Demi-Dashi
Marrëdhënia e miqësisë mes dy të lindurve të shenjës së Dashit dhe Demit duket shumë e vështirë, mund të themi jo e këshilluar. Demi, ndryshe nga Dashi, është i lidhur me disa vlera, të cilat i ka reflektuar gjatë dhe nuk vepron me impulsivitet. Këto dy shenja zodiaku kanë shije artistike, prirje për muzikën, pikturën dhe kulinare krejt të ndryshme, prandaj nuk kanë ç’të ndajnë me njëri-tjetrin. Nuk është e pamundur që ata të merren vesh në disa dalje me shoqërinë, ama Dashi dhe Demi e kanë të vështirë të krijojnë miqësi të fortë.
Demi-Demi
Paqësor, hedonist, kurrnac, i ndjeshëm, i qetë dhe i thellë. Këto janë karakteristikat e përmbledhura të natyrës së Demit. Një miqësi Dem-Dem është e mundur, sepse ata janë të aftë të ndajnë disa gjëra, si dashuria e tyre për bukurinë, natyrën, durimin për jetën dhe një ndjenjë posesiviteti që vetëm një Dem tjetër mund ta pranojë. Me gjithë faktin që Demat kanë pika të përbashkëta, kjo nuk do të thotë se ata do të përjetojnë një miqësi të bukur së bashku, sepse janë shumë kërkues dhe kanë tendencë të presin shumë prej tjetrit, kështu që zhgënjimi mund të jetë i madh.
Demi-Binjakët
Një Binjakët dhe një Dem nuk janë miqtë më të mirë në botë! Impulsiviteti i Binjakëve e nxit për të zbuluar horizonte të reja, ndërkohë që Demi preferon të ruajë zakonet e tij të vogla. Megjithatë, nëse Binjakët do të arrijnë ta bindin mikun e tyre Dem të luajë me gjëra të tjera përveç letrave (gjë e vështirë), ai nuk do ta ketë të vështirë ta drejtojë lidhjen. Binjakët mund të organizojnë një shëtitje në natyrë dhe Demi do të kënaqet duke planifikuar gjithçka e duke shpresuar që miku i tij nuk do të ndërrojë mendje.
Demi-Gaforrja
Miqësia mes një Gaforreje dhe një Demi është paqësore. Dashuria për natyrën që kanë të përbashkët këto dy shenja astrologjike, krijon mes tyre një miqësi të fortë, të përbërë nga dalje në natyrë, ose kujdesin për lulet dhe kopshtarinë. Gaforrja mund të merret me aktivitetin e tij të preferuar, pa shqetësuar me këtë mikun e tij Dem, që pranon lehtësisht të qëndrojë në prapavijë. Të dy miqtë janë mjaft kursimtarë dhe i llogarisin mirë shpenzimet e tyre, para se të vendosin për të dalë.
Demi-Luani
Marrëdhënia miqësore e një Luani dhe një Demi rrezikon të mos jetë shumë e suksesshme, pasi ata janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Gjatë një daljeje me shoqërinë, Demi preferon të qëndrojë në hije, ndërkohë që Luani është më entuziast dhe i shoqërueshëm. Ky ndryshim në karakter i vë në kundërshtim me njëri-tjetrin. Luanit, Demi nuk i duket interesant dhe e përbuz. Ai, gjithashtu, mendon se si mund të jetë Demi kaq pak entuziast. Nga ana e tij, Demit, Luani i duket shumë i lodhshëm, i zhurmshëm dhe energjik, me një fjalë, që e tepron.
Demi-Virgjëresha
Takimi mes Virgjëreshës dhe Demit mund të formojë një miqësi besnike. Yjet janë të qartë në këtë drejtim: Ana e duruar dhe e afruar e Demit do të lejojë të krijohen lidhje me Virgjëreshën, që është e ndershme dhe perceptuese e mirë e gjërave. Këto dy shenja mund të zbulojnë pasione të reja të përbashkëta, si shëtitjet në mal apo pyll dhe marrja me rregullime në shtëpi. Megjithatë, Demi duhet të bëjë kujdes me karakterin e tij kokëfortë dhe duhet të pajiset me durim përballë anës nganjëherë bezdisëse të natyrës së Virgjëreshës.
