Në prag të konferencë së shteteve të Ballkanit Perëndimor, Kancelarja Merkel bëri një deklaratë ku ndër të tjera theksoi se: Qëllimi i konferencës është edhe përmirësimi i bashkëpunimit mes vendeve. Njerëzit në rajon duan të kenë infrastrukturë transporti, ata duan që të mund të udhëtojnë lehtësisht nga një vend tjetrin, tha ajo. Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të mërzitur me korrupsionin dhe nuk duan më gjykatat, që nuk funksionojnë mirë. Keqmenaxhimi, kriminaliteti i organizuar dhe ekonomia informale është në të gjitha vendet një problem i vazhdueshëm, po ashtu edhe niveli i lartë i papunësisë së të rinjve.