Praktika të reja, lodra seksuale, libra erotikë. Është gjithnjë në rritje numri i njerëzve që duan ta bëjnë më pikante jetën e tyre seksuale. Tendenca e re janë aplikimet në telefonat celularë. Ja, si të arrish qiellin e shtatë me një klik në iPhone dhe Android!
1. Cheeky Kama sutra, në iPhone
Një aplikim në të cilin shpjegohen me detaje 48 pozicione seksi, me vizatime, të shoqëruara me këshilla të shkurtra për të pasur më shumë sukses gjatë lojërave paraprake.
2. Pilula kontraceptive në Android dhe My Pill, në iPhone
Janë dy aplikime të lehta për t’u përdorur, për të mos e harruar kurrë më pilulën kontraceptive (dihet që harresa e saj mund të shkaktojë një shtatzani të padëshiruar).
3. Durex në iPhone dhe Android
Aplikimi këshillon tipe të ndryshme prezervativësh dhe lubrifikantësh për ta bërë pikant seksin.
4. iCondom në iPhone
Ky është aplikimi që duhet ta keni me vete nëse jeni jashtë vendit. Në rast urgjence, telefoni gjen se ku ndodhesh dhe këshillon shpërndarësin më të afërt të prezervativëve.
5. Fletore pushimesh erotike për të rritur, në iPhone
Zbavituni, duke testuar njohuritë tuaja mbi seksin. Në të do të gjeni kuice, gjëegjëza, lojëra të ndryshme për t’i zbuluar së bashku…
6. SexTrack në iPhone
Jeni një mjeshtër në seks, apo duhet të bëni disa përmirësime të vogla? Ky aplikim mat performancat tuaja seksuale: Kohëzgjatjen, frekuencën ose intensitetin. Gjithçka llogaritet, bile edhe numri i kalorive të djegura!
7. Seksi dhe seksualiteti në 200 pyetje, në iPhone
Një pyetje mbi seksin ju mundon? Gjejani përgjigjen falë aplikimit të kërkimeve të shqetësimeve seksuale, me përgjigje të plota, për ta ndjerë veten të sigutë.
8. Smake Love, në iPhone dhe Android
Jeni larg njëri-tjetrit, apo thjesht, partneri ju mungon? Ky aplikim i lejon atij të komandojë në distancë një vibrator të vogël që shoqëron aplikimin. Një plus? Është kundër ujit!
9. Tinder
Me Tinderin mund të fillosh një bisedë. Duhet të përputheni me njëri-tjetrin dhe, që të përputheni, duhet që të dy të interesuarit të pëlqehen reciprokisht. Ajo që na pëlqen është se mund të shohësh profilet e ndryshme me shoqërinë dhe të gjykosh “hot or not” (seksi apo jo)? Pastaj të shohësh nëse përshtatesh me të… Është falas në App Store dhe Google Play.
10. 3nder
Së shpejti, në iOS (sistem operativ për celularët nga Apple) do të jetë 3nder. Aplikimi 2+1, ose 1+1+1, ju mundëson të bëni dashuri treshe. Aplikimi bën të mundur edhe fantazitë më të guximshme. Ndërsa prisni që të dalë ky aplikim, futuni në sitin www.3nderapp.com
11. Vibratorë sekretë për vajzat
Vibratorët do të dalin pak nga pak nga moda; tendenca është ky aplikim që vibron me intensitet që ndryshon. Kështu, fshehurazi, mund ta përdorësh telefonin tënd si një lodër seksuale ose edhe jo, ju takon juve të vendosni. Falas, në Google Play.
12. Playme
“Daming” është tendenca e re për të gjetur një partner/e në smartphone. Fjala daming është një bashkim i fjalëve “dating” (takim) dhe “gaming” (lojë), pra, aplikimi kombinon takimin dhe lojën. Ajo që na pëlqen te ky aplikim është sfida. Për të diskutuar me një profil, duhet të luash dhe të fitosh një maksimum pikësh. Falas në App Store.
