– A ka mundësi që ankthi të ndikojë në marrëdhëniet seksuale që të mos shkojnë mirë? E kam fjalën për ata persona që kanë ankth për seksin.
– Sigurisht që seksi ndonjëherë mund të shtojë ankth tek personat që janë kryesisht të pasigurtë në vetvete që ka lidhje me herën e parë, me emocione shumë të forta ose mungesë eksperience. Ka njerëz që kanë frikë se nuk do të eksitohen siç duhet dhe do ta zhgënjejnë partnerin. Pastaj, qëndron edhe frika nga pasojat e aktit seksual, shtatzanitë e padëshiruara etj. Frikëra të tilla shpesh shkaktojnë ankth.
– Para disa ditësh debatova me të dashurin tim dhe më pas vura re nga ana e tij që nuk donte të bënte marrëdhënie seksuale me mua. A ka mundësi që kjo gjë të jetë ndikuar nga zënka jonë?
– Ka persona që nervozizmin, debatin etj. e shprehin duke pasur dëshirë për seks, por ka dhe të tjerë që mund ta shprehin zhgënjimin e tyre nëpërmjet mungesës së dëshirës për marrëdhënie seksuale. Si duket kjo gjë ka ndodhur me të dashurin tuaj. Ju në këtë rast nuk duhet të ngulni këmbë, por të prisni sa të qetësohet situata dhe të vazhdoni mardhënien tuaj normalisht. Mund të jetë e vështirë të vazhdosh normalisht aktivitetin seksual kur ekzistojnë konflikte të pazgjidhura mes çiftit. Çdo ndjenjë negative kundrejt partnerit mund të ndikojë negativisht edhe në seks.
– Kam probleme me orgazmën kohët e fundit, çfarë më sugjeroni?
– Ju sugjerojmë një vizitë te gjinekologu ose andrologu që të shikoni nga se ju vjen ky problem. Dhe mënyra të tjera janë bisedat e hapura me partnerin/ren dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin.