Skip to content Skip to footer

Mos është homoseksuale gruaja ime?!

– Jam 60 vjeç dhe gruaja ime është 51 vjeçe. Kemi patur marrëdhënie të mira intime dhe lindëm dy fëmijë, por kam vënë re se bashkëshortes sime, prej 2-3 vjetësh, nuk i pëlqen të kryejë më marrëdhënie seksuale. Mund të them pa e tepruar se më tepër e “përdhunoj” sesa bëj dashuri me të. Dua t’ju pyes: Mos është homoseksuale dhe nuk e kam kuptuar apo është shfaqur tani kjo dukuri? Me respekt, Ismaili.

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: – Rrofsh zoti Ismail 60 vjeçar që më bëre të qesh sepse ne psikologët, “sebep” duam për të qeshur pasi i këshillojmë të tjerët se një e qeshur, e fundos depresionin. Mos dysho kot te gruaja 50 e ca vjeçare se mos është bërë homoseksuale, pra, lesbike, se ajo do të habitej po ta dëgjonte këtë gjë e do të të quante të çmendur. Dëgjo, Ismail! Nuk mund të bëhet njeriu homoseksual pa qenë i tillë, i “gatuar” që në rritje. Çfarë kam parasysh në këtë? Kam parasysh identitetin seksual i cili përcaktohet mjaft qartë gjatë fillimit të pjekurisë seksuale e më pas, kur organizmi fillon e “ulëret” për seks… Eh, sa djem e vajza nxitohen e gënjehen në përcaktimin e identitetit seksual dhe pastaj, me vonesë, më vijnë mua me lot në sy duke e kujtuar veten për homoseksualë kur testet i nxjerrin hetero të pastër! Po ec e bindi ata! Kjo quhet homofobi dhe është një torturë e vërtetë shpirtërore, një si “darë psikologjike” kur njeriu që ka neveri, bezdi apo urrejtje për homoseksualitetin, kujton se është vetë gej apo lesbike… Edhe studentët e mi, ende psikologë pa shumë përvojë, e kanë mësuar te lënda ime “Psikologjia dhe psikopatologjia e sjelljes seksuale” këtë test të thjeshtë i cili përcakton shumë saktë identitetin seksual të të riut apo të resë. Ja, testi:

1. Gjatë pjekurisë seksuale, të ka tërhequr gjinia tjetër? – Përgjigjja “po”!

2. Gjatë masturbimit, je masturbuar duke imagjinuar gjininë tjetër? Ta zëmë se përgjigjja është “po”.

3. Shumicën e ëndrrave erotike i ke parë me seks me gjininë tjetër? Përgjigjja: “Po”! Atëhere, i themi nuk e luan as topi se nuk je e nuk mund të jesh homo e as biseskual, por je i pastër heteroseksual, pra, i rregullt dhe pikë! Kjo lloj frike vjen se të rinjtë e të rejat nuk kanë informacion të saktë për këto probleme. Te ne, të rinjtë nuk kanë njohuri për dyseksualitetin e vet, të cilin e ka çdo njeri dhe nuk duhet t’i trembet fenomenit, pasi dyseksualiteti nuk është homoseksualitet. Me këtë shpjegohet edhe pyetja e tretë e testit kur pyesim se shumicën e ëndrrave me cilën gjini i keni parë, pasi është normale që njeriu të shohë edhe ëndrra erotike me të njëjtin gjini apo si incest, pasi këto i nxit ose i prodhon dyseksualiteti që duhet ta kenë të gjithë ose frika nga homoseksi apo filmat porno me homoseksualitet etj. Të gjithë këta që kanë homofobi, dismorfobi (parehati me veten, që nuk u pëlqen vetja) apo fobi të tjera, duhet të venë te psikologët, pasi në fakt nuk kanë asnjë lidhje me homoseksualitetin përveçse frikë e madhe dhe e paarsyeshme ndaj tij, ku rolin më të madh e luan psikosomatikja, tamam si për t’i trembur ata.

Psikoterapia i heq këto vuajtje të tmerrshme, këto fobi pikëlluese, pasi të gjitha fobitë janë sjellje e mësuar, të cilat me hipnoterapi e terapi psikologjike, çmësohen e zhduken me sukses, por me disa seanca. Tani, edhe një herë për ty dua të them, i dashur Ismail, se më vjen keq kur thua se ke patur me gruan marrëdhënie të mira intime, por tani ajo nuk të përgjigjet dhe më tepër e “përdhunon” atë. Sa për përdhunimin, ta dish se të kap ligji edhe me gruan tënde po të denoncoi ajo dhe asaj i thonë “disa minuta ohoho, e disa vite obobo”, por ti ke të drejtë si bashkëshort që t’i kërkosh asaj që, në mos nuk mundet, të paktën të vini e të trajtoheni pasi ne e bëjmë të shëndetshme jetën seksuale me psikoterapi dhe ilaçe 100 % bimore! Unë do t’i lexoja gruas suaj një thënie fetare që thotë se “nëse burri i kërkon seks e gruaja si përgjigjet, edhe e sëmurë po të jetë atë gjithë natën e mallkojnë edhe melekët (engjëjt mbrojtës)”, por ti për mua je burrë i nderuar edhe për faktin se nuk bëhesh xheloz për gruan dhe kënaqjen seksuale e kërkon vetëm në “bahçen tënde”. Sipas meje, gruaja jote po vuan atë që quhet “sindromi i folesë boshe” i cili vjen te femrat në periudhën e menopauzës. Në këtë periudhë, gruaja ndjen “boshllëqe” e ftohtësi nga të gjitha anët si për shembull: 1. Prindërit janë të vjetër e të sëmurë ose të vdekur. Boshllëk nga fëmijët e rritur e të larguar fizikisht ose shpirtërisht, sipas parimit: “U rrit zogu, do të fluturojë”. Boshllëk, nga martesa e gjatë e pa fuqi “gravitacioni” si dikur. Boshllëk nga humbja e punës, rënia e bukurisë fizike dhe fuqive etj. E shikon pra, Ismail, se ajo as nuk të tradhton e nuk është kthyer në lesbike, por ka ato lloj vuajtjesh që duan trajtim të kujdesshëm nga ti, por me siguri, edhe nga psikologu. Edhe vetë Zoti ka thënë: hyzmeti-kesmeti. Jeni të mirëpritur për trajtim falas për këtë letrën tuaj të sinqertë.

Leave a comment

0.0/5