Përbërësit:
Mish i grirë, 1 kilogram,
Dhjamë dashi, 2 lugë,
Kos, 500 gramë,
4-5 thelpinj hudhra të shtypura,
Kripë e piper
Gatimi:
Me duart e lagura, formojmë disa xhongla sa një vezë me mishin e grirë, hudhrat dhe erëzat. Hedhim kosin, duke e mbuluar gjithandej njësoj. I vëmë në furrë për 30 minuta. Ka një variant: T’u hedhim përsipër domate të grira hollë. Piqen kur të prarohen. Si garniturë, mund të përdoren makarona të holla ose oriz…