Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ndjej që kam kokrriza në sy

– Unë që ju shkruaj jam një vajzë 29 vjeçe dhe kam një shqetësim që ka dy muaj që më është shfaqur. Ndjej shumë lodhje para kompjuterit, më lodhen shumë sytë, dhe kam vështirësi me shikimin. Kur u vizitova, mjekja më tha që nuk kam nevojë për syze, thjeshtë jam e lodhur. Theksoj që unë punoj me orë të tëra para kompjuterit dhe ka raste dhe në shtëpi. Ju lutem më thoni a më dëmton kjo gjë, dhe çfarë duhet të bëj që t’i mbroj sytë e mij, se ndjej si kokrriza rëre në sy.
Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: – E dashur vajzë letërshkruese! Kemi shkruar disa herë në këtë gazetë përgjigje letrave që kanë ardhur në redaksi të ngjashme me ankesën tuaj, sepse vetë kjo ankesë është tmerrësisht shumë e përhapur për vetë përhapjen e proçeseve që kryen njeriu para kompjuterit. Pjesa më e madhe e njreëzve sot në botë ushtrojnë përqindjen më të madhe të aktiviteteve të tyre para kompjuterit (për punë, lexim, facebook, internet etj.) gjë që bën që sytë të ekspozohen për orë të tëra para ekranit. Ky ekspozim i theksuar i syve para ekranit dëmton rëndë atë që quhet filtrimi i lotit dhe çon në tharje të syve, në ndjesinë e syrit të lodhur, të thatë, me kokrriza në sy.
Në këto kushte, ndihma e parë që i jepet syve është pajisja e personit me syze mbrojtëse me numër zero, ose me një numër që del pas një vizitë të hollësishme okulistike, xhami i të cilave duhet patjetër të jetë me disa shtresa mbrojtëse për kompjuterin (antireflex). Këto syze mund t’i porosisni tek Optika Union, në rrugën e Kavajës, para kryqëzimit të 21 dhjetorit (pasi të keni kryer një vizitë okulistike më parë). Vizitën mund ta kryejmë sëbashku dhe më pas do t’ju jap edhe disa këshilla në lidhjen me përdorimin e lubrifikantëve në sy si lot artificial, etj. për të eleminuar ndjesinë e lodhjes në sy. Faleminderit për pyetjen tuaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shoqëria më çoi në rrugë të gabuar

Next Post

Tek shtëpia e komshijes

Advertisement