Dje në mbrëmje pata kënaqësinë të takohem me shokun tim të ideleve atdhetare Xhemil Zeqirin nga i cili mora librin e sapo botuar: “E VËRTETA BËN ARMIQ”. Botues: Thesari. Sharr, 2017. Redaktor: Mr. Gëzim Mekuli, recensentë: Gjirokastriti, Gjeneral Dilaver Goxhaj dhe Andrim Zeqiri.
Ky libër publicistik ngërthen në vete materiale të rëndësishme politike dhe historike. Libri përbëhet nga 6 pjesë:
-Intervista.
-Reagime.
-Shkrime të ndryshme.
-Letra, peticione dhe telegrame.
-Rreth figurës së Enver Hoxhës.
-Recenca.
Libri ka gjithsejt 400 faqe.
Ndihem shumë i knaqur që kam fatin ta pasuroj biblotekën time personale me këtë libër, që u shkruajt nga mendja e ndritur dhe dora e artë dhe penda shkëlqimtare e atdhetarit mërgimtar tetovari nga Trojet Shqiptare të Maqedonisë, Xhemil Zeqiri, të cilin liber do ta ruaj me kujdes si gjith librat tjerë të këtij autori. Uroj që ky libër të pasuroj edhe vitrinat e lexuesve të vëmendshem, sepse ky libër është me vlera të mëdha politike dhe historike. Pasi ta kem lexuar librin do të përpiqem të bëjë një vështrim libri të autorit Xhemil Zeqiri, të cilit i uroj shëndet dhe suksese në të gjitha fushat e jetës.

Me respekt të veçantë:
Nga: Avdi Ibrahimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *