Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Vajzat kerkojne djem...
Majlajdo Gala: Kam lindur në pistë kërcimi…
Lexo Mesazhe...

Majlajdo Gala: Kam lindur në pistë kërcimi…

Ka lindur në Korçë dhe është vetëm 22 vjeç, por e ka nisur mirë karrierën e tij, fillimisht si balerin në “Dancing Vvith the Stars” dhe së fundi, si fitues i çmimit të parë te “Beteja koreografike” në TV Klan, duke u shndërruar kështu në koreograf i “E diela Shqiptare”. Majlajdo na tregon për veten, këtë herë, jo me kërcim, por me këtë intervistë të dhënë për ne, fill pas fitores…

Besarta Luga: – Përshëndetje Majlajdo! Ti, tashmë je fituesi i kompeticionit koreografik tek “E diela shqiptare”. Si është ndjesia e fituesit pas një gare kaq të gjatë?
Majlajdo Gala: – Përshëndetje! Është një ndjesi shumë e bukur; një kënaqësi që të lë pa fjalë. Ishte një garë e gjatë, e vështirë, e bukur, me emocione, por e papërsëritshme.
– Sigurisht që ti ishe një ndër pretendentët më të fortë për çmimin… A mendon edhe ti kështu?
– Përderisa shkova deri në finale dhe fitova, sigurisht që isha një konkurrent i fortë.
– Sa i sigurtë ishe për fitoren dhe kujt ia kushton atë?
– Asnjëherë nuk duhet të jesh i sigurtë, derisa të fitosh. Unë kisha siguri në vetvete për atë punë që bëja, por realisht, nuk e dija si do të përfundonte. Fitoren time ia kushtoj punës, lodhjes dhe përkushtimit maksimal për këtë garë. Familja është më e shtrenjta dhe për ata është fitorja, por edhe për balerinët, që kanë qenë pjesë e punës dhe e fitores sime.
– Si u gjende në pistën e kërcimit?
– Mendoj se kam lindur në pistë kërcimi, në sallë baleti dhe në skena të mëdha…
– Cila është fija më e fortë që të lidh me artin?
– Në fakt, jeta ime është e lidhur ngushtë me profesionin. E dashuroj dhe nuk vë asgjë përpara profesionit sepse e di që nuk do të më lërë asnjëherë në baltë. Unë nuk kam asnjë të afërm që ka lidhje me baletin dhe as me artin. Jam marrë me gjimnastikë dhe zysha e gjimnastikës pa talentin tim për balet e mendoi që të konkuroja në Shkollën e Baletit ku fitova dhe e ndoqa për 8 vjet rresht. Kështu, u diplomova për balerin.
– Të kemi parë edhe duke kënduar… Si do ta vlerësoje veten si këngëtar?
– Në fakt, ishte një eksperiencë me qëllimin për të bërë një performancë gjigande.
– Sot, të vjen mirë apo keq kur ta kujtojnë? Je i kënaqur me atë paraqitje?
– Në fakt, nuk më vjen as mirë, as keq. Shumë pak vetë e dinë arsyen se pse e realizova këngën, por edhe ajo është një eksperiencë e bukur dhe më pëlqen.
– Cila tjetër fushë e artit ka përbërë njëkohësisht joshje për ty, të ka tërhequr dhe e ke provuar?
– Më pëlqen shumë aktrimi, por nuk e di nëse do t’ia dilja si me baletin ose koreografinë. Kjo është fusha ku lundroj sepse në fusha të tjera, mendoj se do të mbytesha…
– Në cilin zhanër kërcimi ndihesh si peshku në ujë?
– Unë kam studiuar balet klasik, por baletin modern e dua shumë! Mundohem të kem baza nga të gjitha zhanret dhe të punoj mbi to. Nuk mund të veçoj; ndihem mirë në të gjitha. Jam një peshk që kudo ku lundroj, bëj not shumë të bukur. (Buzëqesh)
– Emri yt është shumë i veçantë, por edhe mbiemri gjithashtu. Duket më shumë një emër arti…
– Unë mendoj se çdo njeri e ka të shkruar fatin e tij… Edhe unë kam një emër dhe mbiemër vërtet të veçantë. Më kanë pyetur edhe të tjerë nëse këtë e kam emër arti dhe jam çuditur; duhet të tregoj gjithmonë kartën e identitetit! (Qesh) Emrin ma ka vënë motra ime e madhe, Sonila e cila është mbështetje shumë e madhe për mua. Ajo zgjedh gjithmonë më të mirën për mua. Duhet ta paguaj në fakt, si menaxhere! (Qesh) Mbiemri është Gala si Grand Galá ose Mbrëmje Galá. Nuk di si ta përshkruaj, por jam me fat që kam këtë emër që nuk e ka askush dhe këtë mbiemër, që tregon madhështi.
– Nëse s’do të ishe bërë balerin, çfarë mendon se do të ishe sot?
– Nëse s’do të isha bërë balerin, nuk e di dhe as që e kam menduar. Vërtet nuk ka ndonjë profesion që do të doja të bëhesha, përveçse balerin dhe koreograf.
– Ti je ende shumë i ri, por emri yt tashmë është mjaft i dëgjuar… Më thuaj, fati është ai që nevojitet për të bërë përpara?
– Eksperiencat televizive bëjnë një publicitet shumë të madh dhe unë, nga Dancing VVith the Stars direkt vazhdova në betejën koreografike dhe isha non stop në TV. Unë mendoj se puna vlerëson gjithçka dhe s’të lë në baltë. Fati të thotë: “Do ta realizosh këtë gjë!”. Pastaj, mendoj se je ti ai që thua “Po” ose “Jo”.
– Çfarë synimesh i ke vënë vetes në vazhdim?
– Synimet janë të shumta… Tashmë më pret një punë kolosale tek “E diela shqiptare” dhe sigurisht që s’duhet të zhgënjej askënd. Duhet të tregoj që unë vlej për të qenë atje dhe për të punuar me një shou men artist si Ardit Gjebrea.

