Ne nuk u besojmë shumë lëngjeve magjike të dashurisë dhe produkteve të tjera me dhunti afrodiziake, megjithatë ekzistojnë, në ushqimet që konsumojmë çdo ditë, substanca të afta të ndikojnë në dëshirën tonë seksuale…
Për të zgjuar shqisat
Disa ushqime përmbajnë substanca me efekte shpenguese, stimuluese, bile edhe që shkaktojnë eufori. Është, për shembull, rasti i alkaloideve. Disa ushqime, në veçanti erëzat, përmbajnë vajra eterorë dhe përbërës të ndryshëm që ushtrojnë një veprim stimulues në seksualitetin dhe emocionet tona. Ato zgjojnë shqisat dhe të ndihmojnë të luftosh kundër lodhjes, sidomos asaj seksuale.
Ç’të fusim në pjatë?
Ushqime alkaloide: Thekër, çokollatë, çaj, shafran, shegë.
Ushqime ngrohëse dhe që të shtojnë energjinë: Piperi, anisi, kardamomi, xhenxhefili, ginsengu, arrë myshku, piperi i Kajenës, karafili, kanella. Mos harroni edhe vaniljen, që ka famën se u jep forcë dhe fuqi burrave. Nëse hidhet në verë, mbrëmjeve, ajo i bën të dashuruarit “të paduruar”. Jasemini, gjithashtu, thuhet se ka efekte euforike.
Për të stimuluar hormonet
Të favorizosh prodhimin e hormoneve tona seksuale do të thotë të veprosh në kiminë e trurit tonë, duke zgjuar gjithë përbërësit që shkaktojnë dëshirën seksuale. Janë të shumta ushqimet që ndërhyjnë te hormonet, me veprime shumë specifike: Borati i natriumit përmirëson nivelin e testosteronit te burrat, zinku ndërvepron me hormonet seksuale, seleniumi siguron shëndetin e mirë të spermatozoideve. Disa ushqime specifike përmbajnë fitoestrogjene, substancat e afërta me hormonet seksuale femërore, që shtojnë prodhimin e tyre.
Ç’të fusim në pjatë?
Fitoestrogjene: Koriandër, patate të ëmbla, sojë, angjinare, xhenxhefil, mustardë, roka, asparagë, kofshë bretkosash
Zink: Fruta deti, arra, vezë, asparagë, kuinoa, oriz.
Selenium: Hudhra, bajame, qepë, kërpudha, qiqra, miell.
Gjithashtu edhe tërshërë (që stimulon sekretimin e testosteronit), fruta të kuqe, që përmbajnë mangan, një kripë minerale që merr pjesë në sintezën e hormoneve seksuale, ose selino (që vepron në prodhimin e spermës).
Për të përgatitur trupin
Falë ushqimeve, mund të përmirësojmë qarkullimin e gjakut, duke forcuar venat, ose duke zgjeruar enët e gjakut. Kjo favorizon shtimin e gjakut të nevojshëm për ereksionin te meshkujt dhe, në mënyrë të përgjithshme, shtimin e gjakut që shkon në pjesët intime. Kështu, mund të tonifikojmë trupin dhe t’i japim energjinë, për të cilën ka nevojë për marrëdhëniet seksuale.
Ç’të fusim në pjatë?
Acide yndyrore esenciale: Vaj, stridhe, midhje, aragosta.
Antioksidues: Fruta deti, peshk, kripë
Gjithashtu, edhe hudhra (të cilat kanë efekte stimuluese për gjakun, por edhe për prodhimin e spermatozoideve, pra, për vëllimin dhe cilësinë e spermës), piper (simboli i fuqisë dhe burrërisë, që përmban substanca që hapin enët e gjakut), xhenxhefil (erëzën më të famshme nga ato, që quhet afrodiziake).
Për të përmirësuar vitalitetin dashuror
Do të ishte joefikase të përpiqeshe të stimuloje libidon, pa marrë parasysh organizmin tënd. Ja përse sekreti i vitalitetit dashuror qëndron në gjendjen e mirë fizike, domethënë, në furnizimin me oksigjen të organeve tona. Kjo do të thotë se kemi nevojë për rruaza të kuqe me shumicë. Për të bërë këtë, nevojiten vitaminat e grupit B.
Ç’të fusim në pjatë?
Ushqime që kanë vitamina B: Kikirikë, fruta deti, patate të ëmbla, mish derri, avokado, banane, portokalle, misër, kumbulla, oriz, domate.
Ushqime me hekur: Çokollatë, spinaq, kanellë, vesh gomari (lloj sallate)
Ciladoqoftë menuja që kemi zgjedhur, mos harroni që joshja dhe dëshira kanë lidhje edhe me atmosferën e përgjithshme. Keni vendosur të gatuani për të nxitur jetën tuaj seksuale? Përgatisni edhe atmosferën, duke e shtruar tavolinën bukur, duke ndezur qirinj, duke vënë pak muzikë… dhe duke përdorur gjithçka që mund të ushqejë fantazinë erotike. Të hash duhet të jetë, para së gjithash, një kënaqësi, në të gjitha drejtimet.