Nganjëherë seksi është i paparashikueshëm dhe atëhere gjendesh përballë disa surprizave të pakëndshme, të cilat të bëjnë të ndjehesh në siklet para tjetrit.
Atmosfera është ajo e duhura, ju ndjeheni pranë njëri-tjetrit. Nuk mbetet veçse të përfundoni në shtrat, gjë që e dëshironi të dy. Pikërisht në këtë moment, dalin në pah një palë të brendshme bokser, me një stampim qenushësh, gjë që prish gjithë atmosferën… Nuk mbetet gjë tjetër veçse të shohësh televizor, aq më tepër që pauza e reklamave sapo ka përfunduar dhe po shfaqet seriali juaj i preferuar. Të gjithë i kemi provuar të paktën në një rast këto momente, që nga të brendshmet “jo të duhura”, deri te mungesa e depilimit. Po juve, çfarë ju ka ndodhur?
1. Të brendshmet që keni, janë të tmerrshme
Kështu i fusni në çantë dhe bëni sikur jeni nga ato gratë që nuk veshin kurrë të brendshme. Nga seriali: Vajza të mira në rrugë dhe pantera të shfrenuara në shtrat.
2. Kuptoni se keni harruar të depiloheni…
Kishit projekte të mëdha për këtë mbrëmje, por mungesa e depilimit ju bën të dyshoni nëse duhet të vazhdoni me planin që kishit bërë ndërmend të ndiqnit.
3. …por, nga ana tjetër, ai është depiluar.
Një pyetje e vetme: Pse?
4. Gjuha e ndyrë ju bllokon
Në fakt, nuk dini si t’i përgjigjeni pyetjes: “Çfarë do që të të bëj?”
5. Ju kap dëshira, por janë reklamat…
…dhe që të dy nuk doni të humbisni programin që po shihni. Keni 5 minuta kohë, përdorini ashtu si duhet!
6. Do të donit të kishit lidhur flokët
Në rregull, flokët e shpupuritur në shtrat janë seksi, por meqë bën shumë nxehtë dhe jeni duke djersitur, ajo për të cilën keni nevojë tani është të lidhni flokët.
7. Ai ka veshur një palë boksera me qenushë
Bëjeni fytyrën sikur kjo nuk ju bën përshtypje dhe vazhdoni me “programin”, pa i hedhur sytë kurrë poshtë.
8. Keni publik
Që në rastin në fjalë, është qeni i tij (jo ai që kishte mbi bokser), që po ju fikson me sy dhe po nxjerr jargë nga goja, si një adoleshent në një koncert të grupit One Direction. Çfarë ka për të parë, xhanëm?
9. Ju zë ngërçi
Përsërisni me vete: “Nuk më dhemb asgjë, nuk më dhemb asgjë”…
10. Dikujt i kanë shpëtuar gazrat dhe, mund të kesh qenë edhe ti.
Askush nuk do të pranojë se e ka bërë, kështu që rënkoni për të kompensuar sikletin. Pastaj, në një moment të dytë, mund t’ia hidhni fajin qenit.
11. Ai nuk arrin të të kënaqë
Dhe tani, vazhdon me këmbëngulje, ndërkohë që ju bëni sikur ju pëlqeu.
12. Fjala “delikatesë” nuk bën pjesë në fjalorin e tij
Me fjalë të tjera, kur duhet të shqyeni ndonjë derë, e dini kujt t’i drejtoheni.
13. Do ishte mirë të kishit vajtur në banjo më parë
Sepse nuk është aspak seksi të ndalosh në mes të seksit për të vajtur në banjo. Përveçse nëse është edhe ai në banjo…
14. Me sa duket, gjinjtë tuaj nuk janë të ngjitura me trupin.
Në sensin që, me mënyrën se si ai po i sheh dhe shtrydh, ajo që do vërtet të bëjë është t’i çojë në dhomën tjetër, për t’i njohur më mirë.
15. Shoku me të cilin ndan apartamentin, sapo është kthyer në shtëpi.
Qëndroni e përqendruar dhe shpresoni që dhomat kanë izolim të mirë ndaj zhurmave. Pastaj, mendoni më të keqen; mund të kishin qenë edhe prindërit e tij!
Blerta