paharrueshme!

 Nganjehere kemi dëshirë të çlodhemi nga ritmi i ngjeshur i punëve, të thyejmë rutinën, të zbulojmë horizonte të reja… Kjo ëndërr na mban gjallë dhe mbi gjemba, deri në pushimet e ardhshme. Këtu do të gjeni 6 udhëtime të veçanta, të organizuara në vend të ndryshme, që do të jenë një eksperiencë e paharrueshme për ju…

foto 1- raxhastan1. Pallatet e Raxhastanit
Raxhastani (në gjuhën indiane “Toka e mbretërve”) është krahina më e madhe e Indisë, që ndodhet në veriperëndim të saj, me kryeqytet Xhaipurin. Pse të mos eksploroni këtë zonë dhe të mahniteni përballë pamjes së pallateve të saj të mrekullueshëm? Qytetin e Jaisalmerit që ndriçon nga ari, Xhaipurin, qytetin rozë, siç e quajnë ose Jodhpurin me famë, për shtëpitë ngjyrë blu-lavandë. Mund të vizitoni edhe Pushkarin, qytetin e shenjtë të Raxhastanit dhe të bëni shtëtitje me gamilje nëpër dunat e Jaisalmerit. India, vendi i romantizmit, ju ofron edhe vizita të tjera në krahinat aty pranë, si në Udaipur, ose Taxh Mahal. Atje mund të shijoni edhe vakte karakteristike, si darka raxhastani në zemër të shkretëtirës…

 

Advertisement

 

 

foto 2- kruaziere karaibe

2. Kruazierë nëpër Karaibe
Një kruazierë në detrat e Karaibeve… Këto fjalë kanë një fuqi të tillë evokuese, se ju e ndjeni tashmë veten me koktej në dorë në kuvertën e anijes. Kështu, do të vizitoni Antilet dhe Tropikun. Imagjinoni çfarë kënaqësie është të përfitoni nga një det ngjyrë kristali dhe të bëni banjo dielli në anije, ndërkohë që do t’ju duket sikur koha dhe gjithësia e ka ndalur lëvizjen e saj. Çdo ditë do të zbuloni një plazh të ri me rërë të bardhë dhe do të shëtisni nëpër shumë ishuj të zhytur në natyrën e harlisur. Në sytë tuaj do të shpërthejnë ngjyrat dhe do të krijohet një kuadër parajse.

 

 

 

foto 3- dubai3. Dubai dhe Emiratet
Dubai, me grataçielat (që nuk u lënë gjë mangut atyre të Nju Jorkut), pazaret plot zhurmë dhe temperaturat verore gjithë vitin, është destinacioni i ëndërruar për të shkuar në çift, apo familje. Dubai përfaqëson një etapë të rëndësishme udhëtimi për ata që nuk kanë pasur ende rastin të zbulojnë këtë qytet plot jetë. Janë të shumta gjërat që mund të shihni në këtë qytet, pasi qëllimi i drejtuesve të tij është ta kthejnë në një nga destinacionet turistike kryesore në botë. Në të mund të gjeni si plazhet e mrekullueshëm dhe të virgjër, ashtu edhe qendrat e mëdha tregtare, ku floriri është mjaft i lirë, veshjet gjithashtu, por atje kanë dyqanet e tyre edhe gjithë firmat më të mëdha të botës. Nuk mungojnë edhe vendet e mbyllura ku mund të bësh ski, pavarësisht se shkretëtira është shumë afër qytetit!

 

 

 

foto 4- mongoli4. Shëtitje me kalë në Mongoli
Ata të cilëve u pëlqen kalërimi, apo kuajt, mund të bëjnë shëtitje në stepat e pamata të Mongolisë. Duhet ditur se ky nuk është një vend tipik turistik dhe nuk mund të shkosh pa praninë e një shoqërie udhëtimi. Siti që organizon këto shëtitje vë në dispozicion shalat e veta, të studiuara për t’iu përshtatur kuajve mongolë dhe zakoneve të kalërimit të kalorësve perëndimorë. Falë logjistikës së përparuar dhe pranisë së guidave kompetente, shoqëria e udhëtimit do t’ju propozojë strukturën e vet në kryeqytet, Ulan Bator, me material kampingu të ri, cilësor dhe të plotësuar (me tenda-dush, pompa filtrimi uji, etj.), pasi do të shëtisni në vende të shkreta, ku nuk ka njerëz. Kështu, kur të jeni atje, do të përfitoni të qetë nga shëtitja juaj.

 

foto 5- australi5. Australia dhe peizazhet e saj
Australia e mahnit udhëtarin me hapësirat e saj dhe diversitetin e faunës dhe florës. Është afro 24 orë fluturim nga Evropa, një kontinent që paraqitet si një vend ëndrrash dhe aventurash për shumë njerëz, vend kontrastesh, që do t’ju befasojë me pasurinë e faunës dhe peizazheve natyrale që do t’ju lënë pa frymë. Mund ta filloni vizitën nga qyteti i Sidneit, i famshëm për operan e tij me arkitekturën karakteristike dhe gjirin. Pastaj mund të vizitoni Ayers Rock, vend i kulturës aborigjene dhe shkretëtirës “së shenjtë”. Mos e lini pa vajtur edhe në ishullin Kangaroo, që njihet si ekuivalenti i ishujve Galapagos.

 

 

 

 

foto 6- borabora6. Bora-Bora
Bora-Bora bën pjesë në Polinezinë Franceze dhe është një ishull vullkanik i rrethuar me korale. Ishulli, që njihet me emrin “perla e Paqësorit”, jeton vetëm me turizëm dhe shumica e resorteve të tij janë bangalou të ndërtuara drejtpërdrejt në ujë. Çmimet e hotele variojnë nga mesatare e deri marramendëse, në resortet me luksoze. Ishulli nuk ka transport publik, pra, duhet të merrni makinë ose biçikletë me qira për ta vizituar, pse jo, edhe motoskaf për t’i rënë rrotull. Mund të bëni edhe zhytje për të parë faunën e pasur nënujore të ishullit, që përfshin edhe peshkaqenët. Çdo vit, këtë ishull të vogël prej 38 km2, e vizitojnë afro 20 mijë turistë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

7 mënyra për të shtuar fibrat në ushqimin tuaj

Next Post

Me botoks, bie në peshë!

Advertisement