Demi-Peshorja
Peshorja dhe Demi karakterizohen që të dy nga të qenit të shoqërueshëm dhe nga dashuria për kontaktin. Me një fjalë, këto dy shenja mund të shumëfishojnë daljet në grup, për të kaluar më pas në një miqësi më të fortë, nëse gjejnë qendra interesi të përbashkëta. Më veçanërisht, Peshorja dhe Demi mund të apasionohen pas aktiviteteve kulturore, ose në natyrë, sepse që të dyja shenjat janë të pajisura me shumë ndjeshmëri. Astrologjia mendon se ata plotësojnë njëri-tjetrin, gjë që mund të jetë burim i një miqësie të qëndrueshme.
Demi-Akrepi
Akrepi dhe Demi janë konservatorë dhe të dashuruar pas natyrës e jetës së thjeshtë. Ky terren mirëkuptimi u lejon të lidhin mes tyre një miqësi, e cila do vërtet kohë të krijohet, por pas kësaj, ata do të mund ta shtrëngojnë edhe më tej. Akrepi, ashtu si Demi, nuk kanë besim te miqtë e tyre dhe për këtë arsye, ata nuk kanë shumë të tillë. Këto dy shenja njihen që janë kërkues, ambiciozë, të ndjeshëm dhe dominues. Pasi pranohen këto cilësi dhe defekte të dyanshme, lidhja mes Demit dhe Akrepit do t’i rezistojë çdo sprove.
Demi-Shigjetari
Yjet nuk janë shumë optimistë përsa i përket pajtueshmërisë miqësore mes Shigjetarit dhe Demit. I pari është kureshtar dhe i pëlqen të dalë e të zbulojë gjëra të reja, ndërsa Demi është më sedentar. Që një miqësi mes tyre të jetë e mundur, duhet që Shigjetari të mësojë ta kanalizojë energjinë e tij, ndërsa Demi, të zgjerojë fushën e interesave. Shigjetari dhe Demi mund të zhvillojnë së bashku aktivitete intelektuale dhe lojëra të ashtuquajtura shoqërore (shahu, letra, monopoli, etj).
Demi-Bricjapi
Një miqësi mes Bricjapit dhe Demit nuk është edhe aq e lehtë. Ajo do të përbëhet nga ndarje dhe ribashkime. Megjithatë, nëse këta dy persona do të dinë ta pranojnë tjetrin ashtu siç është, mund të bëhen miq shumë të mirë. Një Bricjap dhe një Dem duhet të respektohen reciprokisht, për t’u marrë vesh me njëri-tjetrin. Intelektualë dhe konkurrentë, mund t’i shohësh shpesh duke luajtur lojëra shoqërore. Megjithatë, ata duhet të kenë pranë miqtë e tjerë për t’i ndarë, sepse që të dyve nuk u pëlqen të humbasin. Aspekti pozitiv është se pajtohen edhe shumë lehtë.
Demi-Ujori
Demi dhe Ujori mund të përjetojnë një marrëdhënie të mirë miqësie së bashku, me kusht që Demi të mos ia imponojë të gjitha vendimet e tij mikut Ujor. Demi ka shumë respekt për mikun e tij Ujor. Ai admiron inteligjencën dhe i pëlqen të kalojë kohë me të, por Ujori nuk e pranon që miku i tij Dem të vendosë gjithçka në lidhjen e tyre. Demi do gjithmonë të vendosë për restorantin ku do të hanë drekë, ose pabin ku do të kalojnë mbrëmjen. Kjo miqësi e mbyt Ujorin, që e do me shpirt lirinë e tij.
Demi-Peshqit
Peshqit dhe Demi merren vesh shumë mirë dhe janë miq të shkëlqyer, meqë kanë që të dy respekt për tjetrin dhe janë origjinalë. Këto dy shenja kanë shije që plotësojnë njëra-tjetrën. Dashuria për natyrën e Demit pajtohet me anën artistike të Peshqve dhe të dy miqtë mund ta kalojnë kohën duke vështruar mrekullitë e natyrës dhe duke i fiksuar këto momente me vizatime apo foto. Ndjeshmëria e Peshqve trajtohet shumë mirë nga takti i natyrshëm i Demit, gjë që bën të lindë një miqësi e qëndrueshme dhe jetëgjatë.