Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më paragjykojnë obezët ziliqarë!

Dorina Mema, të cilën e shohim çdo ditë në mëngjeset e A1 Report, është femra bodybillding, e cila po bën çmos për të përhapur kulturën e këtij sporti të ri në Shqipëri. Ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me çmimin e tretë në Kampionatin Europian të Bodybillding dhe në këtë intervistë, tregon për lexuesit e “Intervistës” avantazhet dhe disavantazhet e të qenit një vajzë muskuloze. Gjithashtu, Dorina ndan me ne edhe pjesë nga jeta e saj, si raporti me meshkujt, se sa problem është të jesh “e fortë” në një lidhje, si dhe detaje rreth përfaqësimit të Shqipërisë në Botërorin 2014 për femrat bodybillding, që do të zhvillohet së afërmi në Indi…

 

Arlis Alikaj: – Dorina, na trego diçka më shumë për veten…

Advertisement

Dorina Mema: – Kam qenë gjithmonë një njeri i disiplinuar, një nxënëse me mesatare 10 dhe aktive çdo ditë në sport. Kjo e dyta ishte më shumë pasojë e dëshirës për të patur një trup të shëndetshëm dhe elegant, pasi lidhej me pasionin që kisha për modën, që në vitet 2000.

– Si nise të merreshe me bodybillding?

Kisha në plan të rrisja masën muskulare kur të kaloja të 30-at, pasi muskulatura është sekreti i elegancës në moshë mature. Në këtë moment, më erdhi edhe ideja nga trajneri im Orkez Prushi dhe nënkampioni ynë Dritan Lleshi, që të merrja pjesë në kompeticionin europian të bodybilldingut…

– Ku u rendite e treta… komplimente! Çfarë cilësish të tuat, ta dhanë këtë çmim?

– Prioritet në çmim më dha sipas komenteve që kam dëgjuar pas kuintave: Bukuria femërore, buzëqeshja që e kisha tërë kohës dhe muskujt më të bukur abdominalë të kompeticionit, sipas tyre.

– Femra ka një imazh të brishtë e delikat… Çfarë mund ta shtyjë atë të “hyjë në fushën e burrave”?

– Unë e mora me të qeshur këtë pjesëmarrje, pa lënë pas dore stërvitjen, kuptohet, kurse trajnerët kishin shume besim tek unë dhe patën të drejtë…

– Me çfarë po merresh tani?

– Tani po merrem me Botërorin e këtij sporti, që zhvillohet në Indi. Më janë mbivendosur pak programet e ditës për shkak të programit të fitnesit që kam çdo mëngjes në A1 Report, megjithatë po punoj shumë që Shqipëria të ndjehet krenare për mua në këtë Botëror. Po bëhem gati të rishfaqem ashtu siç dua, në lartësinë e divave botërorë në botën e fitnesit, për të mos zhgënjyer edhe fansat e mi që janë të shumtë.

– Si të kanë pritur ata?

– Jam pritur shumë mirë nga masa e sidomos nga djemtë. Jam motivim për shumë djem që më pyesin dhe punojnë sidomos muskujt abdominalë, me programin tim. Falënderoj nëpërmjet kësaj interviste, përveç shqiptarëve të Shqipërisë, edhe rininë në Kosovë, ku kam shumë fansa.

– Ti, si je, në jetën tënde të përditshme? Po aq e brishtë e delikate sa çdo femër tjetër pa muskuj?

Brishtësia nuk ka ekzistuar ndonjëherë tek unë sepse në këtë jetë, duke i realizuar vetë gjërat, e kam gjetur veten edhe si djalë. Jam njeri pa ndrojtje dhe që s’më ndal asgjë. Kur dua ta bëj diçka, i shkoj deri në fund. Kjo tregon që nuk jam e brishtë, por kam karakter luftarak.

– Përveçse merresh me stërvitje, çfarë bën gjatë ditës?

– Jam nga ata njerëz që gjithë ditën jam e zënë me punë, madje edhe bukën e ha në këmbë. Jam gjithmonë në ikje. Që fëmijë e kam pasur këtë lloj energjie dhe vullneti.

– A ke dëshiruar ndonjëherë të rrahësh keq një mashkull që të ka lënduar?

S’kam goditur asnjëherë njerëz dhe nuk kam ndërmend ta bëj. Përsa i përket mashkullit, nuk dashur kurrë të rrah një mashkull sepse do kish qenë përkushtim i dyfishtë për të. Jam më tepër diplomate sesa me muskuj, kështu që luaj me psikologji kur më mërzisin, edhe pse rrethohem nga njerëz që më falin vetëm buzëqeshje. Jam me fat dhe e them shpesh këtë. E falënderoj Zotin çdo mëngjes që më ka krijuar kaq të fortë e me zemër të bardhë.

– Ti je themeluese e Albania Fitness Model. Ka zgjuar kjo shoqatë interesin e femrave?

– Mendoj që edhe këtë eksperiencë t’ua mësoj femrave duke i ndihmuar me çdo informacion që ato duan. Solla këtë sport të çuditshëm në Shqipëri sepse ky sport sjell shumë të mira të tjera, eleminimin e alkoolit dhe cigares, ushqimin bio, kujdesin ndaj sëmundjeve, mbipeshës, energji dhe një orë krejt pa stres. Duke mbushur edhe ditën me aktivitet sportiv, të rinjtë nuk do të mbushin kafenetë e klabet. Ky sport nuk ka asnjë anë negative, veç vullnetit ekstrem që kërkon.

