Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

E di që ekziston edhe: Dieta e akullores?

Le të ngrejë dorën ai ose ajo që nuk i pëlqen akullorja, që nuk shkrihet para saj si… akullorja në diell. Me një fjalë, akullorja është një tundim i parezistueshëm (bekuar qoftë ai që e shpiku!) dhe freskues, në këto ditë të nxehta vere. Por, si ta bësh të heshtë atë zërin e vogël, të brendshëm, që të bën të ndjehesh në faj sa herë që e konsumon? Për këtë arsye, unë i bëra vetes pyetjen: A është e mundur të mbash dietë duke ngrënë akullore? Pas disa kërkimesh në internet, zbulova që ishte e mundur; gjithçka varet nga sasitë që konsumon. Dieta e mëposhtme të jep afro 1200-1300 kalori në ditë dhe çdo ditë parashikon të hash një akullore të ndryshme, në çdo moment të ditës që do të zgjedhësh. Sigurisht, çdo akullore ka vlerat e veta ushqimore, që janë mbajtur parasysh në hartimin e menusë së përditshme, që të jemi të sigurtë se marrim dozën e duhur të proteinave, yndyrnave dhe sheqerit, pa e tepruar me kalori dhe pa çekuilibër në të ushqyer.

 

TË HËNËN

Advertisement

Akullorja e ditës: Akullore me biskotë (75g)

Mëngjesi

– qumësht (200 ml) me kafe elbi

– 30 gramëamë drithëra të ndryshme

Dreka

– Biftek mishi pa dhjamë në zgarë (160g)

– spinaq në avull, shërbyer me limon dhe 1 lugë vaj

– 2 crackers

– 2 kajsi

Darka

– sallatë me oriz (një racion mesatar)

– karota të freskëta, të prera si shkopinj (200 gramë), shërbyer me salcë kosi me pak yndyrë, uthull molle, kripë e piper.

 

TË MARTËN

Akullorja e ditës: sorbetto (akullore me lëng frutash) me limon (80 gramë)

Mëngjesi

– kos pa yndyrë me copa frutash (100 gramë)

– Musli (përzierje drithërash) (30 gramë)

Dreka

– Sallatë kapreze (125 gramë mocarela, domate, 1 lugë vaj)

– 50 gramë bukë integrale

Darka

– peshk shpatë në zgarë (200 gramë)

– perime të zgarës

– feta ananasi (200 gramë)

 

TË MËRKURËN

Akullorja e ditës: akullore tradicionale me kaush (75 gramë)

Mëngjesi

– Një gotë me lëng portokalli apo grejpfruti të shtrydhur

– Bukë e thekur, e lyer me pak mjaltë

Dreka

– Sallatë greke (me 50 gramë djathë të bardhë)

– Sallatë jeshile me domate, ullinj, misër, një vezë të zier dhe një lugë vaj

– fruta të ndryshme (150 gramë)

Darka

– Gjoks pule me limon (160 gramë)

– bukë integrale (50 gramë)

– një frut

 

TË ENJTEN

Akullorja e ditës: Një top akulloreje me kakao

Mëngjesi

– 150 gramë qumësht i skremuar dhe kafe

– 30 gramë biskota integrale

Dreka

– 60 gramë oriz me bizele

– 150 mish në zgarë, të shoqëruar me angjinare të ziera, të shërbyera me limon dhe një lugë vaj

Darka

– Supë me perime

– sallatë me fasule, domate, 1 vezë të zier dhe 60 gramë ton konservë

– 30 gramë bukë integrale

 

TË PREMTEN

Akullorja e ditës: Sorbet me mente, ose fruta (75 gramë)

Mëngjesi

– një gotë me lëng të shtrydhur portokalli apo grejpfruti

– 30 gramë bukë me një copë proshutë pa dhjamë sipër

Dreka

– 100 gramë makarona me pesto

– asparagë të furrës (220 gramë) me djathë pa shumë yndyrë

– sallatë frutash

Darka

– Një supë-krem asparagësh

– 200 gramë spinaq i zier, me 100 gramë karkalecë, pak parmixhiano dhe një lugë vaj

 

TË SHTUNËN

Akullorja e ditës: një top akullore artizanale, me shije krem karameli

Mëngjesi

– çaj me limon

– dy feta buke të thekur me dy lugë marmalatë

Drekë

70 gramë oriz me 100 gramë kërpudha

– 150 gramë sallatë mikse me 80 gramë salmon dhe një lugë vaj

Darkë

– 150 gramë salmon në zgarë shoqëruar me perime të zgarës

– 150 gramë ananas

 

TË DIELËN

Akullorja e ditës: Një parfe (70 gramë)

Mëngjesi

– boronica apo ndonjë frut pylli me 150 gramë kos, me ëmbëlsues

– 30 gramë bukë të thekur

Dreka

– 100 gramë proshutë pa dhjamë me sallatë dhe 30 gramë parmixhiano, shërbyer me uthull balsamike dhe një lugë vaj ulliri

– 30 gramë bukë integrale

– sallatë frutash

Darka

– 180 gramë peshk i zgarës

– 150 sallatë mikse, shërbyer me një lugë vaj

– 30 gramë bukë integrale

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kida dhe MC Kresha

Next Post

Eva e klipit, “Unë e kom”: Jam vetvetja!

Advertisement