Majlajdo dhe “E diela shqiptare”
¬- Majlajdo, na trego prapaskenën më të lezetshme gjatë konkurrimit tek “E diela Shqiptare”…
– Prapaskena kishte aq shumë sa nuk kujtohen, por përveçse jemi lodhur, edhe jemi kënaqur. Provat e gjata e batutat që bënim me njëri-tjetrin ishin shumë për të qeshur…
– Po më e sikletshmja?
– Me siklet ka qenë kur mendova që do të skualifikohesha. Ajo ka qenë një puntatë për të mos u humbur dhe do të mbahet mend.
– Cili ishte rivali yt më i fortë?
– Konkurrentë të fortë ishin të gjithë, si Ilda me Endrin, Romina, Dope Skillz, Glodiani e Jonida, ama jo për mendjemadhësi, por nuk kisha askënd konkurrent, domethënë, nuk e ndjeja këtë gjë…
– Komenteve të cilit prej anëtarëve të jurisë ia kishe më shumë frikën?
– Komentet më pëlqenin sepse gjithmonë kisha edhe unë diçka për të thënë dhe kjo ishte zbavitëse.
– Cili prej tyre u tregua më i mirë me ty?
– Mendoj më i miri është treguar Gerdi, por edhe Inisi. Zysha (Kozeta) s’do të doja të tregohej e mirë sepse nga ajo po mësoj dhe doja të ishte veç kritike me mua. Më kanë pëlqyer komentet e tyre…
– Të shoqëronte e dashura në puntatat e konkurrimit?
– Kush tha që kam të dashur? (Qesh) Jam singëll, edhe pse mund të mos e besoni. Kam kohë që jam singëll sepse i jam përkushtuar profesionit. Ka kohë për të dashur… Tani, përveç profesionit, s’dua askënd, në të vërtetë.
– Cila do të ishte partnerja jote ideale… në kërcim?
– Nuk kam dikë të preferuar, por kryesorja që do të doja të kishte është që të ishte profesioniste e vërtetë.
– Po skena ideale, ku do të doje të kërceje një ditë?
– Skena ideale… Ajo ku do të realizoja recitalet e mia; ajo do ishte skena e shumadhuruar!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kerkojne djem...

Next Post

Lexo Mesazhe...

Advertisement