13. Snake Love
Ju pëlqen të luani? Atëhere, Snake Love është bërë për ju! Është një version i nxehtë i lojës 100, përfshi këtu edhe sfidat. Mund ta bëni lojën me partnerin/en në shtrat, për ta bërë seksin me pikant. Kushton 1.99 euro në App Store
14. I Just Made Love (Sapo bëra dashuri)
Doni të gjeni një vend kënaqësish të pazakonta afër jush? Me Aplikimin I Just Made Love, ju shënoni vendin ku keni bërë dashuri dhe shihni ku kanë bërë të tjerët, qoftë në anije, në aeroplan, majë mali, apo në kolltukun e sallonit. Kështu, mund të ndani eksperiencat me të tjerët dhe të mësoni, apo merrni ide të reja prej tyre. Është falas në App Store dhe Google Play.
15. Love Test Calculator (Test përputhjeje në dashuri)
Të gjithëve u pëlqejnë testet. Kur një aplikim na propozon të shohim nëse përputhemi apo jo me partnerin/en, kjo na zbavit dhe na bën të qeshim. Pastaj, testi është goxha i saktë! Falas në Google Play
16. Një lojë “thuaj të vërtetën ose vepro”, versioni i nxehtë
Kush nuk e ka dëgjuar lojën “thuaj të vërtetën ose vepro”, që luhet në shoqëri, kur lojtarët duhet të zgjedhin mes thënies së një të vërtete, ose kryerjes së një veprimi? Loja në fjalë ka dalë në këtë aplikim të ri për të rritur, me tre nivele: E prapë, seksi dhe e nxehtë. Ju takon juve ta testoni! Kushton 2.99 euro në App Store.
17. 177 mënyra për ta çuar një grua në qiellin e shtatë
Ky aplikim është një thesar këshillash për burrat që duan të kënaqin partneret e tyre. Emri i aplikimit është marrë nga një libër i shkrimtares franceze Margot Saint-Loup. Kështu, partneri do të bëjë dashuri si një mjeshtër i vërtetë.
18. Pure
Doni të gjeni një partner/e të një nate afër vendit ku ndodheni? Mjafton vetëm të futeni tek aplikimi Pure. Na pëlqen sepse gjërat janë të thjeshta dhe të qarta: Do të takoheni vetëm për seks dhe asgjë tjetër. Nuk ka pse e vret mendjen me prapamendime… 0.99 euro në App Store.
19. Spreadsheets
Filmimet dhe videot e seksit tashmë janë jashtë mode. Sot, tendenca është të regjistrohesh në këtë aplikim, ku të futësh performancat e tua. Interesi i këtij aplikimi është të mbash një llogari të orgazmave, të pozicioneve tona seksuale të preferuar, ose të vësh muzikën që përdorni kur bëni seks. Është eksituese… Na pëlqen, sepse është si një fletore shënimesh. Kështu, do të ndjehesh si e para/i pari i klasës. 2,69 euro në AppStore
20. 69 Little Positions (69 pozicione të vogla)
Meqë në jetë nuk ekziston vetëm pozicioni i misionarit, shkarkoni në celular 69 Little Positions, aplikimin që na jep dëshira dhe ide të reja. Na pëlqen se ka për të gjitha llojet e shijeve: Seks dyshe, treshe, oral, etj. Falas, në App Store.
21. Wheel’U
Për të evituar rutinën, i vëmë përpara disa sfida partnerit. Nëse ai i realizon siç duhet, fiton pikë që mund t’i përdorë si të dojë, duke ju lançuar juve sfida të tjera… Kujdes, kjo lojë mund të bëhet shpejt shumë e nxehtë. Na pëlqen fakti që aplikimi u lë rrugë të lirë edhe dëshirave më të çmendura. Është falas në App Store dhe Google Play.
Blerta