Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Përtacia trashëgohet nga brezi në brez

Para disa kohësh, në Gazetën Amerikane të Psikologjisë u publikua një studim mbi përtacinë. Studimi, i kryer nga kërkues të Universitetit të Misurit, SHBA, është kryer mbi minjtë dhe vinte në dukje se përtacia është gjenetike. Studiuesit zbuluan 36 gene përgjegjës të përtacisë te brejtësit, pasi vëzhguan minjtë në një kafaz me një rrotë ushtrimi. Sipas të dhënave, vëzhgimet janë bërë te 10 breza brejtësish. Përfundimi ka qenë befasues, pasi brejtësit e identifikuar si të prejardhur nga minjtë përtacë, ishin 10 herë më pak të motivuar për të vrapuar te rrota, sesa ata që identifikoheshin si stërnipat e minjve aktivë. “Te më shumë se 17 mijë gene të identifikuara në një pjesë të trurit, kemi identifikuar 36 gene që mund të luanin një rol në predispozitën për të qenë të motivuar për aktivitetin fizik”, saktëson Majkëll Roberts, studiues i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare të Universitetit të Misurit. Megjithatë, në studim nuk ka kanë mundur të përcaktohen genet e motivimit për aktivitetin fizik. “Është shumë e dobishme të dihet nëse një person është gjenetikisht i predispozuar të mos motivohet për të bërë ushtrime, sepse ky gen mund ta bëjë të prirur për të qenë obez”, shton Frenk Buth që ka punuar me Roberts. Për këtë arsye, është parashikuar që shpejt të bëhen studime edhe te njerëzit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A është tradhëti puthja?

Next Post

Orgazma, stimuluesi i shkëlqyer i trurit tonë

Advertisement