– Në Shqipëri ka shumë tabu… dhe besoj se ti ke thyer një ndër to. Cili ka qenë reagimi më i çuditshëm që ke hasur në këtë aspekt?

– Kam thyer një tabu… Prisja më shumë kritika, por kam marrë duartrokitje edhe sepse e kam ruajtur feminilitetin. Kur më shikojnë live, më thonë që nuk dukem muskuloze. Unë di të ndaloj e ta mbush trupin me ujë aq sa duhet, di të kthehem në normalitet, pra, të mbuloj masën muskulare, ndonjëherë pa shtuar në peshë, në mënyrë që të përdor të njëjtën garderobë. Ky quhet profesionalizëm i fitnesit.

– Ti je femra e parë bodybillding në Shqipëri apo femra e parë shqiptare që ka marrë medalje në këtë sport?

Ka edhe femra që stërviten, nga ato që jetojnë jashtë dhe konkurrojnë, por nga ato që kanë konkurruar dhe janë stërvitur në Shqipëri mes kritikave të para dhe paragjykimeve, jam e para. Po të mos e thyeja unë këtë tabu, ta siguroj që s’e bente njeri sepse kam të gërshetuara shumë faktorë. Vajzën e rrita, elegancën e shijova e po ashtu, gjithë rininë time. Jam e pavarur në jetë dhe ekonomi, e diplomuar dhe në marrëdhënie pune gjithë jetën, plus karakteri që s’e ndal as fjala, as pengesa e të tjerëve. Kështu e theva tabunë.

– Me thuaj pak avantazhet dhe disavantazhet që ka një femër me trup si yti…

– Avantazhet dhe disavantazhet e këtij trupi janë të shumtë. Avantazhet janë deri në infinit, sidomos kur ruan fytyrën, duke ju kujtuar që unë jam në përmasat e diva fitness. Pra, di të ndaloj pa kaluar në bodybuilding sepse s’më pëlqen disavantazhi i vetëm që është në jetën në çift…

– Çfarë do të thotë kjo?

– Ky sport me kaq shumë përkushtim në kohë, stërvitje, dietë e forma të dukshme, kërkon të çiftëzohesh me një person të së njëjtës kategori sepse për një njeri normal, ka shumë mospërputhje.

– A je paragjykuar ndonjëherë për trupin që ke?

– Po, jam paragjykuar për trupin dhe çuditërisht, paragjykimet kanë ardhur o nga njerëz obezë ziliqarë, o nga copa dhjami prej drakule që s’di si dalin para pasqyrës, ose nga ata që thonë si dhelpra “janë rrushtë e pabërë”… Njerëzit me trup të bukur që ia dinë mundin, djersën e sakrificën këtij sporti, më thonë vetëm fjalë të bardha dhe me ta, kam shkëmbime eksperiencash.

– Gjithashtu, keni edhe 1 fitness tuajin këtu në Tiranë. Çfarë e bën ndryshe nga fitneset e tjerë? Mos vallë një femër që vjen aty, mund të synojë edhe muskujt?!

– Kjo ishte e parafundit ëndërr e imja. Se çfarë e bën ndryshe, duhet të vini ta provoni… Hëm, e realizoj edhe këtë! (Qesh )

Momentalisht, drejton një emision sportiv dedikuar Botërorit 2014. Ke vendosur t’i “sfidosh” burrat në çdo aspekt?

– Nuk sfidoj burrat, por duke qenë se jam rritur nga im vëlla, një ish-futbollist, më pëlqen bota maskiliste; sportet e tyre, natyra e tyre, pa llafe e pa zili, thjesht “easy going”…

– Si mendon, pse në Shqipëri ka kaq pak dashamirës të këtij lloj sporti?

– Ka kaq pak sportdashës jo nga mosdëshira. Dëshira është e madhe sepse unë për shembull, marr mesazhe pafund e pyetje që tregojnë që ka dëshirë, por nuk është e lehtë, sepse problemi nuk është ta ndërtosh trupin; problemi është ta mbash.

– Si e sheh perspektivën e këtij lloj sporti në Shqipëri?

– Shumë të vështirë! Shqiptarët e anashkalojnë si një sport idhull që ngelet në revista të fitnesit ndërsa për tipin tim, është e thjeshtë fare: Çdo gjë që e dua, unë e realizoj!

– Ti ke një vajzë të vogël… A dëshiron që kur të rritet, edhe ajo të ndjekë ëndrrat e mamit të vet?

– Për vajzën time do ta doja patjetër. Do ta doja si një element shtesë të jetës së saj, të jetë e fortë fizikisht dhe me besim në çdo portë që hap. Më besoni, një trup i mirë ta jep këtë, edhe pse parësore për vajzën do jenë ëndrrat që ka vetë ajo. (Buzëqesh)

– Si mund të krijohet një trup si ky? Çfarë nevojitet?

– Për të krijuar një trup si ky duhet… të luash shah me trupin. Duhet sakrificë në kohë, në dhimbje, në durim, në ushqim. Duhet të eleminosh argëtimet në festat ku serviret alkool dhe duhet edhe personi i duhur që të udhëheq. Ky trup nuk bëhet kurrë vetëm, kërkon bazën ushqimore të studiuar sipas gjakut, kilogramëve që ke dhe programin përkatës stërvitor sipas periudhave të caktuara.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mos është homoseksuale gruaja ime?!

Next Post

Një koreografe me 4 ambasadorë bukurie në Bullgari

Advertisement