Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si të studioj në Itali?

– Së pari, ju përshëndes! Kam disa pyetje për koordinatoren e INAS Shqipëri dhe shpresoj të marr përgjigje këtë javë, sepse jam shumë e interesuar unë, bashkë me disa të njohurit e mi.

1. Quhem X, jam në vit të tretë në gjimnaz dhe kam nevojë të di se çfarë dokumentesh duhet të përgatis për fazën e parë të aplikimit për shkollë në Itali. Theksoj që kam dëshirë të aplikoj për Ekonomik atje.

2. Jam një student që dua të aplikoj në Itali për master. Kam dëgjuar nga miqtë e mi që në fazën e parë, kërkohet dëftesa e gjimnazit. Unë nuk jam shumë i bindur nëse është e vërtetë kjo, pasi unë po aplikoj për master (cikli 2 vjeçar i studimeve) dhe jo për bachelor, pra, jo për cilin 3 vjeçar të studimeve.

Advertisement

3. Kam filluar procedurat për të shkuar me studime në Itali dhe kam aplikuar në degën Punë Sociale në Universitetin e Bolonjës. A mund të më informoni ju lutem nëse më duhet të bëj ndonjë provim pranimi atje? Në qoftë se ka provim, në çfarë datash më duhet ta jap në Itali?

Beskida ALIAJ, Koordinatore “INAS – ALBANIA”: – Të nderuar lexues, faleminderit për besimin që keni. Në lidhje me pyetjet tuaja, po ju përgjigjem duke filluar nga e para.

1. Dokumentet e nevojshme për procedurën e para-regjistrimit pranë Ambasadës Italiane janë këto që do t’ju shkruaj më poshtë: Së pari, nxënësit e regjistruar në vitin e fundit të shkollës së mesme që do të marrin Deftesën në verën e 2014-s, do të paraqesin një fotokopje të palegalizuar të formularit A1, me të cilin janë regjistruar on-line për provimet e maturës 2014. Këta nxënës duhet të dorëzojnë në Ambasadë deftesën origjinale përpara lëshimit të vizës. Pastaj, dokumentet e tjera, siç e kemi përsëritur gjithmonë, janë: Certifikata e njohjes së gjuhës, 2 formularët që mund t’i plotësojmë bashkarisht në zyrën tonë (INAS Shqipëri), fotokopje e pasaportës dhe 2 fotografi për dokument.

2. Ajo çfarë keni dëgjuar nga miqtë tuaj është e saktë. Studentët që dëshirojnë të regjistrohen në kurset e ciklit të dytë (Laurea Magistrale), jo me numër të mbyllur, si për shembull, specializim ose kurs të shkurtuar, duhet të dorëzojnë, përveç dëftesës së maturës shtetërore, edhe Diplomën universitare, listën e provimeve dhe programin e detajuar të studimeve. Studentët e regjistruar në vit të fundit të sistemit 3-vjeçar, që do ta marrin Diplomën brenda verës së vitit 2014, duhet të dorëzojnë një vërtetim me provimet e dhëna. Diploma përfundimtare do të dorëzohet në Ambasadë përpara lëshimit të vizës.

3. Ndërsa në lidhje me pyetjen e tretë, kjo përgjigje varet nga lloj i degës që përzgjedh dhe nga vendimmarrja e vetë universitetit. Secili universitet e vendos nga fundi i qershorit nëse për këtë vit do të bëjë një provim skualifikues apo do ta lërë me hyrje të lirë pa konkurs. Gjithsesi, ju këshilloj t’i dërgoni një email sekretarisë së Universitetit dhe t’i pyesësh për të konfirmuar datën e konkursit, që ka më shumë mundësi të zhvillohet në ditët e para të shtatorit.

Shpresoj t’ju kem ndihmuar sadopak me përgjigjet e mia, por për çdo paqartësi, mund të vini pranë zyrës sonë dhe e theksoj se, të gjitha shërbimet, si për plotësimin e dokumentave, ashtu edhe për informacionin që ju duhet, janë falas. Faleminderit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kerkojne djem...

Next Post

Çfarë e shkakton spondiliartrozën?

Advertisement