Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Për hir të flluskave…

Shkencëtarët francezë kanë arritur në përfundimin se shampanja e ruan më mirë shkumën dhe flluskat, në rast se ajo do të serviret më e ngrohtë sesa është bërë zakon dhe pikërisht, pra, në temperaturën 18 gradë celsius. Para së gjithash, shkencëtarët kanë sqaruar se një gotë shampanjë ka afërsisht një milion flluska të vogla që përbëjnë shkumën e saj dhe specialistët kanë vënë re se ato janë shumë të rëndësishme për shijen e shampanjës. Duke plasur, flluskat çlirojnë acid karbonik dhe ngacmojnë gjendrrat e shijes në gojë. Veç kësaj, mijëra flluska të tjera pëlcasin kur mbushim gotat dhe përhapin në ajër aromën e tyre origjinale dhe të këndshme. Rëndësi për të ruajtur flluskat ka edhe mënyra se si e hedhim shampanjën në gota. Është mirë që gotën ta mbajmë të përkulur pak anash. Kështu, do të ruhen pa u plasur gjersa ta pimë, mijëra flluska, të cilat do të përhapin pastaj në gojë shijen e pijes së këndshme. Ndërkaq, duke këshilluar që shampanja të mos pihet e ftohtë, shkenëtarët janë të mendimit se temperatura e saj nuk duhet t’i kalojë në asnjë mënyrë të 18 gradët. Ju kujtojmë me këtë rast se shampanja është një pije shumë e dobishme, pasi përmban polifenol, një substancë bimore që zgjeron enët e gjakut.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Zajmina, mall për të dashurin

Next Post

Njoftime nga Italia

Advertisement