Rati vjen nën petkun e veshjeve tradicionale për të prezantuar një këngë me motive popullore. Dihet që këngëtari ia thotë bukur këngëve popullore, madje është këngëtari i brezit të ri që më së shumti pëlqehet për interpretim live. Këngëtari i mirënjohur Rati është rikthyer sërish dhe këtë herë shumë më ndryshe se zakonisht. Ai, sapo ka publikuar bashkëpunimin me Mehdi Zenën. Kënga mban titullin “Kam shtëpinë te pusi që lahet vetë”.

Këngëtari këtë projekt e ka paralajmëruar në llogaritë e tij në rrjete sociale javë më parë dhe tashmë kënga është lansuar oër publikun e gjërë. Rati këtë radhë i ka bashkuar forcat me një nga zërat më të mirënjohur të këngës së mirëfilltë popullore, këngëtarin Mehdi Zena. Gjithashtu aty është edhe babai dhe djali i Ratit, orkestruesi Agron Avdiaj, me të cilin Rati ka bashkëpunim të gjatë dhe shokë të tjerë të tij.

Xhirimet janë realizuar nga Endi Hoxha.

https://youtu.be/YrEfspFuH2g

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *