Skip to content Skip to footer

Si të vishesh gjithmonë me stil?

Stilisti ju këshillon… 

– Çfarë duhet të ketë parasysh një grua kur shkon për të blerë veshje?

– Së pari, para se të blini diçka, duhet të bini në dashuri me të! Duhet ta shihni veten në pasqyrë me zemër dhe jo me sy. Në fillim, duhet të kënaqni veten dhe, nëse nuk e adhuroni plotësisht diçka, atëhere mos e blini. Mos dëgjoni mamanë apo burrin dhe aq më pak, shitësen; duhet ta pëlqeni vetë. Veshja e duhur ju bën të ndjeheni ndryshe, të mos shihni defektet dhe t’i thoni vetes: Nuk dukem e shëndoshë, nuk dukem shumë e shkurtër, nuk dukem plakë.

– Çfarë duhet të shikojë ajo te një veshje?

– Sigurohuni që është ngjyra dhe prerja që bën për ju. Sa herë ju pëlqen një veshje, mbajeni pak veshur kur të shkoni në shtëpi, provojeni me rroba të tjera dhe shihni nëse duhet ta rregulloni pak. Çojeni te rrobaqepësi nëse ka nevojë të shkurtohet pak ose ka nevojë për ndonjë rregullim tjeter. Nëse nuk ju bën tamam, do ta mbani në dollap, pa e veshur.

– Juve, si stilist, çfarë ngjyrash ju pëlqen të përdorni në veshje?

– Që i vogël më kanë pëlqyer ngjyrat, bile që atëhere ndaja veç lapsat me ngjyra të ngrohta dhe veç, ata me ngjyra të ftohta. Më pëlqen të përziej të kuqen me rozën, portokallinë dhe të verdhën. Nga ana tjetër, më pëlqen të përziej edhe blunë me jeshilen. Mendoj se duken shumë bukur bashkë.

–  Mund të na përmendi tre gjëra që duhet t’i ketë çdo grua në garderobën e saj?

– Së pari, një fustan të mirë që vishet në shumë raste dhe nuk ka nevojë të jetë i zi ose kaki, por edhe me ngjyra. Gjithashtu, nevojiten dy pulovra të bukura që mund të vishen në punë, darkave, kudo. Gjëja e tretë e nevojshme janë një palë xhinse që ju rrinë mirë, të cilat nuk është edhe aq e lehtë t’i gjesh.

Leave a comment

0.0/5