Anila Çela është biondja simpatike e cila hyri në zemrat e teleshikuesve shqiptarë nëpërmjet ekranit të Vizion+. Me “Vizioni i Pasdites”, ajo arriti të përçojë në mendjet e publikut shumë gjëra, por perceptuar dhe paraqitur në një mënyrë ndryshe, më të bukur dhe më të sinqertë. Me thjeshtësinë më të madhe që rrallë karakterizon një personazh publik, Çela ka ndarë me lexuesit e gazetës “Intervista” përshtypjet e saj mbi profesionin që ka, fillimet e karrierës dhe planet për të ardhmen, si dhe vlerën që ajo i ka vendosur atyre që posedon në jetë.

 

Klajd Heta:- Anila, portreti yt është fiksuar mirë në mendjen e teleshikuesve që të kanë ndjekur vitet e fundit në televizion. Ti vetë, cilat mendon se janë kriteret që i duhen një figure të ekranit?

Anila Çela:- Nëse jam fiksuar mendoj se kjo më së shumti është bërë për shkak të kohës së gjatë tashmë prezente në ekran, gjithnjë me emisione të përditshme. Jo se kam ndonjë meritë të veçantë! Nëse kam qenë rezistente për kaq kohë, mendoj se përkushtimi dhe korrektësia në atë që bëj janë pikat e mia më të forta. Shpesh, ekrani ka punë të padukshme, por që me kohën e tregon. Nuk besoj se jam unë që vendos kritere, pasi kohët kanë treguar që edhe kriteret janë transformuar. Në ditët e sotme shpesh tregohet që buzët, vithet apo qerpikët false vlejnë më shumë se ajo që nxjerr nga goja.

– Çfarë mundohesh t’iu përcjellësh familjeve shqiptare në secilën puntatë të “Vizioni i Pasdites?

– Mundohem të jem njësh me ta. Përpiqem që temat dhe bisedat të jene sa më të thjeshta e të kuptueshme. Shpesh u them edhe të ftuarve të flasin me gjuhë të perceptueshme, pasi duhet të kemi parasysh që audienca na ndjek nga çdo cep i Shqipërisë, dhe në fund të fundit puna jonë për ta bëhet.

– Gjatë këtyre viteve kuptove që i duhesh ekranit, apo je ti që nuk rri dot pa këtë të fundit?

– Sigurisht që ekrani pa mua s’do të kishte kuptim (qesh)  Ekrani pa mua ka ekzistuar e do të ekzistojë me magjinë e tij. Askush nuk është i pazëvendësueshëm, as unë. Jam unë që e dua këtë që bëj dhe është ekrani që më mungon mua më së shumti.

– Nëse do të të vinte një ofertë për të qenë edhe spikere e edicioneve informative në Vizion+, do të pranoje?

– Vite më parë kur isha në fillimet e mia, mendoja se në të ardhmen do bëja spikeren e lajmeve. Por kur më është propozuar të provoj si spikere e edicioneve informative (jo në ekranin ku punoj), nuk e pashë si daljen time më të mirë. Mendoj se lajmi është shumë statik dhe kërkon një pjekuri më të madhe. Ndër të tjera, pas kaq vitesh në këto lloje formatesh që drejtoj për publikun, nuk e di si do të ishte po të më shihte e dëgjonte duke moderuar lajme.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *