Përshëndetje e dashur psikologe, unë jam një vajzë 17 vjeçe, në vitin e dytë, gjithmonë kam qenë dhe jam nxënëse e shkëlqyeshme por duke filluar që nga klasa e nëntë ka filluar të më shfaqet një frikë të të  folurit ose të shpjeguarit të gjerave, domethënë më merret fryma kur filloj e flas apo shpjegoj diçka.  Kam filluar mos jem shumë aktive në shkollë dhe kjo gjë më shqetëson shumë. Po ashtu nuk kam shumë shokë edhe shoqe, sepse jam  mbyllur ne vetvete dhe në njëfarë mënyre i largoj njerëzit sepse kam hall se mos nuk më kuptojnë kur flas. Unë këto probleme i kam përshembull kur kam për të shpjeguar  diçka të gjatë dhe kur gjithë  vëmendja është tek unë. A mund të më ndihmosh të lutem, sepse e kam shumë problem që ndihem kështu. Të përshëndes e dashur psikologe dhe shumë faleminderit!

 Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:-Përshëndetje e dashur. Të falenderoj që na ke shkruar dhe për besimin që tregon. Kur i referohesh vështirësisë që ke, besoj se e ke fjalën për fobinë sociale. Megjithatë, për hir të së vërtetës unë nuk do doja në asnjë moment që të vendosnim etiketime emërtimesh dhe diagnozash, pasi jo vetëm që nuk kam informacion të plotë për të thënë se ti ke fobi sociale, por gjithashtu sepse nuk më duket etike, pasi proçesi i diagnozës kalon nëpër disa hapa e biseda me profesionistin përkatës, kështu që nuk mund të dalim aty për aty në këto përfundime. Duke u përqendruar tek kjo që ti thua, duket se është fjala për ndjenja ankthi, sikleti dhe stresi të cilat shfaqen në çastin e përformimit të veprimeve të ndryshme në prani të personave të tjerë; gjë që ti e ke vënë re më shumë në shkollë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *