“Sigurisht që Zoti ekziston! Deti, ajri, zogjtë, vetë zhurma e natyrës, e ulëret ekzistencën e Krijuesit të kësaj mrekullie ndaj të cilit ne duhet të jemi falënderues çdo ditë. Thank you, God!”. Këto kanë qenë fjalët që kanë shoqëruar një foto të publikuar nga vetë Armina Mevlani, por që për të qenë të sinqertë, këto fjalë nuk kishin edhe aq lidhje me foton. Siç e shihni, këtu të vetmet që bien në sy janë të pasmet e Arminës, të cilat janë në formë të mirë dhe ajo është e ndërgjegjshme për këtë sepse po do të ishte e kundërta, sigurisht që Armina nuk do të publikonte këtë foto, por një tjetër me det dhe zogj. Ja një mënyrë interesante alla “i biem nga Kina” për ta përqendruar në mënyrë indirekte vëmendjen te fiksimi i kohëve të fundit. Gjithsesi, komplimente Arminës për format trupore të cilat qarkullojnë jo pak herë nëpër faqet rozë.